BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Komunizmi iku, por apologjetët e tij eulogjizojnë të kaluarën

Komunizmi iku, por apologjetët e tij eulogjizojnë të

Interesant është momenti kur ke kohë të lirë dhe vështron kur shetit apo ecën diku për të mbaruar ndonjë punë, se si librat e vjetër dhe të rinj të botuar me mundin dhe djersën e shumë shkrimtarëve klasikë, shkrimtarëve të tjerë të vjetër e të rinj, librat dhe tekstet mësimore të shkencëtarëve, të krijuesve, dramaturgëve, poetëve, gjenden në parmakët e urave të Tiranës, ose në ndonjë qoshe rruge që presin të blihen e të shiten. Ky pazar i çuditshëm rruge me librat, më duket sikur ka diçka të ngjashme me ato kurtizanet e rrugëve që presin të kapin ndonjë djalosh të ri apo dhe ndonjë plak të leqendisur e qejfli pensionist për t’i dhuruar me pak para - një kënaqësi të çastit që shpejt harrohet njëlloj sikur të pinë një dopio raki. Vetëm se kënaqësia që të jep një libër i bukur kur e lexon ose edhe kur e boton, është e një lloji komplet tjetër me kënaqësinë që të jep për një çast një kurtizane, sepse siç thotë dhe Mustafa Greblleshi, një shkrimtar dhe përkthyes i 1001 Netëve, është një lumturi qiellore që nuk krahasohet me asgjë tjetër, sepse ka të bëjë me punën e autorit, me mundin e tij të shpërblyer me një lexim të vëmendshëm apo me një botim pas një pune të lodhshme. Dikur librat e Bibliotekës së madhe të Pallatit të Kulturës ku sot shkojnë shumë pak njerëz, - gjendet në rrugë, dhe si i thonë kanë dalë në …pension dhe vetë biblioteka është rrudhosur tashmë në disa salla të vogla. Keqardhje kur sheh punën e intelektualëve rrugëve që pret ta shohin kalimtarët në vend që të kishte prani më serioze. Sidoqoftë jeta e vrullshme e ditëve të sotme dhe hi-tech e ka shkaktuar këtë zallamahi, sepse njerëzit lexojnë në celularë në vend të librave, informacione të pafund shumë nga ato të panevojshme. Në vitrinat e librarive më të njohura sot në Tiranë, por edhe në Durrës e më pak në qytete të tjera, në librat e botuar pas viteve ‘90, gjenden libra midis të cilëve edhe nga autorë të cilët kanë qënë të persekutuar për shkak të ideve, ose kanë qenë të persekutuar, por dikur kanë patur poste të rëndësishme gjatë diktaturës, apo poste të një niveli që mund të quhej i “paprekshëm”. Tek shkrimet e të persekutuarve të bien në sy dy lloj të persekutuarish: ata që kanë qenë dënuar si armiq të partisë, por që nuk kanë patur poste dhe të persekutuarit të cilët kanë qenë në poste drejtuese, por janë dënuar po nga ajo parti gjithashtu si armiq të popullit.

