BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kongresi i Përmetit në historinë e Shqipërisë

Kongresi i Përmetit në historinë e Shqipërisë

Peza dhe Përmeti i bëjnë nder Shqipërisë

Kongresi i Përmetit i zhvilloi punimet e tij në kulmin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nga data 24-28 maj 1944. Konferenca e Pezës, që ishte ngjarje e parë kulmore e luftës dhe Kongresi i Përmetit përbëjnë dy ngjarjet më madhore të popullit shqiptar që përcaktuan fatin e luftës. Konferenca e Pezës i dha përmasa luftës, ndërsa Kongresi i Përmetit i dha çlirimin e vendit më 29 Nëntor 1944. Kongresi u thirr në një moment historik, kur Luftës së Dytë Botërore po i vinte fundi. Fuqitë e Mëdha që kryesonin Koalicionin Antifashist Botëror po bënin hesape për përfitime të luftës, me ndryshimet që po pësonte Europa e pas luftës. Me përfundimin e luftës erdhën Konferencat e Jaltës dhe e Paqes në Paris në vitin 1946. Këto konferenca vendosën hartën politike të Europës. Të gjithë bënin llogaritë, aleat e koalicion, kishte nisur një luftë politike e diplomatike, ku dhe Shqipëria ishte përfshirë nga qarqe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Kishte nisur loja për ndryshim politike edhe në zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri. Përpjekje bëheshin për të sabotuar luftën e për mos lejuar fitoren e revolucionit dhe kalimin e pushtetit në duart e komunistëve. Lufta nga qarqe të caktuara bëhej për të krijuar qeveri kukull, në dëm të Lëvizjes Antifashiste. Kundër Shqipërisë dhe luftëtarëve të lirisë u përfshinë fqinjët, qarqe të caktuara, si dhe aleatët të saj në Luftën e Dytë Botërore.

Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare u tregua e përgatitur dhe punonte që të mos zihej në befasi. Misionin historik e realizoi mjaft qartë Kongresi i Përmetit. Ky kongres mori vendime historike, të cilat sollën çlirimin e vendit dhe asgjësimin e synimeve dhe të planeve reaksionare të brendshme dhe të jashtme. Kongresi afirmoi kalimin e pushtetit në duart e forcave antifashiste të cilat ishin masivizuar shumë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Mbajtja e Kongresit shkaktoi turbullime në forcat kundërshtare, të cilat kishin kohë që bashkëpunonin me nazi-fashistët. Vendimet e Kongresit shuan shpresat dhe mundësitë e tyre për realizimin e synimeve që kishin. Peza dhe Përmeti i bëjnë nder dhe sot Shqipërisë. Përmeti ishte kongresi i Frontit të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në përbërje dhe në pjesëmarrjen e delegatëve të Kongresit të Përmetit shumica ishin patriotë dhe atdhetarë. Delegatët e Kongresit të Përmetit ishin nga i gjithë vendi, ata përfaqësonin të gjitha forcat shoqërore pjesëmarrëse në luftë. Në këtë kongres pati përfaqësues të këshillave nacionalçlirimtare, të njësive partizane, nga terreni e ushtria, veprimtarë të organizatave të Frontit, të Rinisë Antifashiste, të Gruas etj. Delegatët në sallën e Kongresit ishin luftëtarë të vijës së parë, patriotë e atdhetarë, luftëtarë nga i gjithë vendi, pavarësisht besimet fetare e bindjeve dhe përbërjes politike. Delegatët, me përgjegjësinë që ju kërkonte koha u gjendën në Frontin Nacionalçlirimtar dhe luftuan kundër pushtuesit për çlirimin e vendit. Në organet që zgjodhi Kongresi, ishte një përfaqësi popullore. Në Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar, në Kryesi, si dhe në Komitetin Antifashist, organe kryesore të shtetit të ri shqiptar, ishin komunistët Sejfulla Malëshova, Enver Hoxha, Ymer Dhishnica, Hysni Kapo, Gogo Nushi, etj., patriotët Myslim Peza, Spiro Moisiu, Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Gaqo Tashko, Shefqet Peçi, Jaho Gjoliku, Islam Radovicka, Zyliftar Veleshnja, P. Harito, M. Konomi, S. Shapllo, S. Shpuza, E. Barhani, E. Dishnica, Sh. Arra etj., intelektualë me prirje antikomuniste Shefqet Bejo, Gjergj Kokoshi, Riza Dani, etj.

