BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë

Rankimi Universiteteve bëhet mbi kritere të ndryshme, mbi Fusha  të ndryshme, dhe me Komisione të ndryshme, por sigurisht ndikon edhe vlerësimi subjektiv jo shkencor por politik.

Karakteristikë për Universitetet  shqiptare është se Universiteti më i mirë në  Rankimin Boteror me vlerësime me kritere Akademike, sipas  World University Rankings 2023 | Times Higher Education (THE), gjendet në vend të 8591 Polytechnic University of Tirana Albania  me rankimit sipas impact, sipas subjektit ka 16.2% dhe sipas reputacionit ka 2%. Universitetet e tjera shqiptare përrfshi Universitetin e Tiranës, jane shume me poshtë e nuk llogariten (Ëorld University Rankings 2023 | Times Higher Education (THE). Ndërsa në Europë  nga 688 Universitete renditen (rankohen), Universiteti Bujqësor i 605, Universiteti Durrësit i   606, Universiteti i Politeknik i 658, Universiteti i Tiranës i 677 ?!Pra, Rënia këtë vit është me 200 vende ndërkohë në listën e rankimeve janë shtuar vetëm 146 universitete . Një paradoks i vërtetë sepse nuk dihet se çfarë kanë marrë si kritere, mesa duke vetëm kriterin e `kënaqësisë së studentit`?! Në një rankim tjetër më të saktin sipas meje është tabela më poshtë sepse ka marrë parasysh disa indekse botërore për të vlerësuar Universitetet shqiptare, ku Universiteti Politeknik i Tiranës zë vendin e tretë si Lider Potencial Shkencor si dhe sipas disa indekseve -H. që i kam spjeguar më poshtë. Sidoqoftë rankimi për 30 universitetet shqiptare (universityguru.com - Rankings & Revieës 2023) ka patur dhe disa kritere të tjera jo akademike si:  Visibility 50% Excellence 35% Transparency 10% Presence 5%. Ndoshta ky rankim jo-akademik ka diferenca të madha me rankimin e mëposhtëm akademik. Sipas komenteve, Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri. 30 universitetet më të mira në Shqipëri të renditura nga EduRank bazuar në rezultatet e kërkimit, rëndësinë jo-akademike dhe ndikimin e të diplomuarve. Renditjet përcaktohen duke analizuar 36,8 mijë citate të marra nga 6,43 mijë botime akademike të bëra nga 30 universitete nga Shqipëria, popullaritetin e 105 ish-studentëve të njohur dhe bazën më të madhe të të dhënave të referencës në dispozicion. Sidoqoftë, Rankimi më saktë Universiteteve sipas indeksit -H (Albanian National H-index Ranking), pra sipas kritereve akademike, është si më poshtë.

 

                                                         

   

Sqarime:

 

National H-index - Hirsch llogarit se pas 20 vitesh kërkimi, një indeks h prej 20 është i mirë, 40 është  i jashtëzakonshëm dhe 60 është vërtet i jashtëzakonshëm. Nobel-min 30.

H-index Scopus - indeksi h është një metrikë për vlerësimin e ndikimit kumulativ të prodhimit dhe performancës shkencore të një autori; mat sasinë me cilësinë duke krahasuar botimet

 me citimet. indeksi h korrigjon peshën joproporcionale të botimeve shumë të cituara  ose botimeve që nuk janë cituar ende.

H-index WoS   - indeksi h bazohet në të dhënat e Times Cited nga baza e të dhënave. Ai nuk do të përfshijë citate nga burime jo të indeksuara. indeksi h bazohet në thellësinë e abonimit

të përdoruesit dhe në kohëzgjatjen e zgjedhur, në atë që disa artikuj mund të mos merren bazuar në ato parametra.

