BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Kongresi i buzëqeshjeve pa kufi dhe i brohoritjeve për hipokrizi!

Kongresi i buzëqeshjeve pa kufi dhe i brohoritjeve për hipokrizi!

Kongreset e partive, janë eventet më të rëndësishme në jetën e tyre politike. Është vendi, ku mblidhen delegatët, analizohet puna e bërë, arritjet e mangësitë dhe përcaktohen strategjitë e së ardhmes. Maten treguesit, rrugët e ndjekura dhe analizohen në tërë thellësinë e tyre, fitoret dhe humbjet. Vlerësohet ajo që është bërë mirë, po edhe çfarë është bërë keq. Shkurt në Kongres, bëhen bilancet dhe përcaktohen detyrat dhe objektivat për të arritur synimet në të ardhmen. Në përvojën shqiptare të kongreseve para vitit 1990 edhe pse pompoze dhe me kohëzgjatje, tre e katër ditë, konsideroheshin festat më të mëdha të Shqipërisë pasi ishin kuvende të partisë shtet nga ku vendoseshin direktivat e pesëvjeçarëve dhe veç problematikave të brendshme ishin në qendër të diskutimeve edhe organizimet në shkallë botërore, i vijës marksiste-leniniste, partive komuniste simotra. Punohej me muaj e vite deri sa niste dhe përfundonte kongresi, i cili propagandohej me të madhe e diskutohej pafund në parti e masat popullore, në uzina e kantiere për të përcaktuar direktivat dhe detyrat që caktoheshin në kongres në shkallë kombëtare. Kongreset e partisë paraqiteshin si demonstrim force dhe bashkimi, reflektim i frymës optimiste të socializmit dhe jehonë e arritjeve madhështore, siç cilësoheshin në ato vite, veprat e ndryshme që ndërtoheshin. Ishin kongrese klasike që shoqëroheshin nga propaganda e ethshme e regjimit që pretendonte se ishte pararoja e gjithë shteteve të Europës dhe botës. Po nëse në ato kongrese, kjo ishte normale, butaforia dhe pompoziteti i shkonin për shtat sistemit komunist, sot jetojmë në një kohë tjetër. Jemi në sistemin e ekonomisë së tregut, pluralizmin politik dhe spektri politik, përbëhet nga parti të shumta. Kuptohet edhe kongreset bëhen në radhë nga secila prej partive politike në Shqipëri. Ditën e shtunë, ishte radha e kongresit të Partisë Demokratike. Për një kohë fare të shkurtër nga zgjedhjet, kjo forcë politike nga rikonfirmimi i kryetarit, Lulzim Basha, u mblodh kryesia e partisë dhe pas saj kongresi. U analizua puna e partisë në zgjedhje dhe përzgjodhi nga gjashtëqind kandidatura, treqind në Këshillin Kombëtar, i cili do udhëheqë këtë forcë politike në periudhën deri në kongresin e radhës. Ashtu siç pritje, në Kongres u shpërfaq eufori, buzëqeshje, brohoritje e duartrokitje pa kufi. Kongresi u parapri nga paradë buzëqeshjesh të shumta, si të ishte një pasarelë e sukseseve të kësaj force politike në ndeshjet me kundërshtarët politik. Ishte treguar kujdes nga organizatorët për të shpalosur eufori kudo në sallë, korridore, podiume, para kamerave. Dukej si një parakalim fitimtarësh në përfundim të olimpiadave botërore, ku shpallen, jo medalistët, po mis buzëqeshja. Drejtuesit, funksionarët, deputetët u lodhën, duke u përpjekur për të treguar unitet, bashkim, besim për arritjet. Në realitet, kongresi është vendi ku analizohet puna e bërë dhe arritjet e shënuara. Është takimi, ku zien debati dhe bëhen kritika e piketohen rrugët e së ardhmes, pa asnjë përpjekje për të mbuluar dështimet apo shfaqur entuziazëm fals, siç ndodhi në Kongresin e PD, ku më shumë u bënë përpjekje për t`u shfaqur tërë gaz e hare, shoqëruar me buzëqeshje pa kufi e duartrokitje për hipokrizi, sa analizë dhe ballafaqim për atë që është bërë dhe evidentimin e dobësive për mosarritjen e objektivit