BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Kongresi i shëndetësisë, por spitalet publike mbeten një katastrofë mjekësore

Kongresi i shëndetësisë, por spitalet publike mbeten një

Kongresi i Parë i Shëndetësisë, solli së bashku politikë bërësit, ekspertët shëndetësorë, profesionistët e kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor, POR u harruan  dy gjëra të  rëndësishme në një Kongres: Platformë-Programin e Shëndetësisë publike dhe pjesëmarrjen e ekspertëve profesionistë mjekësorë qofshin ata  të opozitës qofshin të pavarur. Thjesht  ngjasoi me një Kongres të një  Partie politike ku të gjithë flasin po nuk thonë asgjë. E vetmja pjesë interesante ishte  fjala e Kryeministrit se… ``jo në 1 prill, por në 30 prill, mjekët specialistë do fillojnë të marrin 50 mijë lek të reja plus në pagën e tyre. E përsëris, janë të reja, domethënë janë 500 dollarë në muaj plus, domethënë janë 6000 dollarë në vit nëse aritmetika ime është e saktë dhe domethënë janë nga muaji prill. Ndërkohë që do të mbajmë zotimin për rritjen 7% të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët``.

Dhe fraza tjetër : “Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të ketë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme``. Kongresi u bë por problemet e menaxhimit dhe të kujdesit mjekësor ndaj pacientit në Spitalet Publike mbeten pa u zgjidhur për shumë arsye.

Gjendja është katastrofike. Përse përmendim fjalën katastrofike? E përmend këtë sepse ka 32 vjet që kalimi nga Shëndetësia falas në shëndetësinë kapitaliste paguaj taksë shëndeti që të kesh kujdes shëndetësor është bërë me gabime dhe shkelje ligjore të mëdha prandaj duhen marrë këto masa : Ka mitmarrje që shkojnë në total deri në 50.000 euro në jave të të katër Qëndrat Universitare Spitalore të Tiranës, para që jepen nga pacientët të cilët paguajnë sigurimet shëndetësore prej vitesh por që paguajnë sepse nuk marrin kujdesin e duhur mjekësor nga mjeku dhe infermierja; brenda pavijoneve nuk ka as termometër dhe shërbimet ë higjienës për tualetet janë për të qarë hallin sepse sanitaret nuk i pastrojnë ;  mjekësor u marr para pacientëve për çdo shërbim edhe ato ashtu si `modeli Tire` kërkojnë para; mungojnë medikamente të cilat pacientët detyrohen ti blejnë jashtë spitalit publik; laboratorët publikë për analizat nuk funksionojnë mirë  madje dhe ata spitalorë, kështu që pacientët detyrohen ti bëjnë jashtë spitalit ose bëhen me shumë mundime brenda, duke vënë kështu në dyshim PPP për analizat, shumë flasin se analizat bëhen jo me cilësi; mungon kontrolli profesional në këto qendra për punën e përditshme të mjekëve dhe të infermierëve , duke shkaktuar kështu probleme në kujdesin mjekësor të pacientëve; Spitalet Publike drejtohen nga njerëz politike dhe jo nga një Bord Profesional; Farmacitë e spitaleve janë problem së bashku me tenderimet për të cilat vonohen dhe një pjesë e medikamenteve spitalore mund të dalin jashtë Farmacive spitalore dhe të shiten në Farmacitë e qytetit. Pra del detyrë e ndarjes së medikamenteve kush janë spitalore dhe kush jo; Personeli mjekësor i Spitaleve publike nuk `Badge`, kështu që nuk merret vesh se kush është mjek, apo infermier apo sanitar dhe punonjës shëndetësie i spitalit e kush jo; Rrogat për të cilat foli Kryeministri në Kongres, është një hap pozitiv por duhen rregulluar dhe shtuar me VKM edhe Bonuset për punimet mjekësore e konsultat mjekësore shtesë; Personeli mjekësor në Qëndrat spitalore duhet përzgjedhur me konkurrim dhe me provime vjetore për të qëndruar në spital; Duhet rregulluar me Urdhër Ministri dypunësimet e mjekëve dhe infermierëve; Duhet ri-shikuar efikasiteti i të gjitha PPP-ve; Ministri duhet të ketë këshilltarë meritokratë dhe me experiencë dhe etikë dhe jo militant partish; Së fundmi por jo më pak e rëndësishmja është aktivizimi i Kartës së Rimbursimit të Shëndetit  me anë të së cilës do ti jepet fund mitmarrjes, si dhe ri-rregullimi i librit të rimbursimeve të medikamenteve nga ana e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe nëpërmjet tij mbulimin  e shërbimeve mjekësore në Spitale duke përdorur Kartën e Shëndetit; Problem i madh mbetet ISHP , fondet e saj janë të reduktuara; Rritja e GDP për Mjekësinë do të ndihmonte shumë edhe për pagat por edhe për mbulimin me Rimbursim të Kujdesit Mjekësor të popullatës. Shkurtimisht duke parë gjithë këto mangësi dhe probleme të pazgjidhura disa edhe 32 vjeçare, mund të vihet në dyshim Ligji për Autonominë spitalore sepse tendenca - pasi është miratuar ky ligj – që Spitalet Publike të kthehen praktikisht në disa spitale pseudo-private, ku do të ligjërohet jo vetëm mitmarrja, por harxhimet e pacientëve do të rritën edhe më pavarësisht pagesës së taksës së Sigurimeve shëndetësore e cila deri tani është e vogël 3.5% por se nuk i shërben plotësisht të sëmurëve. Në një sistem kapitalist është e domosdoshme që të ketë spitale publike që të funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe të konkurrojnë me spitalet private. Shqipëria ka nevojë për shërbimet mjekësore publike. Nënvlerësimi i funksionit publik të  Spitaleve publike dhe kthimi i tyre në spitale autonome gjysëm private vetëm e vetëm se dikush apo grup interesash privatëshe kërkojnë në mënyrë të kamufluar këtë version të spitaleve publike, nuk do ti shërbejë popullit shqiptar, prandaj është e nevojshme të bëhet një reformë reale në sistemin shëndetësor publik dhe një platformë që do të zbatohet në dobi të popullsisë, duke marrë masa që edhe ndonjë spital privat të përfshihet në skemën e Rimbursimeve shëndetësore.