BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Komisionerë të hetimit të zgjedhjeve, më hetoni edhe mua, dëshmitarin patronazhist!

Komisionerë të hetimit të zgjedhjeve, më hetoni edhe mua,

Në zgjedhjet e 25 prillit për pushtetin qendror, beteja mes forcave politike ishte e ashpër. Ballë për ballë: Socialistët në kërkim të rikonfirmimit dhe opozitës që luftonte me të gjitha energjitë për të fituar pushtetin pas një qëndrimi tetë vjet në opozitë. Ishte normal ky ballafaqim edhe për ashpërsinë që demonstronte. E kundërta do ishte e qortueshme. Në kampet kundërshtare, ishin hartuar platformat dhe ndërtuar strategjitë për të qenë sa më të suksesshëm për të joshur qytetarët për votim masiv dhe për të fituar sa më shumë mandate deputetësh, pa shumicën e të cilëve në Kuvend nuk ka pushtet. Sloganet e partive pretendente, ishin të tilla sa që gara dukej e mbyllur qysh pa nisur votimi nga opozitarët, të cilët këmbëngulnin se pas tetë viteve mazhoranca kishte marrë fund dhe kryeministri po përgatiste plaçkat, jo vetëm për të lënë zyrën kryeministrore dhe sarajet në Surrel, bashkë, po edhe vendin pasi sipas liderëve të opozitës kishte frikë të qëndronte në Shqipëri. Ngjallja e frikës, imponimi përmes saj seç është kthyer në skenar nga opozita jonë edhe pse ndërrimi i pushtetit përmes votës popullore nënkupton rotacion festiv si në tërë vendet e demokracive funksionale dhe nuk ka pse të ketë frikë, si për ata që ikin edhe për ata që vijnë se tek e fundit pushteti është i përcaktuar nga qytetarët votues dhe jo nga egot dhe etja e palëve për pushtet absolut. Në kampin opozitar, konsulentët e kontraktuar bënin kujdes për një fushatë alla izraelite dhe me rekomandimin me buzëqeshje të pa shuara e pandërprera nga Lulzim Basha. Përditë deklarata për fitore të sigurtë nga PD dhe humbje të padiskutueshme nga mazhoranca. Po të gjitha këto ishin më shumë dëshira dhe ëndrra që nuk u konfirmuan dhe në përfundim të numërimit të votave, mazhoranca u rikonfirmua me të njëjtin rezultat si katër vite më parë dhe me një numër votash edhe më të lartë. Opozita u shokua nga ky përfundim dhe dha alarmin pasi kishte vlerësuar rregullsinë më zgjedhje para mësimit të përfundimit, duke deklaruar se ato ishin vjedhur. Dhe mes shumë ankimimeve dhe akuzave, njëra prej tyre ishte si kryeprovë si ishin vjedhur votat. Njëra prej tyre ishte ajo e akuzës së vjedhjes së votave përmes patronazhistëve të cilët sipas opozitës dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ishin faktori dominant, manipulues që vodhi zgjedhjet dhe faktori kryesor në masakrën elektorale. Pas këtij sulmi, si argument qendror ka qënë komprometimi dhe pagesat kesh, por ky është një pretendim vërtet qesharak dhe bëhet edhe më shumë grotesk kur në konkluzionet e raportit përfundimtar të Këshillit të BE-së, evidentohet si një problem në këto zgjedhje. Ky argument i KE është marrë copy paste nga ankesat e opozitës shqiptare, ashtu sikundër edhe për lirinë e fjalës dhe agjencinë e shtypit pranë qeverisë, po kjo e fundit nuk është objekt i këtij shkrimi. Ndalemi vetëm të patronazhistët, të cilët janë qëlluar me të gjitha llojet e armëve të propagandës opozitare dhe janë bërë ndoshta qindra e-maile e mesazhe, shkresa e janë përdorur format e shumta të komunikimit, duke e