
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit


Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik e të jenë të barasvlershëm me shoqërinë,se ajo është tepër përpara,shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më Sjelljet dhe pasionet ekstreme shkaktojnë pasoja të pakthyeshme në jetën e njeriut, njeriu, si qenie e tjetërsueshme në galaktikën e jetës,rritet dhe edukohet në mjedise të ndryshme në kalvarin e kohës. Eseistët, filologët dhe shkrimtarët kanë studiuar dhe arritur në konkluzione në sjelljet dhe pasionet ekstreme me pasoja të pakthyeshme në jetë. Të luash njerëzit me rregulla demokratike që çojnë në rezultate diktatoriale. Popullit duket se iu është ofruar liri, jo tirani, por përmes kësaj, për ta quajtur atë një dialog të miqve parti-njerëz, qëllimi në fund të dialogut është të pranojë idenë për të qenë nën udhëheqjen e një tirani. Zakonisht, shumë zyrtarë ballkanas veshin një lloj kostumi atëror. Ata ndihen si baballarë të njerëzve. Pavarësisht nga fakti që këta baballarë punojnë pas shpinës së djemve dhe vajzave të tyre, duke u përpjekur me çdo kusht të frenohen në vendin e duhur për ta. Fatkeqësisht, ky fenomen, aq sa tingëllon si një fragment nga një histori e largët, është ende i pranishëm në Shqipëri. Dialogu është pika e përbashkët, si vlerë e palëve apo shumë palëve ne bisedime. Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur. Ne shqiptarët dimë se koha ecën, mirëpo ne sikur nuk e shohim atë, prandaj dhe nuk ecim me të. Për shqiptarët, kohët e kaluara, nuk janë tjetër, përveç se përvoja të hidhura. Shqiptarët dëshirojnë që kohët e ardhshme të mos jenë tjetër përveç se mos u harrofshin. Shqiptarët kanë mundësinë që ta bëjnë kohën e vet më të dashur. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikë-bërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërçipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Evropës, ku synojmë të arrijmë. E dhimbshme, por e vërtetë. sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillimvitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Më të lexuarat


“Të godasësh qiellin me dy gishta”

Projektligji i pabarazisë së theksuar tatimore

Jogaxhinjtë e jogës...

Një President mes akuzave dhe ngjarjeve asnjëherë të praktikuara në demokracinë amerikane!

Revoltë e heshtur sipas polarimit politik në shoqërinë shqiptare

Sloganet populiste të binomit Berisha-Meta, shprehje e ekskluzivitetit narcist

Kryetar i cilës partie është “non grata”?!

Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!
