BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Opinion / Editorial

Koncepti i decentralizimit është kompleks dhe shumëdimensional

Koncepti i decentralizimit është kompleks dhe shumëdimensional

Lloje të ndryshme të decentralizimit në pushtetin vendor, dallohen për shkak te karakteristikave te ndryshme, implikimit te politikave, dhe kushteve për sukses. Llojet e decentralizimit përfshinë decentralizim politik, administrativ dhe fiskal. Bërja e dallimeve ne mes te llojeve te decentralizimit është e rëndësishme për të bërë të mundur një decentralizim te suksesshëm. Disa nga elementët e veçantë qe duhen trajtuar janë në aspektin ekonomik dhe ligjor.

Duke marrë parasysh situatën socio-politike në Shqipëri, duhet te merret në konsideratë ne mënyre të veçantë situata aktuale e vetëqeverisjes lokale dhe divergjencat socio-politike, në ndarjen e thellë në mes të grupeve te interesit dhe bashkësive të ndryshme etnike, kjo bënë qe kapitali social në nivele të ndryshme në raste të caktuara të marrë tendenca të keqpërdorimit me arsyetimin e mbrojtjes se interesit madhor që të çon në margjinalizimin dhe keqpërdorimin e grupeve te ndryshme etnike te cilat janë shumice ne territore të vogla në Shqipëri. Duke u margjinalizuar kapitali social në kuadër të keqpërdorimit politik prodhon edhe pasoja negative për organizimin e mirëfilltë politiko-social për futjen në eficencë të kapitalit ekonomik dhe për kthyerjen në prodhimtari efektivë të kapitalit social, ekonomike dhe natyror. Këto element shoqërohen edhe me dilemën e ekzistencës se ligjeve duke vënë në dyshim funksionalitetin e ligjeve dhe zbatueshmërinë në nivel lokale në pjesë të caktuara të territorit.

Kombinimi i aspekteve socio-politike, ekonomike dhe baza ligjore janë të rëndësishme për krijimin e frymës pozitive në aspektin e krijimit të politikave zhvillimore lokale dhe për avokimin e interesave lokale ne kuadër të rritjes se kompetencave dhe krijimin e njësive të reja komunale të cilat do te ndikonin drejtpërdrejt në rritjen e kualitetit të jetës së qytetarit. Distanca psikologjike nga zyrtarët e qeverisë qendrore dhe qytetarit qe ata udhëheqin është një arsye tjetër për dështimin e qeverisë qendrore për të ofruar shërbime në nivelin lokal. Shumë shpesh aktivitete e qeverisë qendrore në nivelin lokal nuk janë të udhëhequra nga kërkesa e qytetarëve lokal, por janë të imponuara nga ndonjë prej agjensivë të cilat zhvillojnë ideologji ne kontekstin e interesave të qeverisë qendrore.

Sidoqoftë përvoja ka treguar së qeveritë qendrore shpesh janë të paafta që në mënyre efektive të implementojnë politika dhe programe zhvillimore ndërsa qeveritë lokale kanë potencial për të qenë më efektive duke njohur rrethanat dhe nevojat lokale në mënyrë më të saktë dhe dukë pasur interesa politike për të zhvilluar politika më të rëndësishme në nivel lokal, dhe që ato të jenë më efektive. Në shumë vende një nga motivimet kryesore për decentralizim është perspektiva e rritjes së zhvillimit lokal. Zhvillimi është i mundur edhe pa decentralizimin por, avantazhet e qeverive lokale të forta dhe administrata më efikase ndihmojnë shumë për të përmirësuar projektet dhe për të rritur efektivitetin për zhvillimin lokal.

Demokracia dhe mbrojta e lirive, gjithashtu përfshin mundësinë për të influencuar në vendimmarrje të cilat direkt ndikojnë në jetën e njerëzve dhe mundësinë për të jetuar në liri dhe në paqe, qeveritë lokale janë në gjendje të ofrojnë këto aspekte të demokracisë në mënyrën që qeveritë qendrore shpesh nuk arrijnë.

