BREAKING NEWS

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi të vërtetat e pandemisë dhe skandalin e numrit të vdekjeve: E kuptuam situatën menjëherë, jam i gatshëm të vë bast se vendet që janë mbyllur ...

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi
x

Opinion / Editorial

Komisarët politikë kanë qenë përherë motori, zemra, optimizmi dhe vitaliteti i ushtrisë sonë!

Komisarët politikë kanë qenë përherë motori,

Komisarët politikë në ushtri ishin më të përzgjedhurit, më të besuarit, më të eturit për t’u shkolluar dhe ishte kjo arsyeja që jo pak prej tyre kishin nga dy e më shumë fakultete ushtarake dhe shtetërore. Ata ishin mbi të gjitha propaganduesit më të flaktë, frymëzuesit dhe inkurajuesit që ngrinin peshë zemrat dhe lartësonin mobilizimin dhe impenjimin maksimal të efektivave të ushtrisë në realizimin e objektivave të përgatitjes e të gatishmërisë luftarake e sidomos të qitjeve luftarake me armët e këmbësorisë, të qitjeve me artileri tokësore, bregdetare, kundërajrore, të qitjeve me tank, me silurë detare dhe qitjeve me aviacionë luftarakë ndaj objektivave të improvizuara në terren. Cilësi të tilla optimiste dhe shembullore ata i kanë manifestuar qysh në kohën e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare kundër hordhive pushtuese nazifashiste ku me thirrjen para partizanë, komisarët ishin të parët që përlesheshin trup me trup dhe fyta- fytë me armiqtë duke mos kursyer as jetën e duke u bërë shembull dhe burim frymëzimi për veprime dhe aksione heroike të vazhdueshme ku do të veçoja betejën në tendën e qypit, luftimet nga çeta e gjorit, prita kundër autokolonës në Mushqeta duke bërë një qëndresë heroike e duke i shkaktuar armikut viktima të konsiderueshme dhe dëme të pallogaritshme në teknikë, armatim e municione si dhe dëme të mëdha logjistike. Një rol të madh pozitiv luajti propaganda e komisarëve politikë në ushtrinë tonë nën udhëheqjen e partisë e të shokut Enver Hoxha në krijimin e bindjeve të konsoliduara për nevojën dhe domosdoshmërinë e tunelizimit dhe betonimin e qendrave të zjarrit për mbrojtjen e popullatës, ushtarakëve dhe teknikës e municionit luftarak dhe materialeve të tjera nga armët e dëmtimit në masë dhe ato kimike ku u hapën dhe u ndërtuan qindra kilometra tunele dhe vendstrehime të ndryshme dhe disa qindra mijëra qendra zjarri, beton arme. Qendra zjarri të përmasave të mëdha u projektuan dhe ndërtuan nën drejtimin e personelit inxhiniero teknik për vendosjen dhe instalimin në pozicione gatishmërie të artilerisë së kalibrave të mëdhenj dhe me eficencë të lartë precizoni për zbulimin, neutralizimin dhe asgjesimin e forcave të gjalla, teknikës luftarake, municioneve, shtabeve nga batalione, grup, regjimente, brigada, divizione, korpuse si dhe elementëve të tjerë logjistikë dhe financiarë. Në retrospektivë kujtoj se qendrat e zjarrit u ndërtuan deri në thellësi e me disa breza të ngjeshur e të shtrënguar njëri pas tjetrit si gjerdanët me fishekë madje deri në terrene të thyera e tepër të thyera malore ku ushtarët me elementët e qendrave të zjarrit në shpinë kalonin me shumë vështirësi pasi në shtigje e kalime të ngushta nuk kalonte dot as dhia e as sorkadhja e egër, por ishte pikërisht shkalla e lartë e ndërgjegjësimit, impenjimi, përkushtimi, angazhimi total, disiplina e hekurt dhe mobilizimi maksimal i armatës së efektivave nën udhëheqjen e organizatave bazë të partisë, i rolit të komisarëve dhe komandantëve të reparteve dhe njësive ushtarake nën realizimin e të gjitha detyrave që nxirrte koha dhe situata politike dhe ushtarake e luftës së ftohtë që vazhdonte prej dekadash midis dy sistemeve dhe dy kampeve ushtarake më të fuqishme të kohës, NATO-s dhe Traktatit të Varshavës, ku ne nuk bënim pjesë në asnjërin nga këto dy kampe ushtarake famëkeqe dhe po aq edhe qëllim të keq. Mbas pushtimit të Çekosllovakisë ku tanket ruse arbitrarisht dhe ushtarakisht pushtuan Pragën, kryeqytetin çekosllovak nga Moska e largët po shfaqeshin re të murrme e të zeza që paralajmëronin për realizimin e një skenari të tillë pushtimi ushtarak edhe në Shqipëri e që si për ironi të fatit ne nuk bënim pjesë as de jure dhe as de fakto në traktatin famëkeq të Varshavës, pasi e denoncuam atë si pushtues dhe u larguam prej tij në mënyrën më demonstrative dhe po kaq dhe politike e juridike. Ndaj një situate të tillë aspak normale organet e partisë në ushtri dhe në terren të ndërgjegjshëm dhe tepër të ndjeshëm për gjendjen e krijuar nuk i bënë karshillëk problemit të krijuar, por ndërmorën një sërë masash politike, ushtarake, propagandistike, ekonomike, por sidomos agjitative për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e efektivave ushtarake dhe popullatës për të vepruar me refleks të shpejtë e plotësisht të organizuar për të menaxhuar me sukses dhe efikasitet të lartë situatën reale. Ishin pikërisht organet e partisë në terren e në ushtri e sidomos komisarët politikë që bënë thirrje për kushtrim për rrezikun serioz që i kanosej lirisë, pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Dhe gjithë efektivët aktivë dhe rezervistë nuk e bënë fjalën dysh po lanë shtëpi dhe katandi dhe rrëmbyen armët dhe zunë vijat e bllokimit për rrethimin, copëtimin dhe asgjesimin e desantit ajror. Edhe gjatë luftës komisarët me iniciativën, kurajon dhe guximin që i karakterizonte lëviznin nga njëra tokë në kompani atje ku kërkohej prezenca e tyre. Me këtë vlerësim që i bëhej komisarëve nuk kam aspak ndërmend që të zhvlerësoj punën e komandantëve, përkundrazi ata kanë rolin dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm, por nëse po flas me superlativa për komisarët kjo për arsye se këtë privilegj ua jepte funksioni që kishin dhe ushtronin e që kishte të bënte me mobilizimin e efektivit për realizimin e objektivave të përgatitjes e të gatishmërisë luftarake. Prandaj me respekt dhe nderim të thellë kujtoj komisarët e mëposhtëm: Adem Meta emblemën e komisarëve; Ymer Shulkun që ishte përherë me njerëzit dhe për njerëzit; Fuat Bilbili që ligjëronte si bilbil i korijeve dhe krojeve, Xhemal Shehu, Lili Bullari, Shemsi Leka, Paskal Budo, Ismet Lena, Ramadan Lleshi, Naun Golloshi, Dhori Jorgji, Pali Carapuli, Sami Kapllani, Luto Haskaj, Ethem Muka, Xhevat Kalemi, Xhelo Ymeri, Myrteza Sina, Tom Kola, Faik Guna e sa e sa të tjerë që do të kujtohen e nderohem me nderim dhe respekt.