BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të
x
BREAKING NEWS

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është
x
BREAKING NEWS

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x

Opinion / Editorial

Kongresi i Drejtshkrimit dhe shoqëria e sotme

Kongresi i Drejtshkrimit dhe shoqëria e sotme

(Në rrafshin e 50-të vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit)

Rruga e gjatë, e vështirë dhe e mundimshme, në të cilën ka ecur gjuha shqipe në përgjithësi dhe ajo letrare në veçanti të jep të drejtën legjitime që herë pas here të vlerësosh se si përdoret ajo, në ç’ formë e ç’mënyra realizohet ajo, se ç’hapësirë ka ajo në universin e sotëm shqiptar. Këtë detyrë e shtroi edhe Kongresi i Drejtshkrimit në Rezolutën e vet, (vol. I, faqe 194, pika 2, paragrafi I) ku citohet se “…rregullave të drejtshkrimit t’u bëhen, në të ardhmen, kur të jetë e nevojshme, përmirësimet dhe plotësimet e duhura”. E nisur me thënien lapidar “një gjuhë, një komb” ne vitin 1968 nga gjuhëtarët, shkrimtarët dhe inteligjencia kosovare, ajo mori “vulën” e vet në tubimin më të rëndësishem shkencor të saj, në vitin 1972, me Kongresin e Drejtshkrimit, ku shqipja letrare u afirmua si një gjuhë letrare e njësuar, e standardizuar, e mbështetur në një “sui generis”, si një bashkëveprim ndërdialektor midis toskërishtes letrare dhe gegërishtes letrare. Në funksion te kristalizimit të mëtejshëm të saj, u realizuan një varg veprash shkencore dhe fjalorë të tipeve te ndryshëm. Mendojmë se ajo që i dha edhe një shtysë të veçantë e shumë të rëndësishme shqipes letrare standarde, ishte Konferenca Shkencore Kombëtare “Shqipja Standarde dhe Shoqëria Shqiptare sot”. Jemi të mendimit se diskutimet për shqipen në përgjithësi dhe atë standarde në veçanti janë gjithmonë të frytshme e në mënyrë të veçantë, kur ato realizohen nga njerëz me formim të lartë shkencor linguistik, njohin mirë rrymat, shkollat dhe korentet linguistike në Evropë e më gjerë. Në këtë vështrim, pas një “beteje” disavjeçare të një grupi të vogël, gjuhëtarë dhe jogjuhëtarë, të cilët për mendimin tim vetëm nisen nga arsye periferike e të ngushta krahinore, disa edhe janë diletantë e kemi bindjen se kanë njohuri të përcipta rreth dinamikës së shqipes standarde, rreth teorive që sot zhvillohen e përpunohen në universitete të ndryshme të Europës, mbi bazamentin e krijuar nga Ferdinand de Sosyri, Noam Chomsky e të pasuruar nga shumë të tjerë në rrymë të viteve, u bënë nismëtarë të një konference apo debati rreth standardit të shqipes standarde. Jemi të mendimit se vetëm tek ne në Shqipëri ekziston për disa koncepti për të mohuar veprimtarinë dhe produktin shkencor të brezave të mëparshme, duke politizuar apo dhënë epitete fyese e aspak etike, pa le më shkencore. Natyrisht shkolla jonë, në të gjitha prerjet e saj, ka luajtur nje rol të madh që nxënësit dhe studentët tanë të njohin dhe të përdorin në të gjithë veprimtarinë polivalente të jetës shoqerore vlerat e gjuhës sonë letrare, te fituara per dhjetëvjeçarë të tërë, por që ende mendoj se roli i saj eshte i pamjaftueshëm, i cunguar dhe që kjo është e lidhur me programimin e gjuhës shqipe, me problematikën e pasur, me vijën historike, me konceptimet teorike qe lidhen me unifikimin e shqipes letrare. Formësimi i të gjitha shtresave me veçoritë e shqipes standarde, mendojmë se nuk është i plotë, nuk ka një strategji apo platformë të detajuar dhe të elementuar, çka manifestohet në të gjithe veprimtarinë polivalente të saj si: shmangie nga norma letrare, perdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme, ndërtime morfo-sintaksore jashte natyres se shqipes, mosrespektime dhe perzierje amorfe te stileve te saj, mungesë të koncepteve e të praktikave neuro-psikolinguistike, etj. E theksojmë se asgjë nuk do te arrihet pa rolin vendimtar të shkollës sonë në te gjitha nivelet, në mënyrë të veçantë në arsimin e lartë, ku është e nevojshme të përmirësohet kurrikula universitare e programeve të studimit. Jemi të mendimit se në këtë hulli duhet të adresohet kryesisht e gjithë puna dhe vëmendja e linguistëve, mësuesve dhe e drejtuesve e natyrisht duke studiuar paralel, të gjithë zhvillimin e saj, në të gjitha nënsistemet e shqipes letrare problematikën që lind, si edhe duke bërë vijimisht përmirësimet e nevojshme, të cilat janë praktikë e normë edhe për gjuhë të tjera rreth nesh.