BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore e Luftës së Vlorës 1920

Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore e Luftës së

Kongresi i Lushnjës orientoi për përgatitjen e luftës

Përgatitja e Luftës së Vlorës filloi me përfundimin e Kongresit të Lushnjës, më 28 janar 1920, dhe zgjati deri në prag të fillimit të kryengritjes së armatosur, më 4 qershor 1920. Kryengritja e armatosur kërkonte prej popullit shqiptar që të bënte një punë serioze përgatitore të gjithanshme. Kryengritja kundër pushtuesve italianë, shtronte përpara popullit zgjidhjen e një sërë detyrash aktuale dhe jetike për atdheun, brenda dhe jashtë vendit.

Populli e dha shkëndijën dhe realizoi mbledhjen e Kongresit të Lushnjës. Kongresi erdhi si rezultat i vrullit luftarak të popullit, i cili edhe i shkërmoqur ishte ngritur në këmbë. Ai kërkonte të drejtat e tij politike dhe mbronte deri në fund tërësinë tokësore të shtetit shqiptar. Kongresi u shpreh shumë qartë kundër çdo mandati ose protektorati të huaj në Shqipëri. Ai zgjodhi një qeveri të re të kryesuar nga Sulejman Delvina dhe hodhi poshtë qeverinë e Durrësit, e cila udhëhiqej nga tradhtarë të vendit. Në bazë të direktivave të Kongresit të Lushnjës, qeveria e Sulejman Delvinës u angazhua tërësisht në përgatitjen për organizimin dhe zhvillimin e Luftës së Vlorës. Më 23 maj 1920 kryeministri Sulejman Delvina pohonte se qeveria që drejtonte, kurdoherë ka kërkuar dorëzimin e Vlorës dhe “jep fjalën e nderit se kurrë nuk ka me kursye me ba dhe një therori për shpëtimin e Vlorës”. Qeveria Delvina mendoi të mos angazhohej zyrtarisht në këtë luftë. Ai mendonte se lufta ishte e popullit të krahinës të pushtuar prej italianëve. Ndihmën qeveria e Delvinës e dha nëpërmjet popullit duke e mobilizuar që në periudhën përgatitore të saj. Masat e qeverisë ishin mobilizimi i popullit, ndihmat aktive të tij në periudhën përgatitore që ishin mjaft të dukshme. Këto u vërtetuan edhe gjatë zhvillimit të luftimeve ku frontit nuk i munguan gjërat më të domosdoshme të luftës si ushqimet, veshmbathja, fishekët dhe armatimi.

Shoqëritë patriotike mobilizuese të popullit

Gjatë muajve prill-maj 1920 u zhvillua një punë e madhe propagandistike prej shoqërisë “Mbrojtjes shkollore”. Veprimtarinë e saj kjo shoqëri e zhvilloi kryesisht në zonën e Mesaplikut, të Kurveleshit dhe në Gjirokastër, ku një punë të vlerësuar bëri dhe patrioti Halim Xhelo. Ai zhvilloi takime dhe mbledhje me simpatizantë aktivistë të lëvizjes patriotike, si dhe me masën e gjerë të popullit. Prej popullit Halim Xhelo mori fjalën e gatishmërisë në ndihmë të vëllezërve vlonjatë, si dhe organizimin për luftë dhe çlirimin e Vlorës. Veprimtaria e shoqërisë “Mbrojtja shkollore”, dhe më pas e emërtuar shoqëria “Shtizat e qytetërimit” pati një rëndësi të madhe. Kjo shoqëri dha një kontribut të vlerësuar në përgatitjen morale dhe materiale të popullit për kryengritjen e armatosur.

Në zonën e Vlorës vepronte dhe zhvillonte një punë të madhe dhe shoqëria punëtore “Gorishti”, e formuar në prill 1920 me kryetar Halim Rakipi. Programi i kësaj shoqërie kishte si mision propagandimin dhe përgatitjen e popullit për luftë kundër pushtuesve italianë. Shoqëria e nisi detyrën konkrete me grumbullimin e armëve, organizimin dhe përgatitjen e luftëtarëve vullnetarë për në Luftën e Vlorës. Këto shoqëri patriotike dhanë një kontribut me vlera kombëtare për Luftën e Vlorës dhe kur e kryen misionin u bashkuan me luftëtarët e popullit kundër pushtuesve për çlirimin e krahinës së Vlorës. Në përgatitjen e Luftës në Vlorë ishte ngritur dhe vepronte një komision i përbërë nga patriotë të njohur të Vlorës, i cili quhej Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”. Në materiale dokumentare del se ky emërtim mund të jetë nga komisioni për kremtimin e përvjetorit të pavarësisë në 28 Nëntor 1919 të organizuar në Vlorë. Ky komitet u konfirmua më datë 29 maj 1920, në mbledhjen e Barçallasë.