H-index -Google Scholar - Çfarë është një h-indeks i mirë në Google Scholar, Sipas Hirsch,

një person me 20 vjet përvojë kërkimore me një indeks h prej 20 konsiderohet  i mirë, 40 është i shkëlqyeshëm dhe 60 është i jashtëzakonshëm. Në përfundim mund të analizoj se: Kriteret janë vendosur nga anglo-amerikanët, dhe sigurisht në botë rankimin botëror e drejtojnë Universitetet Anglo-amerikane. Së dyti Në Shqipëri interesant është fakti se Universitetet me kritere më të pakta kanë më shumë studentë. Dhe kjo tregon ndoshta se futja e studentëve në Universitetet pa kualitete bëhet thjesht për të marrë një diplomë. Së treti, qeveritë duke vendosur notën mesatare  si  tregues kryesor i vlerësimit të një studenti, ka bërë që shumë student marrin nota mesatare relativisht më të larta sesa në të vërtetë, duke drejtuar kështu dhe dëshirën e tyre për një universitet të përzgjedhur si Mjekësia, Arkitektura, lëndët sociale e psikologjike, lëndët e drejtësisë dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Këto të fundit kanë më shumë teori sesa praktika dhe shkencë. Duke mos u vendosur klasifikuar Gjimnazet  me  pikëzim se kush gjimnaz është më i miri për shkak të stafit, laboratorëve, infrastrukturës, emrit, në Shqipëri po ndodh një fenomen korruptiv madhor ndër vite,  sepse studentët e gjimnazeve me stafin më të mirë, infrastrukturën më të mirë, laboratorët më të mira  fitojnë më pak të drejta për të hyrë në Fakultetet e preferuara se sa studentët e gjimnazeve pa këto  cilësi. Kjo shkakton që në Mjekësi p.sh.,, sidomos hyjnë studentë me nota mesatare të larta 10 absolute, por në universitet mezi kalojnë vitin… Kjo ndodh edhe për Fakultetet e tjera të preferuara. Nota gjithmonë e më shumë ka fiktivitet në zonat rurale se sa në Tiranë, Durrës, Korçë, Shkodër e Vlorë, ku kriteret e vlerësimit të Gjimnazeve janë shumë më të mira se në zonat rurale. Por më shumë në Mjekësi dhe në Fakultetet e preferuara po hyjnë studentë jo cilësorë pikërisht për shkak të fiktivitetit të notës. Së katërti, në Provimin e Maturës nuk ka sekretim të mirë të pyetjeve të PROVIMIT.  Kështu ka patur edhe një rast në kohën e Diktaturës kur në Tiranë u vodhën pyetjet e Provimit nga Lubonja  (sipas historisë) por sot korruptimi është masiv por i padeklaruar. Së pesti më qesharakja është se disa universitete krijojnë student ekselentë, kur në një kohë studentët e hyrë në atë Universitet kanë qenë me mesatare 6 ose 6.5, por na dalin ekselentë më 10 në Universitet. Pa i ngrënë hakun ndonjë individi me të vërtetë të përkushtuar, Ekselenca është qesharake tek studentët që hyjnë në Universitete me mesatare nën 7 dhe kështu gënjejmë veten dhe botën. Së gjashti, ekziston një mitmarrje galopante sidomos në Universitetet Publike ku provimet merren me para nën dorë. Ky është një turp i madh dhe kjo duhet ndaluar urgjentisht. Në Universitetet Private nuk ekziston kjo marrëzi   mitmarrjes. Së shtati, Rënia e Universiteteve Publike vjen edhe nga marrja në punë e pedagogëve pa cilësi, me miqësi  dhe me mitmarrje.  Së teti Titujt dhe gradat për Shkollat e larta Profesionale dhe ato dy vjeçare duhen riparë dhe vendosur kritere të tjera nga ato të Universiteteve, duke ndryshuar ligjin. Së nënti, buxhetet për kërkimin shkencor dhe për praktikat janë të vogla. Më mirë janë Universitetet private. Kadenca e Universiteteve shqiptare vjen edhe nga që nuk zbatohet rekomandimi për Universitetet publike të vendit që duhet të jenë 1 Universitet Publik për 1 milion  banorë.  Së dhjeti, artikujt e botuar nga shqiptarët mund të jenë shumë por cilësia dhe sesa ndikim kanë ato në shkencë, në kërkim, dhe interes le për të dëshiruar. Jo vetëm artikujt por duhen vendosur rregulla të tjera si dhe ndihmë financiare për artikullshkruesit. Ky problem mendoj se duhet bërë me dabat dhe i ftoj kolegët sepse Politika  dhe qeverisja ka shmangur Analistët nga vendim-marrja qeverisëse si në Arsim ashtu dhe në Mjekësi dhe kjo ka shkaktuar që në drejtimin e këtyre dy institucioneve të rëndësishme kanë hyrë militant, amatorë që kanë prishur Meritokracinë dhe Zinxhirin Profesional, si dhe kategorizimet që kërkohen.