BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Koncerti stonaturë i ndërkombëtarëve dhe fragmenteve të politikës shqiptare!

Koncerti stonaturë i ndërkombëtarëve dhe fragmenteve të

Që ne nuk jemi të zot të bëjmë qoftë dhe një koncert harmonioz, perfekt dhe dinjitoz politik, kjo tashmë është legjendare, por që të futen si me dashje dhe pa dashje dhe ndërkombëtarët në "stonaturën" e jashtëzakonshme me ne, kjo është pastaj diçka gati gati "sublime" në fajin që mblidhet në kurriz të një shoqërie që vuan! Politika jonë është një stonaturë jo se nuk dinë të këndojnë kaq mirë apo se nuk kanë "vesh muzike", por se praktikisht nuk duan, nuk bëjnë dot një koncert në të mirë të shtetit dhe kombit, sepse sigurisht të dy këto "ideale" janë poshtë idealit të vetëm të tyre, që është pasurimi dhe sundimi anti demokratik në mbajtje pushteti. Koncerti për Kodin Zgjedhor sigurisht që është një stonaturë e qartë dhe e shëmtuar. Duket se është stonaturë, sepse duke filluar nga ndërkombëtarët u pa qartë se ishin të interesuar të mbyllnin në kohë një diçka që nuk ishte interes mes tyre, shoqërisë shqiptare dhe politikë. Vetë ndërkombëtarët përjashtuan interesin e shqiptarëve dhe kjo përbën bazën e fillimit të stonaturës. Ndërkombëtarët e nderuar, u interesuan vetëm që palët në bisedë të bien dakord dhe në mënyrë disi "stonate" lanë jashtë interesit atë që ka shumë kohë që është interesi parësor i shqiptarëve. Sepse interesi i tyre ishte marrëzia (largimi) me fuqinë impresionante të kryetarëve përbindësha të partitokracisë së krimbur me vese të sotme. Shqiptarët ishin të interesuar që të kishin mundësi zgjedhje dhe mes atyre individëve që i propozonin të tillë përbindësha. Por ndërkombëtarët nuk e kishin "detyrim" këtë gjë. E besoj se nuk e kanë as sot, sepse me sa duket nuk besojnë te interesi i njerëzve kaq shumë. Ndoshta janë mërzitur me pikërisht turmën e shqiptarëve që katapultojnë në mënyrë të shëmtuar pikërisht këtë klasë politike që është sot dhe do të jetë dhe nesër. E kjo përbën në vetvete një "notë stonaturë". Kanë vetëm dëshirën që të ketë një kod, por as që ju bën përshtypje se kush është themelore në pikërisht këtë kod, si sentiment dhe interes i publikut dhe zgjedhësit shqiptar në fund të ditës. Kryen një "gabim" sepse prishën një kod moral të të zotit të shtëpisë, duke u bërë ata mikpritës të vendimeve në ambasada dhe pastaj të votimit në Kuvend të një gjëje ambasade. Sigurisht dhe kjo është një notë fallco plotësisht stonaturë. E padyshim që kështu dhe do të vazhdonte, stonaturë pas stonature. Sepse ishte një e thënë e detyrueshme për t’u zbatuar e cila kishte të bënte me departizimin dhe depolitizimin e komisioneve dhe kjo gjë nuk u pranua dhe as që u shikua që të vihej në vijë. Kështu u bënë dy elementë të qartë thelbësorë që janë një listat e hapura si ide e shoqërisë dhe depolitizimi i komisioneve si ide e vëzhguesve dhe OSBE-ODHIR. Absolutisht një stonaturë e ashpër politike dhe diplomatike. Koncerti pastaj ka stonaturat e veta, sepse si PD-LSI dhe ambasadat nuk marrin parasysh të dinë se në Kuvend rregullisht ka numra të tjerë dhe marrëveshja në ambasadë është bërë mes një pale që ka numra dhe një pale që është "numër estrade", sepse nuk ka numra me vetëdashjen e saj. Në vend të saj, janë ata individë të listës që tani janë protagonistë dhe nuk duan kurrsesi mbasi janë anatemuar nga partitë e tyre, të japin votat për ata që një herë i fusin në listën kot dhe pastaj i shajnë dhe tani nuk i përfillin ose ju thonë idiotë. Tani ata kanë numra dhe me sa duket Rama nuk do të ketë me vetëdije më shumë se 77 votat e tij në votim. E për herë të parë, unë i jap të drejtë kësaj radhe dhe pse nuk pajtohem pothuaj për çdo gjë që bën. Do ishte gabim që ai të bënte lobingje deputetësh në këtë koncert të dobët dhe të qartë si stonaturë politike dhe tashmë i dyshueshëm nga të gjithë. Një kod i tillë si koncert politik është nga më të dobëtit dhe më vjen keq, por dhe ndërkombëtarët janë po kaq të dobët në këtë interpretim post pandemi dhe sigurisht është një humbje e madhe dhe për ta. PD sigurisht që është e pazonja të fitojë e vetme përballë Ramës dhe Rilindjes së tij. Basha është pikërisht ai njeri që ka mbajtur dhe mban në pushtet Rilindjen dhe një e keqe e madhe sot është se dhe Rilindja fitoren reale të saj ka - Lulzim Bashën. Po të kishte qënë ndryshe, nuk do kishte nevojë fare për ambasada për këtë gjë, as për këtë koncert të shëmtuar. Kodi duhet të ketë depolitizim të komisioneve mbushur me militantët më ashpërsisht të politizuar ku asnjëherë nuk mund t’i ndash dhe nga korrupsioni. Asnjëherë. E kjo gjë nuk u arrit dhe nuk e kam fjalën te propozimi i PS, por te mosdashja e PD-së ta prekë fare këtë gjë. Kjo është një nga pjesët më stonaturë të koncertit të shëmtuar. Listat e hapura sigurisht që nuk janë "zgjidhja", por kanë një gjë, që do ta detyrojnë politikën të mendohet dy herë më shumë si për mirë dhe po ashtu për keq, sepse mund të jenë faktor si i mirë dhe i keq në përdorim. Po dhe pikërisht kjo gjë, ky dyzim, i detyron të jenë shumë më të kujdesshëm. Është e vërtetë që koalicionet dhe largimi i tyre janë një zotim disi ambicioz, por nuk është propozim pa logjikë. Mungesa e tyre do të bënte të shikonin për herë të parë shqiptarët se kush është realisht forca e partive dhe elektorati i tyre i qartë. Po pra edhe kjo si formë deri tani keq është një stonaturë elektorale në Shqipëri. Në fakt si problem është më shumë pragu disi i lartë prej 5%. Dakord, por mund të bëhet 4% dhe që sigurisht do të ishte drejtësi politike në përfaqësim dhe jo stonaturë elektorale e pa kuptimtë që është sot, duke futur gjithfarë tipash! Fragmente të politikës shqiptare (unë u them fragmente, sepse janë njësoj, por vetëm fragmentarizohen ose janë një pjesë shkëmbi që është ndarë në copa) nuk është se nuk bien dakord. Ato sigurisht bien dakord në një gjë që është të vjedhin të gjithë dhe kush fiton akuzohet më shumë për vjedhje. E nuk e di nëse ndërkombëtarët e kanë mësuar këtë "notë të mrekullueshme" apo si i thonë në Shqipëri - bjeri në një vrimë fyellit. Gjithsesi paratë e këtij koncerti stonaturë të shëmtuar, do t’i paguajmë si gjithmonë ne! Po pra, ne vdekatarët këtu poshtë, që nuk jemi të zotët të ndërrojmë koncertistë, koncert maestro dhe sallë koncerti.