mbushur KE, BE, OSBE/ODHIR, kancelaritë europiane me të pavërteta dhe pandehma që nuk janë reale. Patronazhistët nuk janë shpikje shqiptare. Nuk janë ekskluzivitet i mazhorancës. Dhe janë ku e ku larg me strukturat e armatosura për mbrojtjen e votës të cilat ishin shkaku që çoi edhe në vrasjen e aktivistit të PS në Elbasan, ku dora e njërit prej të rekrutuarve nga PD nuk hezitoi për të drejtuar armën dhe vrarë në mes të ditës në qendër të qytetit një veprimtar, i cili ishte atje jo duke bërë partronazhistin manipulator, po detyrën si çdo individ që merr pjesë në fushata elektorale në mbështetje të njërës apo tjetrës forcë politike. Nëse ka një akt që duhet përfshirë në konkluzionet e BE-së kur flitet për zgjedhjet e prillit 2020, ky do ishte më domethënësi dhe i domosdoshmi pasi është i vetmi rast i përgjakjes së zgjedhjeve dhe është kryer me koshiencë të plotë nga një individ që qëndronte pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të PD, Gaz Bardhi, i cili deklaroi se vrasja nuk ishte vepër e njerëzve të tij. Patronazhistët nuk janë shpikje e shqiptarëve aq më pak e socialistëve. Ata nuk janë kriminel apo hajdutë votash. Një i tillë nuk ka guxim t’u afrohet qytetarëve. Nuk ka fuqi bindëse. Veprimtarët në fushatë janë e drejt për tërë forcat politike dhe të tillë kanë qënë qysh se në vendin tonë është votuar, veçanërisht pas vitit 1990 me instalimin e pluralizmit politik. Patronazhistët janë qytetarë të zakonshëm të këtij vendi. Janë veprimtar shoqëror që kryejnë një detyrë pa asnjë lloj shpërblimi dhe imponimi. Ata nuk thirren si ushtarë të bindur dhe nuk janë qenie të klonuara, apo individë pa ndërgjegje. Janë qytetarë, individë shoqërorë që gjenden mes nesh, i njohim dhe na njohin. Janë me integritet që u ngjit fjala dhe nuk janë të implikuar në ngjarje, si perona nën trysni apo nën hetim. Kudo që kanë vepruar patronazhistët janë të njohur dhe nuk i konteston askush. Janë qytetarë me begraund të padiskutueshëm, individë që sillen të pavarur dhe nuk kanë poste apo pasuri të fshehura. Natyrisht janë mbështetës të një force politike për të cilën bëjnë propagandë dhe kontaktojnë njerëz në rrugë, kafe apo deri edhe në banesa, atje ku ata punojnë apo jetojnë.

Cila është e keqja nëse unë patronazhisti kontaktoj me familjarë të njohur apo të panjohur dhe i sqaroj alternativën e mazhorancës apo opozitës që i evidentoj objektivat dhe strategjitë e së ardhmes të forcës politike për të cilën bëj patronazhistin dhe cili ligj apo nen i tij, cila Kushtetutë apo etikë e kod moral më pengon ta kryej një detyrë të tillë?! Kjo është veprimtari normale qytetare dhe e pavarur apo influencuar nga përfitimi apo joshja për poste e grada në funksion të detyrës që kryen një patronazhist. Është veprimtari legale e pacënueshme dhe e padiskutueshme nga askush. Atëherë cila është ajo shkelje që i pengon për të bërë patronazhistin e ndershëm në interes të një force të caktuar politike? Është subjektivizëm ekstrem të abuzosh se patronazhistët kanë vetëm ngjyrim të majtë. Ata gjenden pranë çdo partie në fushata elektorale. Në këtë mënyrë nuk ka pse të anatemohet se bëjnë patronazhistin e socialistëve. Kryeministri, Edi Rama ka vlerësuar edhe një here pas raportit më të fundit të BE-së punën e patronazhistëve, duke u shprehur