BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Konsulentë dinjitarë apo oponentë ngatërrestarë

Konsulentë dinjitarë apo oponentë ngatërrestarë

Konsultimi është domosdoshmëri para vendimeve të rëndësishme me rrezatim mbarëkombëtar. Dhe është një praktikë, e cila duhet duartrokitur dhe vlerësuar si një bashkëpunim mes aktorëve të ndryshëm në një Republikë Parlamentare. Kur është qëllim mirë dhe faktorët që konsultohen janë personalitete me integritet dhe shtetarë të besueshëm që nuk kanë shkelur kurrë ligjshmërinë dhe vendimet e marra dhe kanë pasur si busull vetëm Kushtetutën e vendit është blerë. Kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, konsulta e ftuar nga Presidenti Meta, sigurisht që është një detyrë jo e lehtë dhe me sensibilitete të thella politike në opinionin e gjerë shoqëror të cilat rrjedhin, jo vetëm nga meraku për mos cënim të territoreve, por edhe nga praktikat e derisotme, ku është pranuar se ka pasur shkelje, gabime dhe paqartësi në marrëveshjen e mëparshme mes Shqipërisë dhe Greqisë. Marrëveshja e detit e nënshkruar nën qeverisjen “Berisha” është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, e cila e ktheu në nul atë dhe argumentoi pse nuk ishte në përputhje me ligjet shqiptare dhe praktikat ndërkombëtare. Për vite me radhë mes opozitës dhe pozitës u zhvillua një betejë epike për vendimin e Kushtetueses dhe palët të ndara në “pro” dhe “kundra” kanë mbajtur qëndrime të ndryshme. Në këtë debat nuk kanë munguar argumentat dhe debatet kanë qenë pa fund. “Koloneli i detit”, zoti Myslim Pasha për qëndrimet që mbajti, mbështetur në argumenta shkencore u shpall “Njeriu i vitit”. Po nëse qeveria “Berisha” e ka konsideruar si të përkryer dhe në interes të shtetit shqiptar marrëveshjen e nënshkruar, opozita e majtë që ishte iniciatore e dërgimit të saj në gjykatë e ka vlerësuar si shkelje të sovranitetit dhe jo korrekte. Marrëveshje që qëndroi e ngrirë për nëntë vjet.

