BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)
x

Opinion / Editorial

Komedia e nevojtores Teatër Kombëtar, si skenar i Edi Ramës dhe regji e Lulzim Bashës me aktore Monika Kryemadhin

Komedia e nevojtores Teatër Kombëtar, si skenar i Edi Ramës dhe

U shemb më në fund dhe teatri. U desh mashtrimi pandemik që edhe kjo histori të përmbyllet si një marrëveshje suksesi midis Ramës dhe Bashës.

Sytë dhe mendja e shqiptarëve janë drejtuar mbi teatrin, duke harruar për pak momente situatën ku ata ndodhen. Prishja e teatrit një kauzë sa idiote aq dhe e sofistikuar. Teatri kombëtar është një nga godinat më të amortizuara dhe të pavlera saqë kur shikon në këtë moment gërmadhat e saj, llamarinat dhe zhulin që ka qenë konstruktuar je në gjendje të kuptosh se kjo është një kauzë idiote që askush nuk e kupton për çfarë lufton.

 Ky objekt nuk është as i pari dhe as i fundit që është shembur në historinë e vlerave, duke filluar nga kinema Republika, kinema 17 nëntori dhe dhjetëra të tjera që ju është harruar emri në ditët e sotme, ose maksimumi njihen si pikë takimi në memorien e njerëzve që i ruajnë si pika nostalgjike.

 Më në fund u mbyll edhe teatri. Idiotësia e kauzës zëvendësohet me sofistikimin e lojës që përmban në vetvete prishja e teatrit. Opozita shqiptare duke qenë në sinkron me mazhorancën krijoi këtë kauzë për të tërhequr vëmendjn e njerëzve nga problemi real. Pseudopandemia e cila është katadisur në 17 të shtruar në spital dhe 3 raste kritike.

Kanë rënë të gjitha mundësitë për të mbajtur shqiptarët nën terrorin e gogolit covid 19, i cili nuk paska qenë aspak i rrezikshëm, por rezulton si një skenar i komploti botëror për nështrimin e njerëzimin, varfërimin e të varfërve dhe pasurimin e organizatorëve që duan të kthejnë humanizmin në lojë me play station.

Pjesë e kësaj loje janë edhe Basha me Ramën të cilët kanë detyrën të bëjnë harresën e këtij dështimi skandaloz nëpërmjet ngjarjeve si teatri, ku truri i topitur i njerëzve të goditet nga pseudoskandali i madh që po bën qeveria me prishjen e një nevojtoreje në mes të Tiranës.

Pupacët e Tiranës, Basha- Rama që kanë ardhur në pushtet duke vënë shishen e qumështit në radhë, në pritje të datës së lënies apo marrjes së postit kyeministror, zbatojnë porositë e strategëve të koronavirusit, duke frenuar sa më shumë të jetë e mundur zëmrimin popullor me shkatërrimin ekonomik dhe privimin nga të drejtat dhe liritë themelore të njerëzimit.

Në këtë kohë që bota zjen nga protestat për mbylljen, bllokimin e bizneseve dhe shkatërrimin ekonomik, asnjë zë nuk vjen nga opozita, shoqëria civile, shoqatat e biznesit për dhunën që po i ndodh ekonomisë, biznesit, shtresave të punësuarve dhe mbarë popullsisë shqiptare. Ekonomia shqiptare është në ditën e saj më të zezë.

Janë mbi 500 mijë të papunë që kanë ngelur në mëshirë të fatit. Janë qindra mijëra njerëz që po vuajnë depresionin e burgimit të dhënë nga Edi Rama pa gjyq dhe pa afat, të cilët nuk ndjejnë mbrojtje nga opozita, e cila ka vënë shishen e qumështit dhe pret sinjalin nga kryeministri për ti lëshuar vendin.

Ndërkohë që pupacët vazhdojnë të luajnë komedinë në teatrin e leshit, fati i kombit është në diskutim. Vendi po shkon në recencion të thellë, ekonomia ka pësuar humbje kolosale, (mbi  1.5 miliardë euro llogaritet deri tani humbja nga mbyllja që i bëri ekonomisë pseudopandemia e famshme), sektorë të tërë po rrëshkasin drejt një falimenti të sigurtë dhe ushtria e të papunëve vazhdon të rritet çdo ditë.

Spitalet kanë ndërprerë aktivitetin për sëmundjet e tjera dhe po vihet në rrezik seriozisht jeta  e të sëmurëve kornikë, ta atyre që presin ndërhyrje apo dhe atyre që kanë sëmundje të tjera që skanë llidhje me koronavirusin.

Komedia e vënë në teatrin nga skenaristi Edi Rama dhe regjisori Lul Basha me aktore Monika Kryemadhin, po funksionon edhe sot, nesër apo dhe një javë.

 Por, sa do shkojnë?  

Koronavirusi si mashtrim ndërkombëtar nuk pati mundësi të ishte eficent në Shqipëri ashtu siç u vu me sukses në Itali, Spanjë apo në ndonjë vend tjetër për vetë faktin se abuzimet me shifrat janë të pamundura.

Fatkeqësia e Edi Ramës dhe të gjithë entourage që krijoi këtë lojë është se nuk mundën të sajonin dot më shumë vdekje. Edhe me shifrat e të infektuarve nuk luhet dot se njerëzit spo marrin vesh se kush janë të sëmurë dhe kush jo pasi nuk dimë realisht se nga dalin të sëmurët.

 Para dy ditësh Edi Rama tentoi ta mbyllte sërish popullsinë, por që nuk dha efekt. Frika ka dalë dhe shqiptarët e morën vesh lojën. Dështimi me koronavirusin e donte një kokë turku për Lulin dhe Edin.

Teatrin.

Mjerisht kjo kokë turku është aq e pa vlerë sa vlaga dhe aroma e mykut të saj nuk do të kalojë javën. Pas saj do jetë çdo jetë. Plaga reale është papunësia dhe ekonomia, e cila ishte dhuratë e papërgjegjshmërisë së kësaj paloqeverie dhe paloopozite.