Ashpërsimi i masave nga pushtuesi për të ndaluar lëvizjen

Lëvizja çlirimtare në Vlorë po rritej dhe pushtuesi italian, mori masa për të ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të saj. Gjeneral S. Piaçentini më 18 maj 1920 shpalli në Vlorë, shtetrrethimin dhe nxori një urdhër dite me të cilin ndalonte mbledhjet jashtë qytetit pa 1eje, si dhe qarkullimin brenda qytetit, ndalonte hapjen e dyqaneve pas orës 22.00, ndalonte mbledhjen e armëve, ceremonitë fetare të bëra jashtë vendit të caktuar, ndalonte zbrazjen e pushkëve, etj. Njëkohësisht ai urdhëroi arrestimin e personave të dyshimtë sidomos ata që dyshoheshin për lidhjet e tyre me komisionin përgatitor të mbledhjes së Barçallasë si Jani Minga, Ndon Marku, Muhamet Isaj, etj. Kështu patriotët nuk kishin mundësi të zhvillonin më aktivitete, kushtet u vështirësuan shumë për të qëndruar në qytet, ndaj dhe u detyruan të shkonin në fshatra ku ishin dhe bazat e luftëtarëve. Pushtuesi italian krijoi situatë të vështirë në qytet dhe në periferinë e Vlorës. Ata kryenin provokacione, organizonin banda terroriste, krijonin panik në vend, hynin me zor në shtëpitë e fshatarëve, prishnin qetësinë, qëllonin me pushkë kundër katundarëve, shkatërronin ndërtesat publike dhe ato të banimit, etj.

Më datë 21 maj 1920 Halim Xhelo me fshatarët e komunës Brataj bëri një mbledhje në sheshin e Mesaplikut, ku mori si vendim fillimin e kryengritjes së armatosur. Pas dy ditësh zhvilloi përsëri një mbledhje tjetër në Dërrasë të Beunit, ku morën pjesë dhe kudhësjotë. Edhe këtu u shpreh përsëri fuqishëm për fillimin e kryengritjes. Situata ishte e ndezur dhe kërkohej mbledhja e një kuvendi, për të zgjedhur udhëheqjen politike, organizative dhe ushtarake për drejtimin e kryengritjes së armatosur kundër pushtuesve italianë.

Kuvendi i Barçallasë dhe vendimet e tij

Kuvendi i Barçallasë është një pishtar që u ndez nga patriotët e Labërisë, që bën fli jetën për liri e Atdhe, për të shkruar një faqe të artë në historinë e popullit tonë. Një popull pa histori, pa të kaluar, vdes shpejt, shuhet nga memoria historike. Paria e fshatrave të Labërisë u mblodhën si bletët pa u kuptuar në sheshet e Barçallasë. Ata s’ishin delegatë, as krushq e dasmorë, por vullnetarë të lirisë, që shkonin drejt flijimit të jetës, për të luftuar, derdhur gjak e mbrojtur vullnetarisht trojet e të parëve që ishin pushtuar nga të huajt. Këta burra që nuk kërkonin lavdi, ofiqe e pasuri, por veç liri, i bashkoi ideali, morali e krenaria, për të mos qenë të nënshtruar. Ju drejtuan Kuvendit të Barçallasë, pa ju bërë kush thirrje, secili një hero më vete, me ndjenjën e sakrificës personale. Këtu shfaqej dukshëm struktura mijëravjeçare patriotike, atdhetare e shoqërore e Labërisë, e ngritur mbi panteonin e zotësisë, trimërisë, mençurisë e barazisë sociale. Në një pllajë mali në Dukat, më 29 maj 1920, në Barçalla u mblodh Kuvendi i Vlorës prej 300 përfaqësues të zonave të pushtuara nga italianët. Qindra burra, të mbledhur në malin e Barçallasë rreth prijësit Osman Haxhiu, u betuan në Kuran: “Më thertë me gjithë ç’kam”, e më pastaj në armë: “Më vraftë, më marrtë në zemër”. Vendimi unanim u firmos e u vulos prej përfaqësive të 60-të e ca fshatrave të Prefekturës së Vlorës dhe të Tepelenës. Ky Kuvend ishte një kushtrim që mobilizoi gjithë trevat e Labërisë, që të siguronin armë në të gjitha mënyrat për t’u rreshtuar në luftë kundër pushtuesit fashist italian.