Vendimet e Kongresit nuk ishin parime komuniste

Vendimet që u morën në Kongresin e Përmet nuk ishin parime komuniste, por vendime të marra me kohë dhe në vende të Lindjes e të Perëndimit etj. Vendimet ishin: të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit, që shprehej solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm Antifashist, t’i ndalohet ish mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohej brenda ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit dhe të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve, deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik-popullor në të gjithë vendin. Këto vendime zbërtheheshin si ripohimi i Pavarësisë së Atdheut, vendosjen e regjimit demokratik, ku forma e të cilit do të vendosej pas çlirimit me vullnetin e popullit, organizimi i zgjedhjeve të lira, ripohimi i aleancës me aleatët e mëdhenj pa dallim, ndalimi i kthimit të Zogut në Shqipëri, si dhe anulimi i marrëveshjeve të lidhura prej tij në dëm të pavarësisë së vendit, etj.

Këshilli i Përgjithshëm vendosi për rishikimin dhe prishjen e gjithë marrëveshjeve politike dhe ekonomike që binin në kundërshtim me interesat e popullit dhe të kombit shqiptar, shndërrimin e Ushtrisë partizane në ushtri të rregullt, me një udhëheqje të njësuar dhe me një komandë të përgjithshme, si dhe dhënien e gradave ushtarake, vendimin për kalimin e Ushtrisë në mësymje të përgjithshme për çlirimin e plotë të trojeve shqiptare. Kongresi miratoi veprimtarinë e përgjithshme të udhëheqjes së Luftës dhe udhëzimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare shqiptare. Këto ishin dhe ligjet e para të pushtetit demokratik popullor. Në marrjen e këtyre vendime ishin dhe përfaqësues të Koalicionit Antifashist, amerikanë dhe anglezë të cilët i duartrokitën dhe i miratuan vendimet.Në sallën e kongresit krahas portreteve të Skënderbeut dhe Rilindasve tanë të mëdhenj, ishin dhe flamurë të SHBA-Angli-BS.

Çështja e Kosovës dhe qëndrimi ndaj Zogut

Kundërshtarët e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dje në luftë dhe pasardhësit e tyre janë përpjekur të mohojnë Kongresin në çështjen e Kosovës dhe në qëndrimin e mbajtur ndaj mbretit Zog. Omer Nishani, Kryetari i Këshillit Antifashist, në fjalën e tij historike ka theksuar se “kosovarët në se duan të fitojnë të drejtën e vetëvendosjes së tyre në bazë të Kartës së Atlantikut duhet të hyjnë në radhët e Frontit Nacionalçlirimtar dhe të luftojnë pushtuesin. Vetëm në këtë udhë Kosova pas luftës do të ketë të drejtë të vendosë mbi fatin e saj gjer në shkëputje”. Qëndrim i Kongresit ishte në përputhje me Kartën e Atlantikut e me parimin e vetëvendosjes, të cilën e kishin pranuar të gjitha vendet e Koalicionit Antifashist. Ndërsa për mbretin Zog, i cili braktisi vendin, duke e lënë popullin në mëshirën e fatit, pa armë e pa drejtim dhe që u vështirësua shumë organizimi i qëndresës antifashiste. Ndaj dhe ndryshe nga mbretërit e tjerë të Ballkanit, Zogu nuk u njoh dhe nuk e pranua nga Fuqitë Aleate. Kongresi e ndaloi Zogut të kthehej në vend dhe fatin e monarkisë e të formës të shteti shqiptar, do e vendoste populli shqiptar pas çlirimit.

Kongresi i Përmetit, faqe e lavdishme e historisë

Vendimet e Kongresit të Përmetit në çështjen e formës së shtetit shqiptar, ecën në rrugën e zgjidhjes me organizimin e zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese më 2 dhjetor 1945. Këto ishin zgjedhjet e para të organizuara pas çlirimit të vendit dhe u zhvilluan në praninë e vëzhguesve të shumtë ndërkombëtare dhe të presionit të shteteve demokratike që kërkonin respektimin e normave demokratike. Në zgjedhje mori pjesë 90 për qind e votuesve dhe mbi 93 për qind e tyre i dhanë votat për kandidatët e Frontit. Rezultati u pranua e nuk u kontestua as nga brenda dhe as nga vendet aleate. Në këto kushte Asambleja Kushtetuese, e dalë nga këto zgjedhje, kishte legjitimitetin e plotë për të vendosur në çështjen e rëndësishme siç ishte forma e regjimit. Duke shprehur vullnetin e popullit, më 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese shpalli Shqipërinë Republikë Popullore.

Kongresi i Përmetit përbën faqe të lavdishme të historisë së LANÇ-it dhe të historisë së popullit shqiptar. Kongresi i Përmetit dhe vendimet e tij historike janë aktuale dhe sot.