Ndërsa të parët kanë vuajtur për shkak të idealeve të tyre anti-komuniste, të cilat i kanë shprehur haptazi, por janë dënuar, dhe ndonjë nga ata që mbeti gjallë është bërë shkrimtar për të shkruar vuajtjet e hequra nën regjimin komunist. Këta meritojnë respekt të veçantë. Një pjesë e vogël e të persekutuarve nga regjimi, familjarët e të cilëve ishin në poste drejtuese, por u “shkau këmba” për mos ndjekjen e vijës së diktatorit, përfunduan në burg ose u vranë, por disa nga këta të persekutuar gjithashtu u bënë shkrimtarë për të shkruar vuajtjet dhe dhimbjet që u shkaktoi regjimi komunist, por jo se kundërshtuan atë regjim, por sepse u dënuan për intriga dhe komplote kundër regjimit, me një fjalë për poste. Ka dhe një kontingjent tjetër të tretë shkrimtarësh, të cilët as nuk janë persekutuar dhe as janë dënuar, por kanë qënë drejtues në kohën e diktaturës dhe kanë gëzuar që atëherë dhe gëzojnë simpatinë e lexuesve. Interesant është fakti që asnjëri nga këta shkrimtarë nuk ka qenë disident të themi si ish presidenti i Çekosllovakisë Vllacllav Havel. Madje një nga shkrimtarët më në zë të Shqipërisë botoi para viteve ‘90, libra që lavdëronin kohën e diktaturës, por në kohën e sotme boton libra që blasfemon si askush tjetër atë regjim dhe vice versa. Të jetë vallë për shkak se iu dhimbs populli? Apo për shkak të ruajtjes së nivelit të jetesës? Apo për të ruajtur një nam të mirë? Kuptohet qartë se kush nga ky kontingjent shkrimtarësh janë më të sinqertë me lexuesin e kush- Jo. Mendoj se duhet të jenë shkrimtarët që kanë vuajtur në atë kohë të diktaturës për shkak të ideve të tyre jo-komuniste. Ndërsa shkrimtarët e dalë nga dy kontingjentet e tjera, le t`ja lëmë kohës t’i gjykojë shkrimet e tyre, sepse gjithmonë opinioni i popullit për historinë dhe për ata që e shkruajnë atë, kalon në tre faza: fazën e kritikës, pastaj fazën e pauzës ose të harresës dhe pasi largohet brezi që e përjetoi, vjen faza e tretë, faza e rishikimit të historisë dhe të atyre që e shkruan atë. Shkrimtarët e kontigjentit të dytë, ata që familjet e tyre i kanë patur në drejtimin e vendit gjatë diktaturës pra që e shijuan privilegjet e një drejtuesi të asaj kohe, por pastaj për shkak të goditjes që u dha diktatori, i humbën privilegjet, madje mund të themi edhe aforizmën e sistemit diktatorial komunist se “revolucioni ha bijtë e vet”, sot vazhdojnë të shkruajnë për sistemin e kaluar, i botojnë librat, madje nëpërmjet këtyre librave japin të kuptojnë se… paskësh patur edhe drejtues të diktaturës “burra të mirë”, por që i vrau apo i burgosi diktatori, sepse po të kishin drejtuar ata vendin do të paskësh qenë ndryshe. Këto eulogjizma për kohën e diktaturës të futura në “kornizë”, por të rrethuara me ngjarjet e tmerrshme që ata kaluan nga ndëshkimi i diktatorit, përpiqen t’i japin përshtypjen se familjarët e tyre drejtues, por të rënë dhe të ndëshkuar nga diktatura, ishin njerëz të mirë, të ndershëm, si të tjerët… Sigurisht në shumë raste, demonët e diktaturës paraqiten si engjëj në shoqërinë e sotme. Dhe këtë shërbim ua kryejnë lakenjtë apo farefisi i tyre, në rastin tonë këta tipa shkrimtarësh përpiqen të duken si seriozë, si të sinqertë e sigurisht si bashkëvuajtës. Dhe në këtë kohë të pas diktaturës kur sistemi ka ndryshuar kur ka një konfuzion të madh informacioni mediatik dhe social ashtu siç është dhe demokracia e sotme në Shqipëri, kur ka një shoqëri shqiptare që akoma nuk është socializuar dhe qytetëruar, gjithmonë do të gjenden individë apo komunitete që i pranojnë këto shkrime. E rëndësishme është që ky kontingjent shkrimtarësh që eulogjizojnë, pavarësisht se kanë të drejtat dhe liritë e tyre të njeriut, duhen parë në mënyrë kritike dhe jo të lavdërohen apo të shihen me sytë e popullit njëlloj si të persekutuarit e vërtetë ata të ideve anti-komuniste. Për ta konkretizuar këtë problem mund të jap shembullin e Kadaresë së letrave shqip, i cili disa herë me radhë tentoi të marrë çmimin Nobel, por nuk e mori. Shkaku ishte sigurisht i qartë, sepse ky shkrimtar dikur apologjet i talentuar i diktaturës, papritur një ditë të bukur na u kthye në një blasfemues të talentuar po të kësaj diktature. Pra mesazhi i këtij shkrimtari dikur shkrimtar oborri, me poste partiake dhe shtetërore, por tashmë një anti-komunist i tërbuar, nuk është për popullin e tij dhe për botën, por ka një mesazh personal shqiptar të tipit: “Dridheni sa të mundni dhe përfitoni sa të mundni nga çdo sistem, që të jetoni mirë”. Së fundmi edhe mesazhet që japin këta shkrimtarë që vijnë nga familjet drejtuese të diktaturës që shijuan privilegjet e diktaturës, por që e pësuan nga lakmia e tyre, janë mesazhe diabolike të cilat njerëzit që i lexojnë apo institucionet që u japin çmime, duhet t’i kenë parasysh, sepse janë mesazhe që i përkasin një klase që dëmtoi vendin dhe popullin shqiptar. E çfarë mesazhi mund të vijë nga ky kontingjent njerëzish që janë mbushur me mllef e urrejtje për këdo që i pengoi të rrinë në pushtet? Mesazhi i tyre i fshehtë është sa djallëzor aq dhe intrigues: “ishim mirë kur ishim keq” dhe “do ishim më mirë sikur të drejtonim ne diktaturën”.