Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komisioni i Kodit Zgjedhor dhe bedelët e komisionit

Postuar: 11/10/2018 - 07:10

Kemi kaq vite që merremi me komisione e stërkomisione. Kemi komisione kuvendore, komisione të posaçme e komisione mbi komisione. Këndej nga anët tona qarkullon një thënie me dy vargje: “Komision mbi komision,/Kush pjerdh e kush dëgjon.” Kemi dhe një komision qendror të zgjedhjeve. Mirëpo çdo periudhë zgjedhjesh na duhet dhe një komision të Kodit Zgjedhor, ku sitin e sitin, po nuk gatuajnë. Të dy palët e kanë hartuar e janë dakordësuar, kanë qenë dakord dhe me rekomandimet e ndërkombëtarëve, po kur janë zhvilluar zgjedhjet të parët kanë qenë kundër tij humbësit dhe ndërkombëtarët. Nuk e kuptojmë, përse na u dashka të bëjmë komisione për kode zgjedhore sa herë që bëjmë zgjedhje? Përveç se krijojnë konflikte asgjë nuk zgjidhet. Kuvendi i Shqipërisë i ka zgjedhur komisionet sipas problemeve, që ka aftësi të zgjidhë çdo ankesë, mirëpo na është zgjedhur dhe një komision mbi komisionet, që quhet i posaçëm, por sa herë është ngritur nuk ka zgjidhur asnjë problem. Ky komision vetëm ka spostuar komisionet e Kuvendit dhe kanë marrë ca para, se asnjë punë nuk ka bërë. Atëherë përse na duhet ky palo komision me bedelë?

Është ngritur një komision për të hartuar Kodin Zgjedhor, por në vend që të mblidhen e të diskutojnë për hartimin e tij, na mblidhen partitë e na propozojnë nga një kod secila! Po ky komision i aprovuar çfarë diskuton, kur kompetencat ja marrin partitë? Votat nuk ti jep as komisioni, as kodi, por populli. Në këtë pikë populli është indiferent, sepse e ka qartësuar mendjen përse do të votojnë edhe sikur të mos ketë kod zgjedhor. Populli voton për ata që i përshtaten atij jo për sherrxhinjtë e mashtruesit me video false. Në doni të dini asnjë njeri nga populli nuk i njeh programet e partive, por në votime zgjedh atë parti që i përshtatet. Është hedhur mendimi i disa partive, që të votohet për kandidatët, jo për partitë, po kjo nuk zgjidh asnjë gjë, se në të dy rastet partitë do t’i caktojnë kandidatët.

Kemi përpara zgjedhjet lokale. Natyrisht ato janë test për zgjedhjet e tjera dhe ka mundësi që të kërkohet sërish një kod tjetër zgjedhor. Por le të ndalemi tek zgjedhjet lokale. Reforma administrative u ka krijuar mundësi partive që në këshillat bashkiakë të zgjedhin element të përshtatshëm, që t’i pëlqejë populli. Ata konsiderohen si deputetët lokalë, që diskutojnë dhe vendosin për problemet dhe hallet e popullit. Ju lutemi, nëse keni mundësi, shikoni përbërjen e këshillit bashkiak çfarë monstre kanë zgjedhur. Nuk po qajmë për arsimin e tyre, po për moralin dhe njerëzillëkun që kanë. Do të ishte mirë që edhe këta të hidhen në popull për t’i votuar, jo t’i caktojnë partitë. Derisa ata quhen përfaqësues të popullit, atij i takon t’i zgjedhë. Përse kanë frikë partitë, apo se u mbeten militantët pa punë? Ka patur raste që shumica e këshillit bashkiak ose komunar e ka bllokuar bashkinë për probleme që lidheshin me popullin. Po ata nuk janë caktuar atje për të punuar kundër popullit. Kjo ndodh se urdhërat i jep politika,se e di çfarë monedha ka zgjedhur. Këshilltari është përfaqësues i popullit dhe duhet të flasë me gjuhën e popullit. E njëjta gjë bëhet edhe me zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve zgjedhore. Por me momentin që ata janë zgjedhur e trajnuar nuk përfaqësojnë partitë, por ligjin, se aty nuk është vendi i politikës.

A e dini ju që opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet e ardhme lokale? Me këtë politikë shpifjesh e sharjesh askush nuk mund t’i japë votë, sepse populli voton alternativën jo sherrin. Ajo po hamendëson se si të krijojë ndonjë shkak pa shkak, që t’i kundërshtojë ato. Drogën nuk besoj se e përmend më,se ajo mori fund, do mund të nxjerrin ndonjë Babale tjetër. Politikën e kundërshtisë pa asnjë shkak nuk ta pranon, as populli, as ndërkombëtarët. Këto ditë dëgjova nga goja e një deputeti opozitar, që u thoshte të vetëve në një takim, se edhe këtë radhë Rama do t’i fitojë zgjedhjet. Mirëpo ndonjë parti harrakate hedh mendimin, se 85 përqind të popullit nuk e duan më Ramën! Nuk e kuptojmë këtë opozitë se si do të hyjë në zgjedhje pa një program e alternativë. E vetmja alternativë që ka shfaqur deri tani ishte vetëm shpifja dhe sharja. Me të shpifur e me të sharë nuk merren votat e popullit, as nuk rrëzohet qeveria. Zgjedhjet kanë filluar, po opozita të mos merret me video boshe,të hedhë në popull alternativat dhe vlerat e saj nëse i kanë mbetur. Nëse ajo do të bëjë si në zgjedhjet e para, që u ngujua në çadër, kur kundërshtari kishte bërë gjysmën e fushatës, të mos shpresojë për vota, po le të merret me ndonjë video mashtruese.

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 10:55

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çdo ditë e më shumë po kthehen në një melodi tallavaje të cilat të japin ndjesinë e një  miksazhi erë qoftesh, bërxol

Postuar: 16/06/2019 - 07:41

Sa herë nis të shkruaj për dëshmorët, mendja më shkon edhe te familja Zherdi me Katër Yje të Pash

Postuar: 16/06/2019 - 07:38

Është jo e habitshme, por është jashtëzakonisht e turpshme në vitin 2019-të kur forca politike që

Postuar: 16/06/2019 - 07:35

Nuk është hera e para që presidenti aktual Ilir Meta merr vendime që dëmtojnë më shumë figurën e

Postuar: 15/06/2019 - 07:15

Ka një dallim esencial midis protestave qytetare, lëvizjeve popullore nga protestat e turmave, të

Postuar: 15/06/2019 - 07:14

Për një kohë jo të shkurtër, Shqipëria kishte dy parlamente.

Postuar: 15/06/2019 - 07:12

Frika dhe interesi janë dy forca që i bashkojnë njerëzit.