BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Komb-shteti shqiptar nuk mund të garantohet nga Bashkimi Evropian!

Komb-shteti shqiptar nuk mund të garantohet nga Bashkimi Evropian!

“Pjesa e I”

Debati i nisur prej kohësh, i shpeshtuar në verën e 2018-s e në vijim, në qarqet politike kombëtare e ndërkombëtare, i pasqyruar gjerësisht edhe në media, lidhur me konceptet; “ndarje”, “rregullime”, “përcaktim” apo edhe ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi, tashmë ka marrë vëmendjen e opinionit ballkanas dhe më gjerë.

Rrallë ndonjë çështje tjetër ka marrë të tilla përmasa dhe të ketë bilancin paraprak më shumë kundër e më pak pro. Pyetja madhore është: nëse po shkohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme, apo, dashur padashur, do të thellohet gjendja e “mollës së sherrit”? Pasi, jo më kot ka dalë fjala: “krushqitë me serbët, aq më shumë ato politike, nuk kanë qenë në të mirë të Kosovës”. Përmbajtja dhe toni boll zhurmëmadh i debatit, duket sikur po mbars një mal, po a do të pjellë ai më shumë se një mi?

Themi kështu sepse Beogradi vetëm pretendon e lakmon, duke shkelur mbi të vërtetat dhe të drejtat shqiptare, të cilat, po të mbrohen si duhet, nga ana jonë, do të refuzohen nga serbët. Po Presidenti Thaçi, ai i ka potencialet dhe kredecialet e duhura për të tilla çështje? Kemi të bëjmë me retorikë e lojë të inskenuar për ndarje, apo po i hyhet detit në këmbë?

Objekt i debatit, jo rastësisht është bërë mprehtësisht, edhe kauza e çështjes tonë kombëtare, apo, thënë më saktë, domosdoshmëria e krijimit edhe të komb-shtetit të vetëm shqiptar në Ballkan. Po hyjmë në këtë debat delikat e provokativ, me shprehjen e disa ideve e konsideratave, posaçërisht, për t’i tërhequr vëmendjen politikave tona zyrtare, rreth perspektivës së zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare, e cila mbetet madhore, parimore, por e ngrirë. Vetëm kjo kauzë nuk abandonohet, se siç vete gjuha ku dhemb dhëmbi, ashtu vetvetiu, rrahin edhe zemrat e punojnë mendjet shqiptare për çështjen kombëtare. Veç politikat tona zyrtare, lënë kaq shumë për të dëshiruar, deri të çoroditura në parim.

 