Një ndër argumentet tradicional për decentralizimin është se krijon potenciale të mbrojtjes për pakicat etnike, nëse pakicat banojnë në zona më një mase të caktuare të vetëqeverisjes, decentralizimi esencial i garanton të drejtat e tyre të jenë të lirë si të drejta kolektivë. Decentralizimi ofron mundësin e kombinimit të idealeve demokratike dhe të garancive për pakicat, mund të ofrojë zgjidhje për problemet me karakter të diversitetit etnik duke garantuar autonominë lokale, në mënyrë të veçantë për çështjet që konsiderohen të rëndësishme për identitetin etnik, dhe potenciali për konflikt më karakter kombëtar zvogëlohet.

Konkretisht në situatën politike në vend është e rëndësishme po ashtu edhe për shkak të plotësimit të standardit për qeverisje demokratike dhe si parakusht i hapjes së negociatave për statusin final, ku i jepet rëndësi e madhe zvogëlimit të mundësive të ndikimit direkt të qeverisë qendrore në jetën e bashkësive lokale duke pasur si qëllim parandalimin e mundshëm të keqpërdorimeve me pushtetin. Kjo politikë e devoluimit të pushteti dhe e presionit është përdorur në Itali dhe Gjermaninë e pasluftës së dytë botërore dhe vazhdon të jetë një nga politikat e presionit për vendet e ish-bllokut komunist të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Tendencat e publikuara në lidhje më decentralizimin tregojnë për një paqartësi të skemës se qeverisjes dhe të formës se përshtatshme të decentralizimit e cila do të duhej të zgjidhet. Zgjedhja e formës më të përshtatshme të decentralizimit, është njëra nder çështjet të rëndësishme që duhet konsideruar seriozisht për të pasur një decentralizim efikas dhe të qëndrueshëm. Në kushte të përshtatshme të gjitha format e decentralizimit mund te luajnë rol të rëndësishëm për pjesëmarrjen ne zhvillimin politiko-ekonomik dhe social por në rastin konkret të formës se organizimit te pushteti lokal nuk është e sigurt se do të ketë sukses, prandaj edhe forma e propozuar është shumë eksperimentalë dhe pa vizion perspektiv.

Ka paqartësi se cili nga llojet të decentralizimit është zgjedhur për t’u implementuar sepse mungon qartësia si nga forma ashtu edhe nga lloji, për shkak të mos publikimit në opinion publik të informacionit të nevojshëm dhe pamundësisë së qasjes në informacion në lidhje më atë se a janë bërë studime të fizibilitetit në zonat në të cilat është planifikuar të bëhet implementimi i pilot-projekteve, mungon informacioni se cili është kapitali social në nivelin personal? Cili është kapitali social në meso nivel?

Si do të arrihet të organizohet kapitali social më qëllim që ky kapital të shndërrohet në të mirë publike? Ne aspektin e studimit të fizibiliteti ekonomik mungon qartësia se sa do të kenë rentabilitet pozitiv komunat e reja?

Cilat janë burimet ekonomike që do të bëjnë të mundur ekzistencën e komunës së ardhshme? Kur dihet se ndonjë nga zonat e përzgjedhura ka si subjekt të tatimit apo taksave komunale një kafene në mes të fshatit apo disa shtëpi të vjetra të kualifikuara si të kategorisë më të ulet në kuadër të skemës kualifikuese si subjekt i tatimit në pronë, po ashtu duhet kushtuar një vëmendje e veçantë edhe çështjes se burimeve natyrore, nëse ekzistojnë.

Kjo lloj përzgjedhje e zonave relativisht të vogla të banuara kryesisht më popullsi etnikisht të pastër të qon në përfundimin se decentralizimi I filluar është më shumë decentralizim për efekte politike dhe i kalkuluar matematikisht për të plotësuar egon nacionale dhe politike të grupeve etnike sesa një projekt i studiuar mirë i parapare për të pasur një perspektive zhvillimore. Ky lloj decentralizimi i parë nga jashtë për shkak të pamundësisë së qasjes në informacion në lidhje më proceset te jep përshtypjen se po krijohen njësi administrative më karakter mono-etnik dhe që kanë vështirësi të mëdha të mbijetojnë në kuadër të pavarësisë ekonomike.

 Në kuadër të konceptit teorik mund të thuhet se kemi një formë të delegimit të pushtetit që është forma ma ekstensive e decentralizimit. Nëpërmjet delegimit qeveria qendrore transferon përgjegjësin për vendimmarrje dhe administrimin e funksioneve publike në organizata gjysmë te varura, organizata jo plotësisht te kontrolluara nga qeveria qendrore por përfundimisht përgjegjëse para saj.