BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Opinion / Editorial

Komunikatë e policisë në seri: Autori në vendngjarje me arrest në shtëpi!

Komunikatë e policisë në seri: Autori në vendngjarje me

Pothuaj është bërë standard, gati me saktësi matematikore që sa herë flitet për një vendgjarje, një krim të rëndë, tentativë për grabitje, vrasje, rrahje, plagosje, të evidentohet se në këtë krim njëri nga personat pjesëmarrës në konflikt të rezultoi në komunikatat si individ me precedent penal. Në fund të komunikatës së policisë deklarohet edhe togfjalëshi: Ka qenë “me arrest shtëpie”. Kontingjenti keqbërës dihet se është në shumicën e rasteve përsëritës, i skeduar dhe identifikuar nga policia. Jo pak prej tyre janë shtetas që fatkeqësisht sa herë dalin nga qelia riciklohen në rrjedhën e ngjarjeve kriminale, duke kryer vepra të tjera të dënueshme. Në këto tri dekada, jemi njohur me qindra raste të tilla. Janë flagrante pasi edhe pse individi është i dënuar për një krim të rëndë, ai pasi ka fituar lirinë, jo pak raste me procedurë, është lënë i lirë dhe po i njëjti person rifutet në ciklin e krimit. Herë si protagonistë, herë si mbështetës dhe në jo pak raste edhe si person kryesor që merr rol drejtues të një grupi kriminel që akuzohet për vrasje, atentate apo grabitje me armë. Më së shumti këta individë janë të njohur për krime të rënda si vrasje apo të mbetura në tentativë të kryera plotësisht me koshiencë, pa folur për atë kontingjent që kryen akte të tilla me porosi që rëndom etiketohen “vrasës me pagesë”. Nëse i referohej kronikës së zezë, e cila është e përditshme dhe në jo pak raste zë ballinën e shtypit dhe lajmin e parë në ekranet e televizioneve, njihesh me dhjetëra raste të tilla që shtrihen në gjeografinë e tërë territorit të Shqipërisë. Që do ketë ngjarje të tilla, kjo nuk mund të diskutohet pasi në shoqërinë tonë si në tërë shoqëritë e tjera në shtete edhe me polici të sofistikuara nuk mund të zerohen ngjarje të tilla. Kjo nuk na bënë ne si vend origjine të krimit. Fenomene të tilla është detyrim i organeve të rendit që të minimizohen dhe parandalohen. Ajo që të bënë më shumë përshtypje dhe që të ngacmon në psikikën dhe ndërgjegjen qytetare, është një fakt shumë domethënës dhe i rëndë që duhet të ngarkojë me përgjegjësi deri edhe ligjore personat dhe strukturat përgjegjëse. Çuditërisht në të gjitha grupet më të ekspozuara, njëri apo dy a tre personat pjesëmarrës në vepra kriminale, është individ që në kohën kur është bashkautor në një krim, është me masën e dhënë nga gjykata “arrest shtëpie”. Persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri shoqërore, të predispozuar për të kryer vepra të rënda në dëm të shoqërisë dhe jetës së individëve, jo më kot dënohen me “Arrest shtëpie”. Është gjykimi dhe vendimi i gjykatave që japin këtë verdikt dhe këtu nuk vëmë në diskutim nëse është vendim i drejtë apo i gabuar. Nëse duhen dhënë masa të tilla apo duhet vepruar ndryshe, duke i shkallëzuar masat deri me burg në qeli, atje ku vuajnë dënimin deri në daljen para trupit gjykues, shumica e keqbërësve të përfshirë në krime të rënda apo të çdo lloji tjetër. Ajo që duam të vëmë theksin, është se pikërisht, ky kontingjent nuk mbikëqyret dhe nuk kontrollohet nëse është në arrest shtëpie apo e thyen këtë masë sigurie, duke lënë shtëpinë dhe del në qendrat e qyteteve apo bën pushime si njeri i lirë. Masa “arrest shtëpie” presupozon një masë më të lehtë se arrest me burg, por në fund të fundit, është masë dënimi deri sa trupa gjykatës të shpallë vendimin përfundimtar. Një person me arrest shtëpie, duhet të jetë i mbikëqyrur nga organet ligjzbatuese, të cilët duhet të kontrollojnë për çdo minutë nëse i dënuari me këtë masë e zbaton vendimi e gjykatës apo i thyen dhe del sikur të ishte një qytetar i lirë që ka të gjitha të drejtat që i jep Kushtetuta në një kohë kur ai është i privuar nga këto të drejta pas akteve dhe veprave penale që ka konsumuar. Masat ndaj tij i jep gjykata dhe i zbaton ose duhet t’i vërë në jetë policia përmes shërbimeve pranë banesës ku ndodhet i dënuari me arrest shtëpie. Kjo është e shkruar dhe duhet të zbatohet për secilin që është duke vuajtur një masë të tillë dhe të kontrollohet për mos të rrëshqitur dhe për të thyer vendimin, duke bërë sikur nuk është me masë kufizuese, po njeri që paska të drejtën të lëvizi lirisht dhe për më keq të riciklohet në vepra të rënda kriminale. Masa arrest shtëpie në sistemin tonë të drejtësisë janë dhënë edhe për kriminelë