
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Kombi i kombëtares dhe kombi gjymtuar i pushteteve politike e gjinkallave antishqiptare!

Shkruar nga Nga Besi Bekteshi 12 Shtator 2023

Ku ka më komb të bashkuar ose më mirë të përbashkuar, se sa ai i Kombëtares së Futbollit Shqiptar! Po pra, të Kombëtares Shqiptare në Futboll! E para, me flamurin e kombit, e dyta me fanelën si flamuri i kombit. Me lojtarë nga kombi, nga Shqipëria, nga shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë dhe trevave shqiptare kudo nga Tirana nga Elbasani, nga Shkodra nga Shkupi nga Prishtina e nga të gjitha trevat shqiptare dhe ku ku jetojnë shqiptarë. Ku ka më komb se sa me shqiptarë musliman, katolikë dhe orthodoksë e bektashinj bashkë? Ku ka më komb se sa kaq? Që flasin një gjuhë dhe qajnë me këngën e një himni! Ku ka më mrekulli kombëtare se sa kaq. Ku ka tribuna më të bukura se sa ato të kuqet e dhe flakadanët e tillë? Ku ka skenografi më të bukur kombëtare kuq e zi, kudo në rrugë dhe kudo në sheshe. Ku ka këngë më të bukura patritotike se sa ato! Ata nuk ndahen për asgjë, as me majtas e djathtas as i PS ose PD as i LVV dhe PDK apo LDK! As me komunistë dhe antikomunistë! Po fare fare fare! As ju shkon mendja! Janë vëllezër të një gjaku dhe një gjuhe. Kanë të njëjtët heronj dhe baballarë kombi! Po por ato i ndajnë kur dalin ngha stadiumi dhe sporti pushtete politike! I ndajnë me fuqinë e pushtetit të atyre që ushtrojnë pushtetin dhe duan atë politikisht! I ndajnë me parti dhe nganjëherë dhe me fe! Siç ndodh sot në Shqipëri dhe Kosovë, por dhe vise ku banojnë shqiptarët. I ndajnë duke i vendosur kundra njëri tjetrit! Sepse kështu të ndarë bëjnë pluralizëm pushtetesh – sipas tyre! I bëjnë armiq politik për ti indikuar dhe si model kombëtar në - vete. E shpesh krijojnë dhe viktima duke shfrytëzuar injorancën politike e kudo ndodhur ndër shqiptarë. Por më e dëmshme është veprimtatia e gjinkallave anti komb, anti Shqipëri dhe anti shqiptarë! Për fat të keq tashmë të ngjizuara në trupin e pjesës më martire dhe me gjak të derdhur si Kosova! Këto gjinkalla me origjinë ish jugosllaviste, “paçamur” ish komuniste nën jugosllavi, nacional majtiste anti UÇK dhe anti flamur shqiptar, portaliste anti etnografisë dhe bashkimit si komb po shpikin “kombin kosovar”! Një përçarje më shumë dhe tepër e egër anti shqiptarizmës në mënyrë definitive! Një mënyrë për të përçarë heronjtë dhe dëshmorët e përbashkët, mënyrë për të ndarë historinë dhe trashëgiminë, por dhe gjuhën e tokën amtare. Për të thënë se Prizreni dhe Berati nuk janë pjesë e një kombi dhe Ulpiana e Bylis janë të ndryshme në trashëgiminë tonë kombëtare! E këtë e kanë filluar që me ndarjen e shqiptarëve në fise Ilire! Për ti ndarë shqiptarët në Ilir që kështu (medemek) tju thuhet serbëve se jemi më të vjetër ne se sa sllavët! Kur dhe si shqiptarë jemi më të vjetër! Kjo bëhet si “arsye shtetërimi” dhe qëllimi është të ndahen shqiptarët me fise Ilire për të mos u bashkuar si komb shqiptar që sigurisht nuk ishte në kohë Ilirike, por që është formuar kur janë formuar kombet e mëdha europiane, por që kanë Ilirët si para’ardhës së tyre! Duke marrë emrat e fiseve si Dardan, Alban, Adrian apo Labeat e Taulant, Enkelejd apo Molos të ndahen përfundimisht si shqiptarë! Ky është akademizmi i ri që përpunohet në guzhina armiqësore, akademizma të fshehura renegate që nuk duan komb shqiptar. Po pra, por duan komb shqiptar në Shqipëri dhe komb Kosovar në Kosovë! Shtete respektive dhe një ndasi të përhershme me flamur dhe kode të ndryshme që kanë të përbashkët “rastësisht” vetëm gjuhën dhe jo ADN e tyre shqiptare! Të kombit të bashkuar në kohë të krijimit të kombit me Udhëheqe. Flamur dhe Gjak të derdhur. Duan të mohojnë Lidhjen e Princave Shqiptar në Lesh (Lezhë) dhe si pasojë dhe atë të Prizrenit dhe pastaj dhe Pavarësinë e Shqipërisë në 1912 e cila nuk ishte 28000 km katror, por e trevave shqiptare. Duan një cinizëm dhe një apendiks historik si një ironi fati dhe marrëzi historike e përdorur me hile dhe dinakëri për të përçarë. E në mendjet e injorantëve dhe të partizanëve politikë për pushtet, kjo gjë zë vend. Krijon armiqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë e cila kohët e fundit është një çështje e turpshme kombëtare. Një dualitet dhe një krijim miqësie të dyshueshme për hatër të politikës dhe të marrëzive me fise ilire që kanë të përbashkët me ne sot, vetëm tokën dhe gjuhën, por që ndryshojnë për cilësinë e më shumë se 27 shekujve nga shqiptarët e tanishëm!! Të provokimeve se po u shpall kryeqytet Tirana shkrihet Prishtina dhe Kosova dhe po ashtu e kundërta. Për krijim mentaliteti se jemi ndryshe, që duhet të jetojmë të ndryshëm, pa ide bashkimi dhe kombi të bashkuar! Se shteti i ri, mund të pjellë dhe komb të ri jashtë atij shqiptar! Se kur vijmë në pushtet, vijmë me ide përbashkuese dhe që flamuri i Kosovës është një rreckë dhe tani kur jemi në pushtet, mund të kemi komb me emrin e shtetit dhe me flamur që kanë dizenjuar ata që kanë lejuar Kosovën të formohet si shtet dhe që në fakt e kanë të tyren si territor. Kur ndërrohen fjalët për kombin, problemi është i madh. Kur ndërrohen aspiratat për kombin dhe mohohen njerzit e kombit, problemi është i madh. Gjithsesi Kombëtarja e Futbollit është Kombi! Ajo nuk do tja dijë për polikanët e pushtetit dhe gjinkallat e anti shqiptarizmës! Ajo ka kombin dhe askush nuk ja ndryshon apo interpreton.
Më të lexuarat


Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Uzay Bulut, analiste apo atentatore politike?

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

3 Tetori gjerman dhe bashkimi Shqipëri – Kosovë

Greqia nuk mund të konsiderohet dado e Shqipërisë

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Vizioni i shqiptarëve dhe paradoksi i demokracisë

SHBA dhe mbështetja për Kosovën
