BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Opinion / Editorial

"Komitet politika" e telenovelës ramiziste të pushtetit lumpen komunist!

"Komitet politika" e telenovelës ramiziste të pushtetit

Nuk mund t’i gjenin ndonjë emër tjetër përveç se "Komitet Politik" atyre që transmetojnë "online", urdhërat dhe marrëveshjet nën të të lidershipeve elitokratë në PD - PS dhe nga pas LSI. Nuk mund ta emëronin "grup pune" për Kodin Zgjedhor! Jo, ju duhej "komiteti", sepse nga aty kanë dalë dhe prej pikërisht komitetit, janë si krijesa të shpifura politike. Sot do të përpiqen ndoshta për të pestën herë të shtyjnë sundimin e "lumpen komunistave" në rrugën e gjatë dhe të qelbur (për fat të keq) të një tranzicioni që refuzon filozofikisht demokracinë dhe që i ka rrënjët te klikat fajtore të partitokracisë shqiptare, por kryesisht në PS, PD, LSI etj. etj! Te njerëzit e rrënjosjes së pa turp "anti liri dhe demokraci" si Berisha, Rama, Nano, Meta, Basha etj. etj. etj. Te një valle e shëmtuar, anti shqiptare dhe anti integrim, që bëhet mes tyre me marrëveshjen më të qelbur që ndonjëherë fajtorët ndaj popullit të tyre kanë bërë me njëri-tjetrin për të mbajtur pushtete. Sot për arsye të një dobësie të madhe shoqërore tonën, do mblidhen sërish të tillë renegatë të turpit politik shqiptar për të bërë marrëveshjen e pestë tipikisht ramiziane, perverse dhe cinike, idiote dhe mashtruese. Po, në karakterin e dobët, sigurisht komunist leverdie, aspak idealist, por serfist dhe shërbëtor të mjeshtrit të tyre Ramiz Alia. Besoj ju kujtohet kur delegacioni i indikuar dhe pranuar nga Ramizi që shkonin si studentë e pedagogë (dikush) dëgjonte nga Ramizi - po ngadalë djema, se nuk i dini ca gjëra ju. Po, por njëri që nuk ishte aty kur ju dorëzua PD-ja ju bëri thirrje studentëve të brohorisnin për Ramiz Alinë në miting! Puntata e parë e ramizizmit ishte krijimi i "pluralizmit" mes PPSH, organizatave të saj të rinisë, bashkimeve profesionale dhe gruas e rinisë apo dhe të tjerave aty këtu. Ramizizmi tentoi deformimin dhe paralajmëroi akoma më keq degradimin e demokracisë. Po pra, sapo kishte filluar nga Ramizi krijimi i dy partive, të cilat do të mbusheshin me "lumpen komunistë" dhe pastaj me njerëz që do të ndiqnin linjën e tyre të fëlliqur të refuzimit me dëshirë të demokracisë dhe shkatërrimit të saj me anën e sabotimit dhe ligjeve të pazbatuara. Pjesa e dytë e telenovelës ramiziane ishte pikërisht ajo e krijimit të PD-së dhe shalimit mbi të pikërisht të një lumpen komunisti si Sali Berisha. Por dhe të kalimit të PPSH-së në PS. Pjesa e tretë ishte marrëveshja e komunistëve lumpenë dhe anëtarë leverdie në Trieste. Ishte pjesa më e fëlliqur e marrëveshjes së komunistëve për të devijuar realisht ëndrrën e shqiptarëve për liri dhe demokraci duke ju dhënë forcën dhe pushtetin përgjithmonë "lumpen komunistave" në ADN-në e tyre idiote dhe të fëlliqur. Me to u bashkuan dhe lumpen të burgosurit, lumpen të persekutuarit dhe lumpen të shpronësuarit për të dëmtuar qartësisht të persekutuarit realë dhe të shpronësuarit realë të cilët u dëmtuan akoma më shumë se në kohë të babait të këtyre (dje dhe sot) që kanë tridhjetë vjet në pushtet dhe që është Enver Hoxha. Po dhe që janë ndjekës të qartë të mentorit të mefshtë dhe skuth të tyre ose Ramiz Alia. E parafundit marrëveshje tragjike e tyre si puntatë telenovele ramiziane është ajo e vitit 2008-të mes një lumpen renegati komunist si Berisha dhe një lumpen renegati demokrat në bindje si Edi Rama. Kodi Zgjedhor i tyre është më fanatiku anti-demokraci dhe anti-mundësi të zgjedhjes së popullit për përfaqësuesit e tij politik! Sot Shqipëria apo më mirë