BREAKING NEWS

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për
x
BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x

Opinion / Editorial

Komedia “SHBSH” kur çdo bashki ua dhanë me dëshirë “komunistëve”!

Komedia “SHBSH” kur çdo bashki ua dhanë me

Në një letër drejtuar ambasadorëve kryetari-ja në SHBSH dhe kryetari-ja Bashkisë së Shkodrës ju ankohet se një kryetar bashkie e përkatësisht ai i Lezhës, po tentojnë të zëvendësojnë në mënyrë të paligjshme organet drejtuese të Shoqatës së Bashkive Shqiptare. Kryetari-a në fjalë, ju drejtohet ambasadorëve (nuk dihet se pse, nga që kjo është çështje ligjore dhe ambasadat nuk janë as prokurori dhe as gjykata) kështu: Më 21 maj 2021 pasdite, SHBSH mori një email dërguar nga Z. Pjerin Ndreu, drejtuar 14 bashkive të tjera, të cilat aktualisht janë anëtare të SHAV, me qëllimin që të organizojnë në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHBSH dhe për të zëvendësuar në mënyrë të paligjshme organet drejtuese te SHBSH. Ky veprim është në kundërshtim me statutin e SHBSH, pasi bashkitë kërkuese nuk janë anëtare të SHBSH. Ne kemi dyshime serioze se ky takim online, ilegal, përmes platformës Zoom ka për qëllim të kapë kontrollin e përfaqësimit ligjor të SHBSH. Kjo do t’i mundësojë Kryetarit të ri (një kryetar socialist) të tërheqë ankesën e paraqitur nga SHBSH në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë për vlerësimin e legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Me këtë logjikë dhe kryetari-ja në SHBSH dhe i Shkodrës mban padrejtësisht dhe postin në qytetin e madh të veriut të Shqipërisë. Po në sajë dhe të lojërave të maxhorancës me kandidimet për kryetar bashkie, ku personi doli me letra gabim dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës vazhdon padrejtësisht të bëjë kryetarin e bashkisë jashtë çdo lloj mandati, kur duheshin kryer zgjedhjet dhe ku vazhdon një morbozitet i turpshëm mes një Këshilli Bashkiak Socialist dhe administratës demokrate në Shkodër! Kjo sigurisht, duke e lënë qytetin në pikë të hallit, më keq se çdo lloj qyteti tjetër në Shqipëri. Pa shërbime, pa investime, pa lyer, pa riparuar, pa asgjë si kreativitet turistik dhe urban! E kanë lënë paturpësisht të dy palët Shkodrën të vuajë marrëzitë e përbashkëta demokrato-socialiste. Përderisa qëndrojnë bashkë! Gjithsesi SHBSH tashmë e ngritur politikisht me bashki demokrate pothuaj është inegzistente, sepse Berisha, Basha dhe kryetari-ja Bashkisë së Shkodrës dhe miqtë demokratë të saj i bojkotuan zgjedhjet. Tashmë dhe ato bashki që ishin demokrate janë socialiste përveç bashkisë gjysmagjel të Shkodrës! Me këtë rast socialistët sigurisht do të vazhdonin punën për të kapur dhe këtë shoqatë të quajtur SHBSH dhe që është e PD-së për ta pasur me që kanë bashkitë bashkë me shoqatën e tyre (socialiste) SHAV sepse në fund të fundit tashmë SHBSH nuk ka më as anëtarë dhe asgjë. Po pra, PD-ja ua fali me dëshirë “komunistëve” sikundër thotë kur akuzon kryetari-ja e Bashkisë së Shkodrës dhe i të famshmes asgjëbërëse SHBSH! Gjithsesi shikova sit-n e SHBSH dhe pashë jo vetëm foto të vjetra, por desha ta telefonoj dhe u lodha kot dhe për më tepër te rubrika rreh nesh te stafi pashë vetëm “ky dhe ai”, por asnjë emër dhe asnjë mbiemër. Nuk pashë se kush bashki janë anëtare dhe pashë legjislacionin që thoshte: Neni 41: Bashkimi dhe Ndarja e ShBSh. ShBSh ka të drejtë të bashkohet ose të ndahet me vendim të Asamblesë së Përgjithshme. Ky vendim merret me votimin PRO të 2/3 të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme dhe kur propozimi i dërgohet bashkangjitur njoftimit të mbledhjes. Neni 42 Propozimi për bashkimin ose ndarjen e ShBSh bëhet nga 1/3 e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme. Vendimet e Asamblesë së Përgjithshme për çështjet e mësipërme i paraqiten gjykatës përkatëse të Republikës së Shqipërisë brenda 30 ditëve, nga data e marrjes së vendimit. Bukur shumë, po kush janë në Asamblenë e Përgjithshme, kur bashkitë që e përbënin nuk janë më, e të rejat janë nga socialistët? Kush i mbledh dhe i lajmëron – kryetari demokrat i vetëm i Bashkisë së Shkodrës?! Kush janë anëtarët dhe çfarë propozojnë në fakt, kur nuk janë më ato të partisë së kryetarit (në emër titullari, sepse në emërim gjinor është grua) të SHBSH-së që ankohet te ambasadorët fare kot, kur e di se nuk ka më asnjë të vetin në asamble!? Si ka mundësi që të jenë kaq të paturp dhe pa asnjë moral politik!? Si ka mundësi që janë inekzistentë, nuk janë askund, nuk kanë marrë pjesë, nuk kanë asgjë dhe as telefonin dhe as emra dhe as fytyra dhe kërkojnë dhe atribute dhe shoqata bashkie që i lanë me dëshirë te PS-ja?! E tani që PS i kërkon, (sepse i ka të gjitha vetë) thonë po na vjedhin? Kush? Ato që i falën PS-së të gjithë pushtetin vendor?! SHBSH-ja e kryetares së Shkodrës është komedi, grotesk dhe një marrëzi tipike ngjashëm me një administrim fatkeq të qytetit më të madh të veriut dhe nga më të bukurit dhe plot resurse në rajon, i cili jeton keq dhe mund të thuhet se qytetarët vetadministrohen nga marrëzia demokrato-socialiste që kanë mbi kryet e tyre në bashki. SHBSH-ja fantazmagorike që tani e duan socialistët, sepse sigurisht kanë “nevojat e tyre” imediate me pushtetin vendor dhe që kanë dhe një farë të drejte në sajë të dhuratës që demokratët e “kryetares së SHBSH” iu kanë bërë në 2019-n – po tenton riformimin nga demokrat në socialist! SHBSH (po dhe SHAV) janë organizma pothuaj fiktivë dhe që pothuaj nuk bëjnë asgjë, por tashmë dikush në maxhorancë do t’i fusë në punë! Kurse SHBSH është një “asgjë hiç” si nga njerëzit, fondet dhe firma e vula. Është virtualitet dhe asgjë më tepër. Një “amebë” që i leverdis vetëm kryetarit (kryetares) kot të SHBSH sepse i ngjan Bashkisë së Shkodrës (vegjetuese dhe shushunjë në kurriz të shkodranëve) që ajo padrejtësisht dhe në bashkëpunim të turpshëm me PS-në drejton për faqe të zezë në Shkodër. Kështu e duan si drejtim dhe Shqipërinë! Po dhe e dinë për aftësi dhe moralitet, kundër “komunistëve” që duan t’i marrin dhe SHBSH e famshme të tyre. Po po, këtë shoqata që shoqëria iu detyrohet shumë, që kanë bërë kaq shumë për shqiptarin dhe Shqipërinë! Deri këtu shkon dhe grotesku i të tillë individëve politikë që tashmë kanë marrë fund në çdo drejtim.