BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Konferenca e triumfit në Bruksel dhe e “grusht-shtetit” në Presidencë

Konferenca e triumfit në Bruksel dhe e “grusht-shtetit” në

Çdo shqiptar i drejton sot një falenderim të madh, thellë nga zemra, të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, ku përtej çdo parashikimi e pritshmërie edhe për më entuziastët dhe besimplotët nuk e përfytyronin që në atë sallë solidariteti të mbërrinin përfaqësues nga njëqind vende e organizma të rëndësishme financiare në shkallë globi. Të shkundnin portofolët në një shifër në total prej një miliard e njëqind e pesëdhjetë milionë euro. Një shifër rekord, përtej edhe vet vlerësimit total të dëmeve të përgjithshme të tërmetit të nëntorit 2019. Konferenca e Donatorëve në Bruksel foli për dhjetë orë shqip. Me mesazhin dhe gjuhën e Nënë Terezës, shqiptare, humanistes më të madhe të mbarë botës, u bë simbol i dhurimit i vendeve e shteteve për njerëzit në nevojë. Kështu në rrugën e shembullin e Shën Terezës, pjesëmarrësit në konferencë, treguan solidaritetin shembullor dhe kompaktësimin se të gjithë kanë diçka prej saj, brenda qenies së tyre dhe se njerëzimi është nga natyra human. Të gjithë ata që mbërritën në Bruksel, duke iu përgjigjur thirrjes së Shqipërisë, ftesës së kryeministrit Edi Rama, i cili vuri një bast të madh me veten, foli me të gjithë, kërkoi mbështetje, edhe pse u quajt nga jo pak lypës, i dështuar, përfaqësues i krimit, i pabesueshëm, këmbënguli deri në fund dhe falë gatishmërisë dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ia arriti të sigurojë këtë shifër rekord. Dhe ky tregues financiar, kjo shifër e grumbulluar, është jo vetëm një financim fantastik në fushën e rindërtimit të vendit pas tërmetit, po edhe një mbështetje politike për qeverinë e kryesuar nga Rama. Të gjithë në Bruksel ishin në mbështetje të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Fjala e tyre ishte kurajim pas një fatkeqësie të rëndë dhe një mesazh i jashtëzakonshëm se nuk jemi vetëm. Se popujt e botës, janë të bashkuar, ashtu si përballë çdo fatkeqësie. Njëherësh, kjo konferencë me përmasat që pati do jetë një portë e hapur edhe për raste e vende të tjera. Pra është një fillim i mbarë i një mesazhi, se popujt i bashkojnë fatkeqësitë dhe në nevojë janë një trup, pavarësisht gjuhës, largësisë, kombeve që u përkasin. Nuk është fjala për sa dha njëri apo tjetri shtet. Secili sipas mundësive dhe traditës. Po ajo që shkëlqeu në këtë ditë solidariteti, ishte shpirti human që shpalosi në atë sallë, ku ishin nga gjithë bota dhe iu gjendën shqiptarëve si në ditën e parë kur mbërritën nga tërë kontinentet, forca e mjete në ndihmë për të shpëtuar jetë njerëzore. Brukseli nuk kishte si të fliste më shqip dhe si të shprehte më mirë solidaritetin njerëzor të kombeve pjesëmarrëse. Në atë sallë u shpreh fuqishëm, mbështetja dhe gatishmëria për të ndihmuar. Dhe ne shqiptarët kemi arsye të mburremi me atë që vendosi kjo konferencë, jo në kuptimin për të treguar triumf, po për të thënë se nuk jemi vetëm dhe kemi në gjithë globin, miq të mirë. Në realitet, 17 shkurti ishte dita kur çdo shqiptar i kishte sytë nga Brukseli. Si do reagonin shtetet dhe organizmat financiare botërore, shtetet afër dhe larg, a do t`i besonin qeverisë shqiptare t`i lëshonin në dorë një çek kaq të shtrenjtë sa nevojiten për rikuperimin e dëmeve të ndërtesave dhe godinave të institucioneve të rrënuara, të humbjeve në biznese e shërbime shëndetësore e arsimore? Shumë hamendësime kishte kudo. Tek qytetarët e zakonshëm dhe te faktorët e ndryshëm politikë. Entuziastët dhe skeptikët, patën rastin të vendosnin shifra si të luanin në kazino. Jo pak prisnin një konferencë të dështuar dhe këtu tek ne ishin gati t`u frynim borive të dështimit personal të Ramës. Ashtu sikundër kur ia arriti nuk është meritë