themelor që ka çdo parti, fitorja e pushtetit. Realizimin e objektivit themelor të deklaruar për fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme, duke sjellë në pushtet, partinë që kryeson. Në Kongresin e PD, ajo që dominoi ishte alibia e vjedhjes së votës, hedhja e fajit për humbjen kundërshtarëve politikë. Shumë pak zëra ishin ata që u treguan realist, kërkuan ndryshim të politikave dhe vijës së sjelljes së lidershipit të partisë për të gjetur dobësitë dhe skicuar strategjinë e të ardhmes me qëllim që pas katër viteve, fajin e humbjes mos t`ia hedhin partisë fituese, po t`i gjejnë brenda vetes, te politikat që ndjekin, rrugët që zgjedhin. Dihet se shkak i humbjes mes shumë të tjerave kanë qënë përjashtimet dhe largimet e figurave me reputacion të cilët janë dalluar për kontribute dhe mos pranimin e gjykimit dhe mendimeve alternative. Është në të drejtën e Bashës, e ka ai në dorë të analizoi si t`ia dojë qejfi, humbjen përballë Edi Ramës në 25 prill. Mund të qëndrojë, ditë- natë me argumentin se i vodhën votën, se masakra zgjedhore e la pa pushtet. Se ai fitoi, po fitoren ia mori krimi nga duart në një kohë kur deri në mesnatën e 25 prillit ishte super euforik, i sigurt që kishte fitoren në xhep. Se populli, siç u shpreh Lulzim Basha, kishte dhënë verdiktin e tij, se ndryshimi kishte ndodhur, Rama kishte mbaruar dhe Lulzim Basha kishte fituar. Slogane këto që u fshinë të nesërmen kur kutitë e votimit folën për rezultate ndryshe. Kur nëntëdhjetë për qind e vendnumërimeve, fitorja ishte për socialistët. Këtu nisi alibia e madhe e cila edhe në kongresin e PD, u shpalos tërësisht si fitore po që u vodh nga bandat e krimit dhe paratë e derdhura lumë në gjithë Shqipërinë. Kjo ishte alibia e ditës, justifikimi. Edhe kongresi, ku u ngrit me të madhe si kryearsyeja e humbjes, ishte vjedhja e votës mbeti i njëjti refren. Asnjë qëndrim autokritike i kryetarit të PD.

Asnjë analizë serioze përveç disa penelatave të diskutantëve të veçantë që u përpoqën të thonë disa të vërteta që i bëjnë mirë partisë dhe e zgjojnë nga letargjia, e bëjnë esëll lidershipin, e zbresin me këmbë në tokë për ta shkundur dhe sjellë në realitet. Pa u ndalur në tërë debatet e kongresit, pasi nuk është ky qëllimi i kësaj analize, po tek disa shfaqje që u bë kujdes i posaçëm për t`i paraqitur me plotë ngjyra entuziaste për të cilat regjisorët dhe organizatorët, ishin kujdesur t`i evidentonin në tërë thellësinë e gjerësinë e tyre. Kështu kujdesi më i madh, gati i tepruar ishte fokusuar të evidentonte kryetarin të qeshur, buzët vesh më vesh, i gëzuar, triumfator, sikur të vinte nga një fitore e thellë mbi kundërshtarin politik. Ky entuziazëm nuk u pa në kongresin e PS në 12 qershor, ku kishte shumë më tepër kritika dhe vetëkritika për ato që nuk janë bërë mirë dhe për punët që nuk kanë ecur. Ndryshe në kongresin e PD-së, lidershipi shpalosi buzëqeshjet plot sharm. I qeshur dhe buzëqeshur, kryetari, Lulzim Basha. Edhe më i qeshur Gaz Bardhi. Ndriste Vokshi dhe shkëlqente Grida Duma. Dukej sikur delegatët donin t`u thonin shqiptarëve: Ne jemi fitimtarët. Jemi shpëtimtarët, jemi e sotmja, e nesërmja. Jemi e ardhmja që iu buzëqesh. Jemi progresistët. Lokomotiva e ndryshimit. E tërë kjo pasarelë përmes buzëqeshjeve, si të ishin në konkurrim mis buzëqeshja. Qytetarët tanë nuk kërkojnë buzëqeshje as të qeshura fallco. Ata duan të shikojnë forcën politike që deklarohet fituese e zgjedhjeve, seriozitet, analiza shteruese, kurajo, natyrshmëri, objektivitet. Kërkojnë të shohin pretendentët për pushtet, seriozë