Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Konservatori Erdogan në pallatin e pushtetit

Postuar: 20/04/2017 - 07:30

"Vota e 16 prillit ka treguar se populli ka votuar për një të ardhme më të mirë. Populli ka bërë një ndryshim të sistemit 200 vjeçar", tha pas numërimit të votave të referendumit, Presidenti i Turqisë Erdogan. Me një diferencë të ngushtë votash dhe me një fitore tëdyshimtë Erdogan dhe mbështetësit e tij vendosën që, Turqia të cilën e krijoi Qemal Ataturku, të marrë fund. Ai që dikur ishte autoritet i Sulltanit, pas referendumit të së dielës u është hequr ligjvënësve përfaqësues të popullit, dhe i është dhënë Erdoganit autoritar, i cili është i frymëzuar edhe nga historia osmane. Pothuaj të gjitha mediat prestigjioze në Perëndim, i dënuan ashpër ndryshimet kushtetuese, duke argumentuar se Erdogani, sapo vrau demokracinë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan më herët ka thënë se, vota "PO" në referendumin e 16 prillit është përgjigja më e mirë ndaj asaj që, e cilësoi "Europë fashiste dhe mizore".

Qytetarët e Turqisë këtë të dielë, dolën në referendumin e shtatë që nga themelimi i republikës, dhe me shumicë votuan pakon e ndryshimeve kushtetuese, ku një nga pikat më të rëndësishme të pakos së ndryshimeve kushtetuese është, futja e sistemit presidencial, i cili përfshin reduktimin e numrit të ministrive. 18 nenet e kushtetutës, për të cilat dhanë pëlqimin edhe qytetarët nëpërmjet referendumit në të ardhmen presidenti do të jetë edhe shef i qeverisë. Posti i kryeministrit nuk do të ekzistojë më. Presidenti e ka dorën e lirë të emërojë ministra pa e dëgjuar parlamentin, të caktojë zëvendësit e tyre, të themelojë ministri sipas dëshirës dhe personalisht të vendosë mbi zgjedhjen e rektorëve të universiteteve. Ministrat nuk mund të shkarkohen me vendim për mosbesim nga ana e parlamentit, kundër tyre mund të zhvillohen vetëm hetime, por për fatin e tyre të mëtejshëm vendos presidenti. Sakaq, presidenti mund të jetë anëtar i një partie, gjë që deri më tani ka qenë e ndaluar. Ai po ashtu mund ta shpërndajë parlamentin në çdo kohë dhe të bllokojë projektligjet me veto. Ata, që sot kanë votuar kundër, e akuzojnë presidentin Erdogan, se e ka degraduar demokracinë parlamentare dhe po e imiton gjithnjë e më shumë pushtetin mesjetar të sulltanëve. Dikur një pajtues ai gradualisht u shndërrua në ngatërrestar të rrezikshëm. Në vitet e para të qeverisjes së tij Erdogan konsiderohej si reformator. Por kur e pa se elektorati qëndronte me besnikëri pas tij, filloi të qeverisë me stil autoritar. Shtypi filloi të kontrollohej gjithnjë e më shumë. Televizionishtetëror u vu nën kontrollin personal të ish-kryeministrit, teksa një numër i konsiderueshëm opinionistësh humbën vendin e punës. Erdogani tashmë ka më shumë kopetenca ta transformojë Turqinë në një vend të stilit të Putinit, me një udhëheqje konservatore islame. Gjithnjë e më shpesh gjatë këtij muaji, Erdogan ka artikuluar se, Turqia mund të shqyrtojë lidhjet e saj me Evropën, pas referendumit të 16 prillit. Turqia u zhyt në një krizë diplomatike me Europën, pasi Gjermania dhe Holanda ndaluan disa mitingje që kishin për qëllim forcimine mbështetjes për referendumin. Pas ndalimit të tyre Erdogan e quajti Holandën "mbeturinë naziste" dhe akuzoi Gjermaninëpër "veprime fashiste".