Së pari, nuk duhet ndonjë filozofi e madhe për të konkluduar se “Çështja shqiptare” në Ballkanin Perëndimor, e lindur si një proces i ndërprerjes dhunshëm të konjukturave historike, ka mbetur barrë në ndërgjegjen e vrarë të Europës dhe një njollë e fqinjëve, si padrejtësia më e madhe historike që na është bërë, copëzim i gjakosur i një organizmi të gjallë, i shoqëruar, pa ndërprerje, me sundim e shfrytëzim, aparteizëm e genocid të egër mu brenda vetë kontinentit plak. Jo rastësisht, nëpërmjet këtij debati, ka dalë dukshëm në pah edhe çështja e krijimit të komb-shtetit shqiptar në Ballkan, në veçanti, vënies në vijë të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë etj. Fatkeqësisht, politikanët shqiptarë shprehen si me druajtje, të rezervuar, pa atë forcë dhe këmbëngulje që na jep e vërteta dhe e drejta jonë e pakontestueshme për këtë problem kurcial. Kemi të bëjmë me një miopi e ngathtësi politike të institucionalizuar, me servilizëm e konformizëm, me naivitet, plogështi e disfatizëm, me rrëshqitje e pragmatizëm rreth përfitimeve imediate, aq sa Joshka Fisher, në kohën e vet u detyrua të bënte pyetjen: “Si është e mundur që shqiptarët të mos shohin se si erërat fryjnë për velat e tyre?”; një formulë figurative e diplomatike kjo, shumë e bukur, shumë e kuptueshme dhe domethënëse, nga e cila mund dhe duhej, medoemos, të ishin nxjerrë konkluzione strategjike. Është fjala që për zgjedhjen e orientimit më të drejtë e të saktë, për çdo problem të pjesshëm, politikëbërësit tanë duhet të mbajnë si strumbullar zgjidhjen e çështjes kombëtare, të kenë atë bosht të politikës së vet. Shkrimtari ynë, Kim Mehmeti, në një pikë na duket absolut: “Kjo botë nuk mbështetet mbi shtyllat e drejtësisë, por mbi ato të mençurisë, forcës dhe pasurisë. Askush nuk ta jep atë që nuk din ta marrësh”. Pala jonë e ka në anën e vet legjitimitetin historik, etnik, juridik dhe politik të çështjes. Ka sot dhe tagrin e premisat të jetë vetëm në pozita sulmuese e ofensive politiko-diplomatike; ka me vete normat dhe parimet më të shëndosha demokratike ndërkombëtare, parimin ndërkombëtar të së drejtës së popujve për vetëvendosje, të drejtën e rivendikimit të interesave kombëtare ndaj padrejtësive historike. Janë vetë proceset sociale, e vërteta dhe e drejta historike, që na japin forcën të insistojmë për Bashkimin tonë Kombëtar. Atë që demokracia na e ofron, ne, si të viktimizuar rëndë, pse, as nuk e kërkojmë, madje, as nuk e shqipërojmë zyrtarisht, hapur e më zë të lartë? Ja një temë serioze e politikologjisë shqiptare. Shoqëria civile, masa e madhe sovrane e zgjedhësve, do të priste prej mandatarëve të reagonin me integritet e dinjitet, t`u kujtonin homologëve të tyre kundërshtarë, të paktën, historinë e afërt, atë të këtij shekulli të Pavarësisë, të deklaronin maksimalen që na përket natyrshëm e ligjshëm; të ngrinin zërin deri në kupën e qiellit, të lakonin zyrtarisht ide të tilla, si, bie fjala: “E vërteta historike dhe e drejta kombëtare e shqiptarëve qëndrojnë si Everesti; herët ose vonë, kauza jonë do të triumfojë; nuk quhet plotësisht demokratike Evropa, me një komb të coptuar, që e gjakosin vazhdimisht dhe me disa zona shqiptare të pushtuara ushtarakisht e të kthyera në koloni mu në zemër të saj; mjaft më me trojet e Shqipërisë etnike (historike) e shqiptarët si plaçkë tregu, monedhë këmbimi, mollë sherri dhe epruvetë eksperimentesh! Është në të mirën e përgjithshme që ju, fqinjët tanë, t`i vini gishtin kokës, të mos e ngarkoni durimin e shqiptarëve, por të bëni kthesën 180 gradë” etj.

Kur nuk ndihet kjo frynë e ky ton; atëherë, edhe shqiptarit më të thjeshtë i lind pyetja “ku mbaron padija e marrëzia dhe nisin simptomat e tradhtisë?”Politikat tona zyrtare mbarë-shqiptare kanë marrë pamjen dhe reflekset ku mungon argumenti shkencor, atdhetaria dhe etika.

Autorët dhe aktorët politik-bërës aktual, edhe pse e kanë mandatin e prokurën e sovranit popull, qofshin forca qeverisëse apo në opozitë politike aktive, nuk e kërkojnë fare bashkimin tonë kombëtar, nuk e përmendin as teorikisht si proces e nevojë historike; e kanë lënë atë kauzë, si një relike, në arkivat e historisë, dhe, me pozën se po përqafojnë orientimet “moderne”. Këtyre personazheve, u është mbushur mendja se zgjidhja e çështjes tonë kombëtare është tretur tërësisht në proceset integruese euro-atlantike. Si e si t’i shmangen plotësisht nacionalizmit, sepse ai u bëka pengesë e gjeo-politikave. Janë bërë edhe disa mbledhje të përbashkëta qeverish Tiranë-Prishtinë, po me vendime e marrëveshje të druajtura, të rezervuara.