dhe të përkushtuar. Individë me karizëm që vërtetë dinë të ngrihen mbi humbjen dhe marrin përsipër ta nisin nga vetja, politikat e ndjekura që nuk u kanë dhënë suksesin e kërkuar. Të dëgjojnë ata që dinë të korrigjohen e ndryshohen për të bërë më të mirën, më të vlerësuarën. Për të pranuar se, sovrani vendos kush do jetë mazhorancë e cili opozitë. Po nuk ishte vetëm kujdesi për të na dhënë delegatë e udhëheqës të qeshur, shend e verë të kënaqur, delegatë e udhëheqës tërë shend e verë, të qeshur e buzëqeshur sikur të kishin vendosur maskat e buzëqeshjes as përpjekja për të reflektuar gëzim të papërmbajtur, si të vinin nga fitorja në fitore. Përkundrazi, pritej debat i thellë. Analizë analitike. Shteruese për të evidentuar rrënjët pse humbën dhe si duhet të ringrihen. Besojmë se duke vënë në shënjestër, regjimin Rama –Doshi, regjimin imagjinar jo real nuk arrihet objektivi për të arritur demokratët në pushtet. Ashtu sikundër nuk mund të përfitosh asgjë, duke mohuar gjithçka që ka bërë kundërshtari politik siç u veprua nga individë të veçantë se Rama nuk ka ndërtuar asnjë shtëpi, se nuk është bërë asgjë për pandeminë dhe rindërtimin post tërmetit?! Po nuk ishte vetëm buzëqeshja, kujdesi për ta evidentuar si lajtmotiv i Kongresit të së shtunës. Kujdes u tregua nga regjisorët e organizatorët edhe evidentimi i brohoritjeve dhe duartrokitjeve për të demonstruar dashurinë e madhe të demokratëve për Sali Berishën, i cili u shfaq triumfator me gishtat lartë dhe bëri tërë përpjekjet të imponohej, si dashuria e madhe e demokratëve, të cilët e vunë në qendër të takimit dhe grumbulli i delfinëve rreth tij bëri përpjekje të jashtëzakonshme për t`u thënë shqiptarëve, po së pari amerikanëve, se prijësi është aty, më i fortë se kurrë. Se ai mezi pret të vijë shtatori për të bërë politikën e partisë në sallën e Kuvendit si deputet në një kohë kur Basha nga tribuna demaskon regjimin e Doshit, i cili është shpallur armik nga Partia që kryeson dhe goditet me të gjitha bateritë si person i shpallur “non grata” nga SHBA. Po me Berishën ndodh ndryshe. Për të, vetë Basha përmes përqafimeve ekzaltuese e shtrëngimit sikur të kishin vite pa u parë, puthjeve të përmallueshme e të zjarrta, brohoritjeve frenetike, natyrisht të projektuara si kundërvënie ndaj rrymave brenda PD, po së pari ndaj DASH për ta paraqitur si liderin historik ashtu siç nuk harroi të citonte dhe vetë Berisha se është themelues i pluralizmit politik në Shqipëri dhe nuk mund ta flaki asnjeri. Brohoritjet për Sali Berishën, ishin kujdesur organizatorët e kongresit të dukeshin spontane të natyrshme, po të zjarrta. Të gjithë duhet të mësojnë se ai është atje. Shtyllë. Prijës. Legjendar. Se është në mbrojtjen e partisë. Se demokratët partinë e japin, po ish-kryetarin jo. Diskutimet euforike, pa objektivitet, kritikët e rrallë dhe lavdet pa fund në kongres, u shoqëruan nga brohoritjet frenetike për Sali Berishën dhe buzëqeshjet e liderëve të partisë, u vonë në sfond si triumf. Nga Basha te Berisha, u pa parada e buzëqeshjeve dhe brohoritjeve, duartrokitjeve dhe dy gishtave të delegatëve të partisë për t`u thënë militantëve dhe amerikanëve, mazhorancës dhe tërë Shqipërisë, se Berisha është prijësi i PD-së dhe shpallja “non grata” nga DASH nuk e cënon prestigjin e tij se është sjellësi i  demokracisë në Shqipëri dhe lideri i respektuar, jo vetëm i partisë, po edhe Shqipërisë. Për të gjitha këto risi mund të themi se Kongresi i PD-së, ishte kongresi i brohoritjeve pa kufi dhe buzëqeshjeve dhe duartrokitjeve për hipokrizi.