BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Opinion / Editorial

Komandanti u priu shokëve në luftë drejt fitores, ata e drejtuan drejt... “gijotinës”!

Komandanti u priu shokëve në luftë drejt fitores, ata e drejtuan

...Nuk e drejtuan drejt vdekjes, kundërshtarët e regjimit që i luftoi me aq vendosmëri dhe që e dënuan me 101 vite burgim si pjesmarrës në kryengritjen e Fierit, me burgim të përjetshëm si kryetar komune në Vrakë të Shkodrës, e në Muhur të Dibrës, e në qelitë e errëta në Tunjë të Gramshit, e drejtuan shokët e tij, me të cilët luftoi e i drejtoi drejt fitores mbi pushtuesin. “Damka” që iu vihet drurëve për t’u prerë në të ardhmen, iu vu edhe Komandantit trim, Shaban Zereci, të të parës çetë të zonës së Korçës, qysh në Kongresin e Përmetit, për t’u “prerë” edhe ai si komandatët e tjerë të çetave të para në Shqipëri. “Perëndia në qiell, mund të tradhtojë veten, por kurrën e kurrës Shaban Zereci”, kështu u shpreh një nënë oparake kur mori vesh arrestimin e trimit Shaban Zereci. Por nuk ishte vetëm kjo nënë që shprehu habi, ishte habia që shprehnin të gjithë ata që e njohën në Gorë e Opar, në Gurin e Kamjes, në Leskovik e Kuqar të Përmetit, në Barmash të Kolonjës, në Devoll e Gramsh, kudo ku u dëgjua pushka e tij, kudo që u zbatua strategjia e tij luftarake si fitimtar i çdo beteje... Në këtë shkrim, nuk do të zgjatem në aksionet e njëpasnjëshme të cetës së Parë në Zonën e Korçës asaj të Gorë Oparit me Komandant Shaban Zerecin, por shkurtimisht do të përmend aksionet e tij luftarake për tre vitet e Luftës Nacionalçlirimtare dhe më shumë se njëzet vitet e tij në luftë me kundërshtarët e regjimit, të cilat këto, ishin edhe “shpërblimi” që mori jo nga kundërshtarët e regjimit para çlirimit, por nga shokët e tij... Çeta e Gorë Oparit, ishte çeta e parë në zonën e Korçës dhe çeta e tretë në Shqipëri pas asaj të Pezës me Babë Myslymin dhe asaj të Mestan Ujanikut në Skrapar. Ishte fundi i vitit 1942 kur braktisi detyrën e Kryetarit të Komunës Kucakë, rrëmbeu nagantën dhe u nis fshat më fshat, për të mbledhur luftëtarë siç i “premtoi” kryexhandarit Filipp Toma... “Nuk kemi nevojë për agjitacion e propagandë, detyrën e kemi të qartë, iu drejtuan atij banorët e fshatit të vet Zerec, jemi të gatshëm të luftojmë”! Më 17 nëntor 1942, me djem nga Gora dhe Opari i Poshtëm, Shaban Zereci, krijoi çetën e tij, e cila në fillimet e saj kishte më shumë se 35 luftëtarë nga të dy krahinat dhe djem nga qyteti i Korçës... Këtij “orteku” që filloi të “rrokulliskej” me shpejtësi në fshatrat e Oparit të Poshtëm dhe ata të Gorës së sipërme, me po atë shpejtësi edhe zmadhohej në numër. Kudo i hapnin dyert, kudo ngjallte shpresa... “Provimi” i parë u dha me sukses në fshatin Strelcë, Komunën e Mocan ku u shporrën karabinierët dhe ushqimet e grumbulluara iu shpërndanë fshatarëve. Lajmi morri dhenë. Kuestura e Korçës, njoftonte qendrën në Tiranë: “Në fshatin Streklcë, një çetë rebelësh prej 200 vetë me Komandant Shaban Zerecin, ka hapur depot dhe 150 kv drith u a ka shpërndarë fshatarëve”! “Orteku” sa vinte e zmadhohej dhe “provimet” kaloheshin me sukses. “Provimi” i dytë ishte çlirimi i Voskopojës nga postat e shumta të xhandarmërisë dhe përpjekja tek Urra e Kovaçit në afërsi të fshatit ku 150 forca xhandarmërie të ardhura nga Korça dorëzuan armët. Krismat e kësaj çete, u bënë edhe më të fuqishme dhe jehona e tyre u dëgjua deri në Gramsh, mbasi u bashkuan edhe me çeta të tjera të Teki Kolanecit, Xume Protopapës, e Koci Brozdovecit, kur një pjesë e tyre u nis për në Snosëm të N/prefekturës Gramsh, për t’i ardhur në ndihmë çetës së Mokrës që kishte rrethuar postëkomandën fashiste. Forca të shumta fashiste vijnë nga Elbasani. Çeta e Shaban Zerecit me atë të Xume Protopapës i bëri pritë tek hani i Xhipe Shahinit. Taktika e ndjekur nga Shaban