të rrezikshëm. Edhe për raste që ishte e sigurtë se do arratiseshin për t`i shpëtuar ligjit. Siç ka ngjarë me trafikantin turk, i cili u la me arrest shtëpie, pa asnjë adresë dhe ai u largua në drejtim të paditur. Ditët e fundit në komunikatat zyrtare të policisë, siç ishte rasti i ngjarjes tek ish-stacioni i vjetër i parkut të autobuzave, u plagosën dy qytetarë, të cilët u ndaluan nga policia dhe brenda një kohe të shkurtër u ndaluan edhe dy atentatorët, ku rezultoi se njëri prej tyre ishte me precedent penal me arrest shtëpie. Po kështu edhe në ngjarjen e Lezhës, njëri prej pjesëmarrësve në atentatin ndaj oficerit të policisë, ishte me masën arrest shtëpie. Nuk janë vetëm këto raste, ku individ me arrest shtëpi, përfshihet në atentate apo vepra të rënda penale. Shembuj të tillë, ashtu sikundër edhe rastet kur persona me urdhër mbrojtje, mbeten të zbuluar dhe bien viktima të atyre nga të cilët policia duhet t`i mbrojë. Masa arrest shtëpie, është masë që nuk aplikohet rrallë, përkundrazi është tendencë në shumicën e atyre që dënohen me arrest me burg, ku mbrojtja bën të gjitha përpjekjet për t`ua lehtësuar masën. Çuditërisht dhe për të ardhur keq, ata që e përfitojnë këtë masë të lehtë izolimi deri sa të marrin dënimin apo pafajësinë nga organet kompetente, prokuroria dhe gjykatat, të qëndrojnë në shtëpi. Po nëse vendimi i gjykatës është arrest shtëpie, atëherë si duhet mbikëqyrur kjo masë nëse zbatohet nga i dënuari dhe si duhet kontrolluar zbatimi i saj? Policia e ka për detyrë sipas gjykatave dhe prokurorisë të kontrollojë zbatimin e ligjit. Po sa zbatohet një mbikqyrje e tillë dhe sa është numri i atyre që duhen ruajtur në arrest shtëpie? Se për ata që masa e dënimit është arrest me burg, ekzistojnë struktura të posaçme dhe mbikëqyrja e tyre është e mundshme pasi janë në mjediset e burgjeve, siguria është e lartë dhe kontrolli i mundshëm. Ata që janë në arrest shtëpie duket se jenë të pambikëqyrur, të mundshëm të dalin sa herë të kenë nevojë apo të kryejnë akte të rënda, duke u bërë pjesë e veprave që cënojnë sigurinë dhe dëmtojnë pronën apo vënë në rrezik jetën e qytetarëve të pafajshëm. Në këtë kuptim, kjo masë deri sot rezulton me shumë probleme dhe nuk është efikase. Deri sa Kodi Penal e presupozon një dënim të tillë, atëherë duhet që të shoqërohet edhe me masa të jashtëzakonshme, pavarësisht nga kostot dhe numri i policëve që duhen mobilizuar për të siguruar me arrest shtëpie të pakompromentueshëm. Tek e fundit, çdo i arrestuar kërkon lirinë. Askush nuk do donte të qëndronte në izolim edhe pse ka kryer një krim apo është përfshirë në veprimtari keqbërëse. Në këto kushte, është e patolerueshme që individ me masë sigurie, arrest shtëpie që nuk kanë asnjë të drejtë që të lëvizin të lirë, të hapi portën e shtëpisë, t’i hipi makinës, të dalin për pazar apo për kafe kur në realitet duhet të qëndrojnë në shtëpi. Dihet se banesa në këtë rast luan rolin e qelisë së paraburgimit. Edhe qelitë ruhen njëzetë e katër orë nga trupat e policisë së burgjeve dhe kush toleron dhe bën lëshime dënohet nga organet e drejtësisë. Po në të njëjtin status gjendet edhe ai me arrest shtëpie. Nëse policia e lë të lirë dhe nuk e mbikëqyr zbatimin e vendimit, atëherë ndodh si deri më sot që edhe me arrest shtëpi edhe i lirë për të shkuar në dasma apo festa në qytet apo vizita në familje. Është kjo mungesë që në jo pak raste sjell edhe riciklimin e personave me precedent penal në krime të ndryshme. Dhe komunikatat e policisë do të citojnë njëlloj si në këto tri dekada: Policia konfirmon se në ngjarjen e rëndë ndodhur në datën…, ku u përfshinë tre persona, dy prej të cilëve me precedent penal që kanë qënë të dënuar apo kanë marrë pjesë në ngjarje të rënda, njëri prej tyre ishte me masë sigurie “arrest shtëpie”! Arratisja nga shtëpia e atyre që duhet të zbatojnë vendimin e gjykatës nuk është përgjegjësi vetëm e individëve që vuajnë këtë masë izolimi, po së pari e organeve kompetente, të cilat mbajnë përgjegjësi kur një i arrestuar, i dënuar me arrest shtëpie i rikthehet veprimtarisë kriminale. E kujt është përgjegjësia në këto rast? Individët që thyejnë masën e sigurisë dhe kryejnë akte të rënda, natyrisht që do dënohen. Po organet ligjzbatuese, a nuk janë bashkëfajtorë dhe a nuk duhen dënuar për mungesë kontrolli dhe mos zbatim të vendimit të gjykatave? Nëse do bënin detyrën, atëherë nuk do kishte asnjëri guximin të dilte nga arrest shtëpie dhe të përfshihej në krime. Ky tolerim është më shumë se vetë krimi!