Në Barçalla, për të përballuar Luftën e Vlorës, u krijua Komiteti Mbrojtja Kombëtare, i zgjedhur nga populli i Labërisë, i përbërë prej 12 vetash, të cilët përfaqësonin gjithë krahinat, përfshirë dhe qytetin e Vlorës. Kryetar u zgjodh Osman Haxhiu, ndërsa anëtarë ishin Duro Shaska, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Qazim Kokoshi, Beqir Sulo, Hamit Selmani, Hysni Shehu, Myqerem Hamzaraji, Murat Tërbaçi, Hazbi Cano dhe Sali Bedini. Më tej në Braçalla u caktua dhe një komision ushtarak për drejtimin e luftimeve. U zgjodh dhe një komision gjyqësor ushtarak për të marrë masa kundër atyre që tradhtonin atdheun dhe që do të bashkëpunonin me armikun. Po kështu u morën masa dhe u caktuan dhe njerëz që do të merreshin me punët administrative gjatë zhvillimit të luftës, etj. Në Kuvendin e Barçallasë u vendos njëzëri fillimi i luftës së armatosur kundër pushtuesve italianë. Këtu u caktuan dhe delegatë që do të shkonin në krahina të tjera të Shqipërisë si në Gjirokastër, Kurvelesh, Tepelenë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës etj., me qëllim që t’u bëhej i njohur vendimi kryesor i Barçallasë dhe të merreshin masa urgjente në ndihmë të Luftës së Vlorës. Halim Xhelua për Kuvendin e Barçallasë theksonte se pjesëmarrësit u betuan se do të luftojmë derisa të bashkohemi me shtetin shqiptar, ose në mos e arrifshim këtë ideal, të vdesim me armë në dorë, që ta marrë vesh bota e qytetërua, se shqiptari për lirinë e vet di të vdesë dhe kur vendos të vdesë s’e trembin milionat me ushtri dhe topa.

Barçallaja vendosi dhe vend grumbullimin e luftëtarëve vullnetarë që do të ishte Beuni i Smokthinës. Këto vendime të Kuvendit të Barçallasë shprehnin vullnetin e të gjithë popullit shqiptar. Kuvendi i Barçallasë ishte rezultat i vrullit luftarak patriotik që kishte shpërthyer në popull, ishte rezultat i vendosmërisë së tij për të çliruar Vlorën me kryengritje të armatosur. Ky Kuvend ishte vazhdim i përpjekjeve të popullit shqiptar për zbatimin e vendimeve historike të Kongresit Kombëtar të Lushnjës. Kuvendi hartoi planin e kryengritjes dhe realizoi në mënyrë të programuar fillimin e Luftës së Vlorës më 1920, tepër të organizuar dhe të vendosur, për largimin e pushtuesit italian nga zona e Vlorës dhe e Tepelenës.

Pas Kuvendit të Barçallasë, më 2 qershor 1920, në Beun të Smokthinës u grumbulluan vullnetarët luftëtarë të lirisë. Në prani të luftëtarëve vullnetarë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” shpalli vendimin e luftës kundër pushtuesit italian. Në Beun u ngrit flamuri kombëtar në shenjë të shpalljes së kryengritjes së armatosur. Komisioni ushtarak hartoi përfundimisht planin e luftës për fazën e parë dhe për rrethimin e qytetit të Vlorës. Në Beun u vendos për furnizimin e frontit, i cili do të furnizohej nga populli, secili fshat do të furnizonte çetën e tij. Në organizimin dhe drejtimin e furnizimit u caktua një komision prej pesë vetash. Ndërsa më 3 qershor 1920 nga Beuni, në emër të popullit shqiptar ju dërgua gjeneral S. Piacentinit një ultimatum. Ultimatumi kërkonte që trupat italiane të largoheshin nga Shqipëria. Përgjigja e ultimatumit do të pritej deri më datë 4 qershor, 1920 ora 19:00. Fill pas dërgimit të ultimatumit çetat luftëtare sipas planit të luftimeve shkuan dhe zunë vend në pozicionet e tyre duke qenë të gatshme për sulm kundër pozicioneve italiane. Kështu mbledhja e Beunit vendosi të vërë në jetë brenda 24 orëve vendimin e Barçallasë për fillimin e kryengritjes së armatosur.