Zereci, bëri atë që forcat e batalionit fashist të dorëzoheshin. Fshati me histori të lashtë, Voskopoja, mbahej nga posta të shumta të xhandarmërisë. Më 14 Janar 1943, në Zvarisht e Dolan të Gorës u grumbulluan të gjitha njësitet e çetës së Gorë Oparit. Në krye të forcave të grumbulluara u vendosën Kapedanët Shaban Zereci dhe Teki Kolaneci dhe Komisarë Kristo Mushi dhe Kico Shamblli. E premte, 16 janar 1943 qysh në orët e para të mëngjesit rrugët e Voskopojës, u mbushën me partizanë, pa shkrepur asnjë pushkë sipas taktikës së ndjekur nga Kapedanët, që u morën vesh me Komandantin e milicisë, Patriotin Riza Kodheli”! Gëzimi, nuk zgjati shumë dhe sakaq vjen haberi: “Nga urra e Kovaçit, po vjen një tabor me italianë në drejtim të Voskopojës të komanduar nga një major italian dhe nëntogeri i milicisë Sali Piluri. Strategu Shaban Zereci menjëherë i ndau forcat në tre pjesë nga të dy krahët dhe në qendër ku qëndroi vetë. Beteja ishte e ashpër. Aksioni i Voskopojës, ishte “provimi” i tretë që përfundoi me sukses, një demonstrim i shkëlqyer i strategjisë luftarake, i mençurisë së strategëve Shaban Zerecin dhe Teki Kolaneci. Shkrimtari Fatmir Gjata, nga Rrosoveri i Oparit, shkruan gjatë në ditarin e tij për çetat e Gorë Oparit në përgjithësi e kapedanët Shaban Zerteci, Teki Kolaneci etj. në veçanti etj! Mes “provimeve” të shumta e të suksesshme nga ana e çetës ishte edhe ajo e Leskovikut rrëzë Malit të Melesinit “maja maja që e rrihte topi e mortaja” e armikut, ishin të shumta. Armiku humbi forca të shumta, çeta e Shaban Zerecit dhe e cetave të tjera përreth, shtoheshin. Çeta, tani numëronte mbi 100 luftëtarë... “Numri i luftëtarëve, i kalon, kufijtë e çetës, do ta quajmë batalion... Si mendoni ta quajmë?, iu drejtua komandanti. Kishte mendime të ndryshme. Të jap edhe unë një mendim? Ne, kemi çliruar shumicën e Zonës së Gorë Oparit. A nuk është më mirë ta quajmë “Çlirimi”? U dëgjua një “Bravo” që jehoi. Po Komandant? “Ai është i caktuar qysh në fillim”, buçiti zëri i luftëtarëve. Fundi i korrikut 1943, batalioni dërgon luftëtarët që do t’i bashkoheshin Brigadës Parë Sulmuese. 9 shtator 1943, bie heroikisht Skënder Caci. Batalionit i vihet emri i tij. Më 22 maj 1944 bashkë me shumë delegatë nga Korça, shkon edhe Komandanti Shaban Zereci në Kongresin e Përmetit. Ngrihet e diskuton në Kongres mbi eksperiencën e tij si Kapedan e Strateg i luftës. E midis tyre bëri edhe ndonjë vërejtje për gabimet gjatë luftës. “Shaban, iu drejtua drejtuesi i seancës: Këto gjëra diskutoi në parti, jo këtu në Sallën e Kongresit”! Kjo ishte “Damka” që iu vu këtij “druri” për t’u prerë! Iu dha grada Kapiten i Parë E megjithatë, kjo kritikë e udhëheqjes së lartë nuk e largoi nga balli i luftës si Komandant i batalionit. Në Tetor të vitit 1944 në Lozhan të Gorës krijohet Brigada e IV S. U hodh mendimi nga të gjithë që Shaban Zereci të ishte Komandant i Brigadës, por udhëheqja e lartë nuk e pranoi, siç nuk e pranoi as propozimin e banorëve të Zonës si përfaqësues në Kuvend. Çlirimi i Shqipërisë, e gjen në qytetin e Korçës. Në shkurt të vitit 1945, transferohet në Ministrinë e Brendshme Tiranë, por hijet e sigurimsave e ndiqnin këmba këmbës, hija e atyre që i kishte drejtuar në luftë dhe ata po e drejtonin drejt “gijotinës”! Muaji maj i vitit 1947, teksa kthehej nga zyra e tij, arritën njerëzit e Ministrisë së Brendshme dhe “në emër të popullit” i vendosin prangat... Ishte koha kur vendi rënkonte nga plagët e luftës që nuk ishin shëruar. Nuk kishin kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë nga dita e Çlirimit të vendit, kur Shaban Zereci kishte luftuar me trimëri si Komandant i Çetës, si Komandant i batalionit “Çlirimi”, më vonë i atij “Skënder Caci” edhe në radhët e Brigadës së IV-të Sulmuese. I përfytyronte të gjitha në qelitë e ftohta ku mbahej