Presidentiturk e ka krahasuar BE-në me atë të para Luftës së Dytë Botërore, kur mbizotëronte racizmi. "Ata kanë vite që grumbullojnë urrejtje për popullin tonë, për vendin tonë dhe për muslimanët anembanë botës", ka qenë një pjesë e retorikës së ashpër të Erdoganit, ndaj Europës. Kur akuzoi Hollandën për vrasjen e 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, ai i quajti si viktima klientelën e përkushtuar myslimane, viktima të një kryqëzate të europianëve. Pas ndalimit të aktiviteteve elektorale të ministrave turq në Gjermani e Hollandë, Erdogani gjeti një mjet efektiv për të arritur qëllimin e tij të "diktaturës" presidenciale. Ai inskenoi veten dhe turqit si viktima. Gjatë viteve të fundit Turqia ka shënuar rritje të befasishme ekonomike. Shumë i'a atribuojnë këtë fakt meritës së Erdoganit. Pozicioni gjeografik mes dy kontinenteve, klima, historia dhe trashëgimia kulturore që disponon ky vend kanë favorizuar që të fuqizohet ekonomikisht. Fuqizimi i Turqisë duket se nuk ështëpritur mirë nga disa vende europiane, përfshi këtu edhe Gjermaninë. Turqia ka një popullsi mbi 80 milion banorë të përafërt me atë të vendit më të fuqishëm në Europë dhe një nga më të fortët në botë. Ambicia e Erdoganit ka ndihmuar për ta çuar Turqinë në këtë pikë. Por ndryshe nga karikatura e një njeriu që kërkon pushtet për hir të pushtetit, presidenti turk në fakt ka një vizion për transformimin e Turqisë nënjë vend që është më i begatë, më i fuqishëm, dhe më shumë mysliman, që do të thotë se vlerat konservatore dhe fetare do i japin formë sjelljes dhe pritshmërive të turqve, teksa bëjnë përpara në jetë.

Puçi ushtarak i dështuar në Turqi provokoi një situatë krejt të re. Mjaft analistë hodhën hipotezat se ai ishte një inskenim që Erdogan e konkretizoi për të eliminuar kundërshtarët e tij. Nëse është kështu atëherë është pikërisht Presidenti turk që u ka lënë në dorë dopio gjashtën atyre që njihen si mbështetës të Gulen-it, që sipas Erdoganit tentuan ta rrënojnë ekonomikisht Turqinë. Reçep Tayyip Erdogan beson se marrëdhëniet me Washingtonin do të jenë më të mira gjatë presidencës së Trumpit dhe se dy aleatet e NATO-s do të arrinin konsensus më lehtë për problemet rajonale. Marrëdhëniet midis dy shteteve u përkeqësuan pas gushtit të dështuar ushtarak në Turqi. Erdogani ka fajësuar si organizator të grushtit të shtetit Fethullah Gulen-in, klerikun që jeton në Pensilvani që nga viti 1999 dhe kërkon ekstradimin e tij. Ankaraja është zemëruar me SHBA-në edhe për ndihmën qe kjo e fundit i ka dhënë një grupi kurd për luftën ndaj ISIS. Ende është shpejt për të besuar se SHBA, me Trump në krye do të jetë ndryshe, apo do të jetë si ajo gjatë presidencës Obama.

Nga Azem PARLLAKU

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 29

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 07:22

Bashkëjetesa me të keqen nuk është një rast i veçuar. Tek ne pothuajse është shndërruar në një fenomen që e takon kudo. Sapo del nga shtëpia. Ecën nëpër rrugët e qytetit. Hyn në një mjedis kulturor, në stadium, në teatër, klub, spital, kudo,ku kërkon një shërbim.

Postuar: 23/11/2017 - 07:21

Projekti TAP, kalimi i gazsjellësit të madh nga Azerbajxhani, sigurisht nuk është as sukses shqiptar, biles as sukses domethënës rrugësh ballkanike – por sukses dhe intere

Postuar: 23/11/2017 - 07:06

Lufta e dosjeve është në pikun e saj. Dosje për këtë, apo për atë protagonist politik, për këtë aferë, apo atë tjetrën. Me shifra astronomike, mbresëlënëse.

Postuar: 22/11/2017 - 07:34

Nga Ramazan Sherja

Postuar: 22/11/2017 - 07:33

Nga Florim ZEQA

Postuar: 22/11/2017 - 07:32

Nga Sokrat NDREÇKA

Postuar: 22/11/2017 - 07:29

Nga Artan Xh. DUKA