krenar për ta edhe pse në progres raporti kishte shqetësim për përdorimin e të dhënave personale. Rama tha se në bazën e të dhënave të PS nuk ka të dhëna personale që dëmton qytetarët, megjithatë ai theksoi se çështja po hetohet. Falë patronazhistëve, deklaroi më tej, PS doli forcë fituese në të kundër do të ishte kthyer në një “foltore”. “Unë jam krenar për patronazhistët, por jam edhe më krenar pasi pa ta nuk do të ishim një forcë e pathyeshme, por do të ishim një foltore”. Raporti flet për pretendime që po hetohen dhe as për patronazhistë dhe as për socialistë. Ne nuk kemi pasur në bazën tonë të të dhënave numrin e kartës pasi nuk na duhen, por këto çështje le të hetohen deri në fund nuk ka problem. Do kishim marrë jo 74, por 77 deputetë nëse shumë nga ata që na votuan nuk do ishin ngatërruar në fletën e votimit", tha Rama. Këtë nuk e thotë vetëm Rama. Edhe unë jam njëri nga partonazhistët e fushatës së fundit të 25 prillit dhe do të jem edhe në vitet që vijnë nëse ka nevojë. Po sa si unë janë në radhët e atyre që marrin përsipër të bëjnë takime dhe të sqarojnë politikat dhe strategjitë e së ardhmes dhe të flasin me shembuj për atë që është bërë dhe ato që janë premtuar dhe nuk janë realizuar? Me qindra e mijëra. Dhe të gjithë janë burra e gra, të rinj e të reja, të pastër si drita e diellit të gatshëm që të sqarojnë cilindo që kontaktojnë dhe këtë nuk e bëjnë vetëm patronazhistët e të majtës, po të gjitha forcave politike. Meqenëse sot debatohet gjatë e gjerë për patronazhistët dhe ky term paraqitet si gogol zgjedhor aq më tepër që është edhe objekt kryesor i Komisionit Hetimor Parlamentar për 25 prillin, atëherë komisioni po edhe SPAKU ynë duhet të marri nën hetim, jo vetëm patronazhistët shqiptarë, po edhe ata që vijnë dhe bëjnë patronazhistin e forcave politike, duke i konsultuar, bile me kontrata të majme. Ata që bëjnë politikë e propagandë nga ekranet e televizioneve dhe faqet e shtypit. Në këtë mënyrë numri i patronazhistëve zgjedhorë do shtohet në atë masë sa zor të dalin shumë vite për t`i gjykuar në organet e drejtësisë. Duke parë zhurmën që bëhet për patronazhistët dhe qëllimin që kanë opozita dhe liderët e saj, po edhe BE e KE që citon nëpër raporte si negativitet veprimtarinë e patronazhistëve, atëherë objekt hetimi duhen bërë të gjithë edhe ata që marrin përsipër të në asistojnë për fuqizimin e demokracisë sepse edhe ata patronazhistin bëjnë në një farë mënyre. Është i qëllimshëm barazimi i patronazhistëve si aktivistë që propagandojnë politika e strategji të forcave politike dhe tjetër është abuzimi nga ata që propagandojnë qëllimisht, duke barazuar patronazhistët me vjedhësit e votave dhe cenimin e integritetit të zgjedhjeve. Patronazhistët nuk janë shkaktarët e humbjes së PD-së në 25 prill! Kot rreket Basha t`i shpalli fajtor! Duke qënë patronazhistë, unë dhe mijëra si unë nga Konispoli në Vermosh, i lutem Komisionit Hetimor Parlamentar të më thërrasë edhe mua si dëshmitar në Komision për t’u treguar bëmat e mia si patronazhist se cila është në fakt detyra e një patronazhisti në fushatat elektorale. Jam i bindur se do ndihmoj në qartësimin e hetimin për akuzat e qëllimta të atyre që luajnë me termin patronazhistë, të cilët i barazojnë me vjedhës të fitores së PD dhe opozitës në zgjedhje!