i mbyllur, që tani, ishin fshirë. Kishte ikur koha e trimave, kishte ardhur koha e “kasapëve” të sigurimit që njihnin vetëm torturat..Ky “dru” i fortë, nuk pritej, nuk tundej pavarësisht “damkës” që mbante... “Pa na folë për lidhjet që keni patur me “Grupin e Deputetëve” dhe me tradhtarët Islam Radovicka dhe Mestan Ujanaku. I pari ish-Komandant i Zonës së I-rë Operative dhe i dyti Komandant i Çetës së Dytë në Shqipëri. Përballë kolegëve të tij, “i pandehuri” qëndronte i patundur dhe hidhte poshtë me neveri c’do provokim..Nuk mundën sigurimsat ta kalonin në “frontin” e tyre duke i “shitur” e tradhtuar shokët. Më pas i erdhi radha familjes. U nda nga dy djemtë e mitur e bashkëshortja shtatzënë, nga vajza nëntëvjeçare dhe bashkë me dy “rrecka” që kishin në shtëpi i hodhën në makinë e i degdisën në fshat... I varur me kokë poshtë, duhej të pranonte ato që nuk i kishte bërë kurrë. Shtëpia e tij në fshatin Zerec, e djegur nga gjermanët, do të banonte në dy ashefet e mbetura nën tokë në kushte mizerje. Askush nuk donte të besonte që Shaban Zereci është arrestuar. “Mos e ngatërroni me ndonjë Shaban tjetër”, pyesnin ata dhe merrnin rrugën e gjatë për ta parë nga afër. Çudia ishte që Shaban Zereci, nuk u prit në fshat si tradhtar, por si fitimtar, si atëherë kur takonte partizanët e tij, fitimtarë në çdo betejë. U shkulën banorët nga të katër amët e zonës së Korçës, Gorë Oparit, Gramshi e Kolonja për të takuar Komandantin, luftëtarin trim, fitimtarin në beteja që e njohin dhe e deshën aq shumë. Pa i përfillur fare sytë e sigurimsave, e ndihmuan dhe i krijuan të gjitha kushtet Komandantit të tyre, çlirimtarit të tyre. Procesi hetimor kishte mbaruar kur ai i drejtohet gjyqit. Herë herë i thoshte vetes si me shaka: “Mos harroni Shaban Zereci se jeni “armik i popullit” dhe vetëm kjo mjafton të shkoni në litar apo para plumbit. Ti je mësuar me dënime. Herë si përkrahës i Fan Nolit, herë si kundërshtar i Monarkisë, herë si përkrahës i Luftës Nacionalçlirimtare, si udhëheqës i forcave partizane. Do të qëndroj si burrë sepse si burrë kam luftuar gjithmonë”! “I pandehuri Shaban Zereci, e pranoni akuzën”, i drejtohet Kryetari i trupit gjykues, akuza të thurura në zyrat e sigurimit. Gjithçka ishte fallco kur trupi gjykues merrte urdhra nga lart dhe aty për aty, jepet vendimi: “Dënoheni me 15 vjet burgim”! Mendja i shkonte tek gruaja dhe fëmijët. Mbas dy vjetësh burgim me dekret të veçantë lirohet nga burgu “shqiponja”, por me krahë të copëtuar që të mos fluturonte. Ishte vetëm 45 vjeç dhe kishte një pension qesharak për plagosjen në Fier. Çdo ditë do të ishte nën vëzhgimin e sigurimsave. I sëmuret rëndë e shoqja, por nuk pati mundësi ta çonte në spital. E viziton mjeku i dëgjuar Polena. “E keni sjellë me vonesë, Shaban, sëmundja ka përparuar shumë, nuk ka shpëtim”! As në fshatin e tij nuk e çoi trupin e bashkëshortes,, sepse nuk kishte mundësi. E varros atë në fshatin Turan, në afërsi të qytetit të Korçës. Nuk e mposhtën sigurimsat, as me tortura e as me shpifje. Vendosën të hakmerren me metodat e vjetra atë të hakmarrjes duke i bërë pritë, por “Caloja” i Zerecit ishte më i mençur nga hafijet e sigurimit. E ftuan në Tiranë që nuk e mori vesh askush qëllimin. Sapo piu kafen, ndjeu shijen e hidhur. Për fat, në lokal u ndodh doktor Shiroka miku i afërt prej kohësh. Doktori bëri të pamundurën për ta shpëtuar nga helmimi. Përsëri në Tiranë. Kush e thirri? Vrasja makabre tek Farmacia 10 në Tiranë, nga nipi i tij i futur nga sigurimi, i dha fund të gjitha hamendësive! Vrasësi u dënua me vdekje, por meqë ishte nga e njëjta familje e falën. Të vrisnin ditën e të qanin natën... Ky ishte “shpërblimi” i këtij luftëtari trim ashtu si sa e sa trimave të tjerë e megjithatë, ata mbeten trima dhe “minj” mbeten të pabesët, që duan të jetojnë vetëm me pisllëqe...