e tij, shumë të tjerë e gjykojnë mbështetjen, jo për qeverinë, po për Shqipërinë, ashtu sikundër është në të vërtetë. Do ishte mirë që Shqipëria të kishte resurse të mëdha dhe kjo shifër të ishte si diçka e vogël, po ja që kjo është Shqipëria, kaq e ka buxhetin. Të tjerë, mezi pritën që të porosisin qeverinë për mos t`i bërë rrush e kumbulla, partë e Europës, sikur këtu, janë bërë gati të rrëmbejnë donacionet, duke na poshtëruar në sy të dhuruesve. U gëzuam që kryeministri kërkoi një Akademi Kontrolli, të udhëhequr e drejtuar nga ekspertët më të mirë të botës dhe për të larguar çdo merak, ata që i kanë gati akuzat le t`i përgjigjen ftesës për të qenë në krye të kontrollit si opozitë me ekspertët më të mirë të tyre. Çdo euro e dhuruar duhet të kthehet në rindërtimin e vendit. Çdo tullë duhet llogaritur që të jetë në themelet e një ndërtese. Dhurimet nuk janë para të hedhura në pus të zi apo në erë dhe ata që i japin duhet ta dinë si përdoren. Po kurrsesi asnjë nuk mirëpret thirrjen e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili që menjëherë, sa mësoi shifrën mbi një miliard euro, nisi akuza për vjedhje dhe keqpërdorim të fondeve, siç u bë sipas tij, me financimet për reformën në drejtësi që u tretën si kripa në ujë. Në ditët që vijnë do ketë shumë zëra që do bëjnë gjithçka të minimizojnë e ta zvogëlojnë vlerën e Konferencës së Donatorëve. Do dëgjojmë se nuk janë të gjitha grante. Se janë edhe hua. Se shqiptarët duhet të shtrëngojnë rripin për t`i shlyer. Me këto jemi mësuar. Pa to nuk ka lezet. Po një gjë nuk mund të fshihet. Suksesi i Konferencës së Donatorëve dhe solidariteti i shumë shteteve të botës, do mbeten në kujtesën dhe mirënjohjen e popullit shqiptar përjetë. Ne shqiptarët nuk harrojmë. Ndaj, faleminderit të gjithëve. Po ajo që bëri shumë përshtypje, ishte një paralelizëm, gati simetrik që ngjante si këngët e çengieve në “Koncert në vitin ‘36” përballë artistes së madhe, Tefta Tashko Koço në Lushnje. Sikundër ka ndodhur edhe në ngjarje të tjera madhore, ku luhen fatet e Shqipërisë. Paralel, thua koincidencë me Konferencën e Donatorëve në Bruksel, atje ku shqiptarët kishin tërë vëmendjen dhe prisnin në ankth çdo ndodhte, jo vetëm ata që janë në qiell të hapur, po të gjithë u çuditën që në Tiranë, një tjetër konferencë u mbajt nga Presidenti i Shqipërisë, Zoti Ilir Meta. Në qendër të konferencës së presidentit, ishte grushti i shtetit dhe rrëmbimi i kompetencave të Metës nga veprimet e pamatura dhe keqdashëse të heqjes së kompetencave të presidentit si dhe grushti shtetit kundër drejtësisë. Në Bruksel u fol në shumë gjuhë për solidaritet. Në Tiranë presidenti goditi kryetarin e KLP zotin Dvorani, i cili sipas tij duhet të bëhej menjëherë subjekt i SPAK, pa treguar arsyet dhe pa asnjë fakt, vetëm se është ky institucion që liston emrat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, gjë që kundërshtohet nga zoti Meta. Francezët vinin në dispozicion të Shqipërisë 160 milionë euro në forma të ndryshme edhe për rindërtimin, Italia 65 milionë, Emirate e Bashkuara 100 milionë, Greqia 2.5 milionë dhe dyqind shtëpi e me radhë të gjithë. Presidenti e kishte hall të madh se qeveria kishte fyer Venecian. Ndërsa në Konferencën e Brukselit, piketohej rindërtimi dhe se si do ndërtoheshin cilësore shkollat, banesat, spitalet, kishat, xhamitë, pallatet, objektet social-kulturore dhe si do jepej asistencë për studime të thelluara për fenomenet sizmike, si të përballohen ato, në Tiranë, presidenti, betohej se do qëndrojë në krye të shtetit deri në korrik 2022. Shqiptarët mblidhnin me mend sa shkonte shuma e dhurimit dhe donacioneve, Ilir Meta, u thoshte se këtu më keni dhe kështjella e Presidencës është garantja e vetme e shtetit dhe demokracisë. Pra gjithë bota fliste nga Brukseli për rindërtimin, në Tiranë, Ilir Meta betohej për sundimin!