shqiptari, nuk zgjedh, ai vetëm pranon se çfarë e urdhërojnë "lumpen komunistët ramizistë" e PD, PS, LSI dhe të tjerë bishta pas tyre. Sot komiteti i këtyre lumpenëve (më vjen keq për zotin Murrizi nëqoftëse është aty) po tentojnë për të fundit herë të shtyjnë tranzicionin e shëmtuar dhe shpërfytyrues për demokracinë në Shqipëri. Ata nuk duan që shqiptari të votojë qartë dhe haptas për atë listë njerëzish që dalin nga këta farë lumpenësh, por të ketë aftësi renditjen e tyre sipas preferencës! Sërish lumpenët nuk duan që të votojë kontribuenti shqiptar që është jashtë shtetit me banim. Të tillë lumpenë i duan koalicionet për të deformuar me manovrat e tyre të turpshme shumicën reale që do shqiptari apo shoqëria shqiptare. Jo nuk e duan aspak mendimin e votuesit shqiptar mbi shumicën reale që del nga votat e tyre mbas zgjedhjeve! "Lumpen komunistët" do të përpiqen për të fundit herë, që të mbajnë të sigurtë "elitokracinë post komuniste" të pasuruar kriminalisht në Shqipëri. Ata të komitetit politik (më vjen keq për dy njerëz) duan të luajnë pjesën e fundit të telenovelës ramiziste në Shqipërinë post komuniste dhe post PPSH. Ato me marrëveshjet e tyre gjithmonë kanë sabotuar demokracinë, por nuk kanë arritur ta thyejnë akoma. Sot do të tentojnë shprishjen e mëtejshme të demokracisë dhe i kanë kushtet, sepse ndërkombëtarët mirë se i lejuan ta vendosin emrin "komitet" duke mos ditur gjë se shqiptarëve ju çohen nervat dhe nuk besojmë më nga ky emër i qelbur dikur në diktaturë, por dhe po i përkëdhelin disi. Ndërkombëtarët po lejojnë që "lumpen komunistët" në ambasadat e tyre të bëjnë "kurban" aspiratat e demokracisë në Shqipëri me anën e marrëveshjeve të maskarenjve kundër lirisë dhe shtetit ligjor. Ndërkombëtarët po lejojnë që këta lumpenë të thonë - lista e mbyllur është demokracia vetë. Po sidomos PD-ja e njeriut më lumpen që është Basha. Apo ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pa ata që kanë braktisur paturpësisht Parlamentin dhe që duan të bëjnë "rrotacionin", sepse kështu është vendosur që në kohë të Triestes mes Berishës dhe Nanos. Me parimin të mos lejojnë kurrë të vijë në pushtet një parti, e cila nuk ka as origjinën nga ne dhe as parimet tona të lumpen komunistëve në Shqipëri. Sepse në fakt këta nuk janë sot "lumpen proletariat". Jo jo, janë ekstremisht të pasur dhe kanë qënë edhe dje! Shqiptarët janë dhe duhet të qëndrojnë në mes sipas kësaj teorie ramiziste - ose partisë (PD) që bëri ‘96, ‘97, ‘98, ‘99, por dhe Gërdec e 21 janar e që vodhi sa mundi dhe partisë (PS) që mori pjesë në ‘97, 21 janarin, shembi teatrin, vodhi me PPP më shumë se Berisha, pa projekte dhe që nxori tanket në rrugë në pandemi, por dhe frikëson me video spitali gjysma gënjeshtra dhe gjysma etikisht dhe moralisht një turp. Pastaj për LSI është e kotë të flasësh sepse blloku, floriri dhe kalimi sa një anë dhe tjetrën, duke bërë baltë ministritë që kishte qejf e klasifikon si partinë ku gjithça është kthyer në euro, absolutisht gjithçka. Sot do të bëjnë sikur luajnë "demokracish" në komitetin e "famshëm" politik. Po dhe të bëjnë në fund një tjetër mashtrim të madhe ramizian. Në mungesë të gjatë, Gjykata Kushtetuese dhe duke falur dhe puthur njëri-tjetrin që të grinden përpara kamerave pas "kuintave". Sot duan të bëjnë një gropë tjetër që shqiptarët të bien sërish brenda. Dhe e keqa është se sot të tillë lumpen komunistë i shoqërojnë (sepse nuk ka të tjerë) dhe ndërkombëtarët miqtë tanë në këtë rrugëtim të vështirë. Sërish do provokojnë, sërish do mashtrojnë sërish, do të deklamojnë patetizmin e tyre "lumpen komunist". E me sa duket ne sërish do të pranojmë këtë mashtrim.