Së dyti, pikësynimi i debatit, i shprehur në terma të përgjithshme, është pozitiv e joshës: synohet të përmbyllet procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis të dy vendeve, t’u çelet atyre drita jeshile e perspektivës evropiane. Por qasjet paraprake janë të ndryshme: Vuçiç ka dalë me idenë e ndarjes fizike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve; Thaçi, me idenë e korrigjimit të kufijve, që nënkupton bashkimin e Republikës së Kosovës me komunat e Luginës së Preshevës, në këmbim të Veriut të saj. I pari udhëhiqet nga parimi i multietnicitetit të Republikës së Kosovës (cilësim që mbetet i diskutueshëm nëse i përshtatet për atë strukture etnike); i dyti i përmbahet idesë së ndarjes së popullsive sipas kriterit etnik (gjë që është e vështirë për t’u realizuar). Që këtu nis krisja. Pale se ç’spekulime e pazare të tjera mund të vijojnë më tej, deri në vijim, kur pritet intensifikimi i bisedimeve Prishtinë-Beograd në Bruksel, qoftë në nivel presidentësh e qoftë në nivele përfaqësish qeveritare. Ide e versione të tjera do të ofrohen në vijim nga palët negociuese, si nga ato të interesuarat drejtpërdrejt, ashtu dhe nga qendrat e rrymat e gjeopolitikave botërore. Në këto kushte: “Bisedime po, pazare jo!.- ky do të ishte deduksioni më i përgjithshëm për palën tonë. Ja pse krahas këtyre problemeve të pjesshme ku vërtitet ky debat, nuk mund të mos i japim atij dimensionin e çështjes kombëtare, por duhet medoemos ta shtrijmë e integrojmë edhe në problemin më madhor, konceptual dhe ekzistencial, atë të perspektivës së kombit tone. Kjo shtrirje bëhet edhe më imperative për faktin se nga vetë politikat zyrtare shqiptare është vënë në pikëpyetje, më saktë, është hequr nga rend i ditës aspirata shekullore shqiptare e krijimit edhe të kombit-shtet, sipas mendjes së tyre, qenka kapërcyer ky proces dhe “zgjidhja” duhet pritur vetëm nëpërmjet integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE (Një piruetë politike, që duhet vënë në shënjestër, shkencërisht e atdhetarisht).

Pala kundërshtare, jo rastësisht, ka kurdisur fobinë nga një “fantazmë”, të ashtuquajtur “Shqipëri e Madhe”, duke lëshuar edhe apel kundërveprues për ndalimin me çdo kusht të krijimit të saj. “Të merresh me të – gjykojnë disa prej tyre, - është e rrezikshme, si loja me zjarrin”. Ajo palë e parandjen rrjedhën objektive të proceseve shoqërore, trokitjen e krijimit të Shqipërisë etnike (historike), ndaj dhe i bën çdo parapritë të mundshme. Po thirrjet subjektive për të ndaluar të pashmangshmen e padëshiruar, kurrsesi nuk mund të pengojnë rrjedhën objektive të proceseve historike që të bëjë të vetën. Atëhere, pyetja kurciale që shtrohet rreth këtyre debateve delikate, është: “zgjidhjet me lëvizje kufijsh e territoresh, a do ti shërbejnë vërtetë, saktë e qëndrueshëm zhvillimeve pozitive, paqësore, stabilizuese e progresive, apo do të cënojnë e dëmtojnë interesat tona kombëtare?

Vijon….

Nga

Prof. Dr. Hulusi Hako

 

Av. Genc Llakaj