BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Kongresi i Përmetit - kongres historik i popullit shqiptar!

Kongresi i Përmetit - kongres historik i popullit shqiptar!

Më 24 maj 2021 është 77-vjetori i Kongresit të parë Antifashist Nacionalçlirimtar të popullit shqiptar. Në historinë e Shqipërisë ky kongres njihet edhe si Kongresi i Përmetit, sepse u mblodh dhe u mbajt në qytetin e çliruar të Përmetit. Kongresi i Përmetit nuk u thirr rastësisht. Në pranverën e vitit 1944 vendi ynë kalonte çaste e ditë që bënin të nevojshme marrjen e disa masave vendimtare për fatet e revolucionit popullor në Shqipëri. Duhej të asgjësohej çdo përpjekje e armiqve pushtues për të ndryshuar gjendjen e vendit e të luftës në dobi të tyre, duhej të digjeshin kartat e reaksionit të brendshëm e të jashtëm dhe të merreshin masa efektive ushtarake e politike, të cilat siguronin çlirimin e plotë të vendit dhe fitoren e revolucionit popullor. Forcat pushtuese gjermane, reaksioni shqiptar dhe bashkëpunëtorët e pushtuesve nazistë bënë gjithçka mundën për të zbuluar dhe sulmuar me armë vendin ku do të zhvillohej Kongresi i Përmetit, për të penguar mbajtjen e tij, po nuk ia arritën qëllimit. Rinia sidomos që nuk e di se çfarë është dhe çfarë përfaqëson Kongresi i Përmetit, po edhe njerëz të tjerë të popullit, që kanë harruar ose mund të kenë harruar, gjithë duhet të kujtojnë dhe të mësojnë se Kongresi i Përmetit është mbajtur në kushtet e luftës dhe në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nga 24 - 28 maj 1944. Gjithashtu, duhet të dinë të gjithë se Kongresi i Përmetit është Kongres i Popullit Shqiptar, jo kongres i PKSH-së, siç dje flisnin me qëllim të keq organizatat tradhtare e bashkëpunëtorët e fashizmit dhe sot flasin, bashkë me ata, llumi i socializmit. Kongresi i Përmetit është thirrur me propozim (15 prill 1944) të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe është miratuar (mbajtja e tij) nga Plenumi i KQ të PKSH-së (15 maj 1944), i mbledhur në Helmës të Skraparit. Masat e popullit shqiptar e kanë pritur me entuziazëm vendimin për mbajtjen e Kongresit të Përmetit. Të 186 delegatët e delegatet e këtij kongresi historik ishin përfaqësues të masave popullore kryengritëse; në shumicë, njerëz nga radhët e popullit, jo anëtarë të PKSH-së. Ok, për shkak të rrethanave të luftës, zgjedhja e delegatëve dhe delegateve është bërë me votim të hapur. Por ato, pavarësisht kësaj, kanë qenë të parat zgjedhje demokratike të bëra në vendin tonë. Shënon një arritje historike fakti që në Kongresin e Përmetit kanë marrë pjesë edhe gratë, të cilat, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, gëzonin të drejtën e votës për pushtetin politik. Delegatët e delegatet e Kongresit të Përmetit, të përzgjedhur si përfaqësues të popullit, nuk u zgjodhën sipas shkallës fisnore dhe pasurisë që zotëronin, po në bazë të meritave që ata e ato kishin në luftën kundër armiqve të atdheut e të popullit. I gjithë procesi i zgjedhjeve tregoi pjekurinë e lartë politike, frymën e shëndoshë atdhetare dhe ndërgjegjen e masave popullore shqiptare dhe qenë një provë tjetër e lidhjeve të thella e të forta të krijuara mes popullit dhe PKSH-së. Në Kongresin e Përmetit u ftuan për të marrë pjesë edhe misioni anglez dhe ai amerikan me cilësinë e përfaqësuesve aleatë, po qeveria britanike e quajti "të paligjshëm" mbajtjen e Kongresit të Përmetit dhe urdhëroi kryetarin e misionit ushtarak anglez në Shqipëri të mos e pranonte ftesën e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar për të marrë pjesë. Po Kongresi i Përmetit i zhvilloi punimet me sukses të plotë sipas planit të caktuar; ai ishte kongres popullor si për faktin që në punimet e tij morën pjesë 186 delegatë e delegate, ashtu edhe për faktin që delegatët e delegatet e tij u zgjodhën nga e tërë Shqipëria, nga të gjitha zonat e çliruara e të paçliruara të saj dhe repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në Kongresin e Përmetit janë mbajtur disa raporte, po raportin kryesor "Mbi zhvillimin e Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare" e ka mbajtur Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i PKSH-së, të cilin (raportin) Kongresi e miratoi me unanimitet. Shqiptarët duhet të dinë se Kongresi i Përmetit është Kuvendi i parë Popullor i Shqipërisë, që ka marrë vendime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e mëtejshëm të LANÇ-it dhe për vendosjen në Shqipëri të rendit demokratik popullor. Me dinjitet e në mënyrë origjinale, Kongresi i Përmetit zgjidhi çështjen e pushtetit si çështjen themelore të revolucionit popullor dhe krijoi shtetin e ri demokratik popullor të popullit shqiptar, i paparë në historinë e Shqipërisë. Kongresi i Përmetit zgjodhi organet drejtuese shtetërore të vendit: Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar prej 121 anëtarësh e anëtaresh si organin e tij më të lartë shtetëror, si trupin kryesor të tij legjislativ e ekzekutiv dhe si përfaqësuesin e vetëm të sovranitetit të shtetit e të popullit shqiptar. Në vijim Këshilli zgjodhi një Kryesi të tij dhe emëroi Komitetin Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e një qeverie të përkohshme demokratike e popullore. Ky Komitet, që u pranua njëzëri në Kongres, ishte qeveria e parë demokratike e Shqipërisë. President i tij, i Komitetit Antifashist, u emërua Enver Hoxha! Duke krijuar organet e larta të pushtetit popullor, Kongresi i Përmetit vendosi të ndërtohet Shqipëria e re demokratike popullore sipas vullnetit të popullit, që përfaqësohej me plot dinjitet e solemnitet nga Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar, i cili mori vendime të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe të sovranitetit të shtetit shqiptar, siç thamë, zgjodhi Komitetin Antifashist; vendosi ndërtimin e Shqipërisë së re; po ndaloi edhe hyrjen në Shqipëri të "mbretit" Ahmet Zogu; vendosi që çështja e regjimit të vendit të zgjidhej nga vetë populli shqiptar me vullnetin e lirë të tij pas çlirimit të vendit; vendosi të mos njihej asnjë qeveri tjetër që mund të krijohej brenda ose jashtë Shqipërisë kundër vullnetit të popullit; vendosi të vazhdohej më tej e më me shpejtësi lufta për çlirimin e krejt vendit nga pushtuesit e huaj dhe bashkëpunëtorët e tyre, deri në shkatërrimin e plotë të atyre dhe vendosjen e pushtetit të demokracisë popullore në gjithë vendin. Askush nuk mund të vërë në dyshim se Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar mori, në mbledhjen e parë të tij, vendime historike, të cilat u miratuan nga Kongresi dhe shënojnë ligjet e para të shtetit shqiptar të demokracisë popullore, siç ishin vendimi për prishjen e të gjitha marrëveshjeve politike dhe ekonomike skllavëruese, që Zogu e qeveria e Zogut kishte lidhur me shtetet e huaja, sepse ato binin në kundërshtim me interesat e popullit shqiptar. Po kështu, Kongresi i Përmetit nuk i bëri lutje askujt për ndihmë në zgjidhjen e problemeve dhe për vendosjen e fateve të Shqipërisë etj., etj. Kongresi i Përmetit (1944), në vijim të Konferencës së Pezës (1942), e cila vuri themelet e pushtetit demokratik popullor dhe të Konferencës së Labinotit (1943), e cila e centralizoi dhe e shpalli pushtetin e këshillave nacionalçlirimtare të vetmin pushtet politik në Shqipëri, zgjidhi problemin e pushtetit politik në dobi të popullit kryengritës dhe themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Borgjezia shqiptare, e djathtë dhe e majtë, shteti i saj dhe partitë politike të borgjezisë nuk e duan Kongresin e Përmetit, as e kujtojnë atë për të gjitha ato që thamë. Thënë përmbledhur, ata nuk e duan edhe sepse Kongresi i Përmetit e zgjidhi, që gjatë LANÇ-it e në kushtet e luftës çlirimtare, çështjen e pushtetit në favor të popullit, jo të borgjezisë, jo të bajraktarëve, jo të bashkëpunëtorëve të pushtuesve të huaj nazifashistë. Nuk e duan sepse Kongresi i Përmetit solli popullin në pushtet dhe i dha fund monarkisë zogiste në Shqipëri. Nuk e duan sepse Kongresi i Përmetit emëroi President (Kryeministër) Enver Hoxhën, jo Ahmet Zogun. Nuk e duan sepse Kongresi i Përmetit njësoi Komandën e Lartë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, vendosi gradat ushtarake dhe emëroi në detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Enver Hoxhën, jo "mbretin" Zog! Kongresi i Përmetit, po të kishte emëruar kryeministër Ahmet Zogun dhe po të kishte caktuar Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, mbretin Zog, borgjezia e pushteti i sotëm i saj, reaksioni shqiptar dhe partitë politike të borgjezisë, do t'i kishin ngritur tamtamet deri në qiell!

 Shqiptarët dhe veteranët e ndershëm të LANÇ-it e të ndërtimit të socializmit e dinë se borgjezia shqiptare dhe shteti i saj dhe partitë politike të borgjezisë bëjnë demagogji me Kongresin e Përmetit! Ata, nga njëra anë, deklarojnë se e "njohin" dhe e "duan" LANÇ-in, ndërsa nuk i njohin as Kongresin e Përmetit e as ngjarjet e tjera të lavdishme të LANÇ-it. Po kështu, deklarojnë se e "duan" LANÇ-in, por pa Enver Hoxhën; thonë për demagogji se i "vlerësojnë" heronjtë e dëshmorët e Atdheut, po lavde u thurin e dekorata u japin armiqtë e kriminelëve të LANÇ-it, eksponentëve të organizatave tradhtare dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesve!

 Do të kishte qenë në nderin e shtetit shqiptar që Kongresi i Përmetit si kongres i popullit shqiptar të nderohej ashtu si i ka hije një shteti e qeverie antifashiste! Në 30 vjet të sundimit të borgjezisë fashiste, festimet për Kongresin e Përmetit duhej t'i ideonin, t'i kryesonin dhe t'i organizonin shteti, qeveria shqiptare me organet e tyre qëndrore vartëse! Lavdi Kongresit të Përmetit!