Së fundi, në kuadër të bisedimeve mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë, ku janë hedhur në tavolinë çështje me një shtrirje prej 70 vitesh histori, marrëveshja e detit ka zënë një vend të veçantë mes delegacioneve të kryesuara nga Bushati dhe Kocias. Në detyrim të zbatimit të vendimit të Kushtetueses dhe faktit që marrëveshja e mëparshme u hodh poshtë nga gjykata, ishte edhe mungesa e marrjes së plotfuqishmërisë nga Presidenti i Republikës, zoti Topi në atë kohë. Pikërisht për të korigjuar këtë mangësi, Ministria për Europën e Punët e Jashtme, iu drejtua Presidentit Meta me kërkesën për dhënien e autorizimit për plotfuqishmëri për të vijuar fazën e negociatave teknike që është edhe ana praktike e ndarjes së kufirit detar. Kërkesë e detyrueshme në zbatim të ligjit dhe vendimit të gjykatës Nga ana e Presidencës u njoftua për transparencë mbërritja e kërkesës ditën e martë. Ditë më parë u deklarua se ky autorizim nuk ishte kërkuar nga ministria. Dhe më pas, Presidenti nisi ftesat për konsultime me gjithë ish krerët e shtetit shqiptar pas 1990-ës. Në këtë kuadër u përcaktua edhe radha e takimeve. Sipas periudhave të drejtimit nga ana e tyre, duke filluar me Bujar Nishanin e Bamir Topin dhe duke vijuar me Alfred Moisiun, Rexhep Mejdanin dhe Sali Berishën. Deri këtu, ky veprim është i mirëpritur. Nuk ka vend për qortim. Qëllimi është për një konsulencë sa më të gjerë dhe prej së cilës shpresohet një vendimmarrje pozitive dhe e ekuilibruar për vijimin e negociatave mes grupeve negociatore përkatëse shqiptaro- greke. Kuptohet, Presidenti Meta mund të thërrasë në konsulta shkencëtarë të hartografisë, personalitete të marinës ushtarake me njohuri të gjera për hapësirat detare dhe cilindo që i shërben një zgjidhje sa më racionale. Po në këtë ftesë ka një ngërç. Ka një nonsens. Ajo që evidentohet është se të paktën dy nga ish presidentët, Berisha dhe Nishani, të dy pjesëmarrës në momentin e marrëveshjes së parë, jo vetëm njëherë janë prononcuar nisur jo nga informacioni zyrtar i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, po nga komente të shtypit grek dhe një fjalie të vetme të ministrit të Jashtëm të shtetit fqinj, duke dhënë alarmin se Qeveria e Shqipërisë ka kryer tradhti kombëtare. Në 12.02.2018, Sali Berisha deklaroi: - Edvin Rama tradhtar i kombit. Rama i fal Greqisë fushat më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon. Dhe vijoi me deklarata të ashpra se “vetëm nëse do kalojnë mbi trupat tona do mundet të realizojë këtë veprimtari që cënon sovranitetin e Shqipërisë”. Dhe nuk është ndalur vetëm në këtë deklaratë, por ka bërë edhe dhjetra postime në portale, duke e akuzuar qeverinë dhe denoncuar se sipas tij, këto qëndrime janë të papranueshme, duke e paraqitur gjithçka si fakt të kryer. Njëherësh ai ka mbrojtur me gjithë forcën marrëveshjen e qeverisë së tij dhe akuzoi Gjykatën Kushtetuese se ka qenë e blerë. Pa cituar se cilët ishin blerësit! Edhe ish presidenti Bujar Nishani i bëri thirrje urgjente Prokurorisë për të hetuar mbi këtë veprimtari të qeverisë. “Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe prokuroria shqiptare, janë përpara një përgjegjësie të madhe ligjore kushtetuese mbi sovranitetin e shtetit”. Njëherësh ai ka komentuar me notat më negative këto negociata, duke kritikuar diskutimet në tavolinë që i konsideron si një marrëveshje të kryer. Realisht marrëveshje zyrtare deri në këto momente nuk ka. Ndaj edhe kërkohet autorizimi i Kreut të Shtetit për të vijuar negociatat teknike dhe për të arritur në përfundime sa më të drejta. Një kërkesë kushtetuese dhe detyrim ligjor, kjo e qeverisë në marrëdhëniet me Presidentin që është përfaqësuesi i unitetit të kombit dhe në maj të piramidës shtetërore. Po sa konsultues objektivë mund të jenë dy ish presidentët, të cilët e kanë dhënë verdiktin e tyre publikisht para se të shkojnë në këtë tryezë duke iu referuar mediave të shtetit fqinj dhe nuk kanë denjuar të dëgjojnë përfaqësuesit e vendit tone? Përse kaq mosbesim për zyrtarët tanë, a nuk janë edhe ata përgjegjës para vendit dhe historisë? Nuk besoj se të gjithë shkojnë nëpër tavolinat e dialogut për të bërë pazare. Dhe askush nuk ka të drejtën për t`i paragjykuar si të ishin njerëz që i duan të keqen atdheut të tyre. Besoj se nuk është e drejtë që nuk i kanë besuar atyre, duke i nxjerrë jashtë loje dhe i kanë paragjykuar? Po ata kanë qenë në tavolinat e dialogut dhe mund të jepnin informacion të plotë mbi gjithçka që është debatuar dhe diskutuar për të shmangur edhe subjektivizmin dhe trazimin e dallgëve të detit pa pasur asnjë provë reale. Dy ish presidentë kanë folur politikisht por edhe subjektivisht. Ata kanë bërë politikë me filozofinë se: iu kanë thënë, se kanë dëgjuar, se kanë lexuar… Po asnjëherë se kanë informacion të plotë e objektiv nga pjesëmarrësit e qeverisë shqiptare në një diskutim që ka vlerë kombëtare dhe është me superndjeshmëri shoqërore pasi ka të bëjë me sovranitetin e Shqipërisë dhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme. Debatet dhe deklaratat e bëra nga ish Presidenti Berisha dhe Nishani, kanë qenë më së shumti virtuale. Emocionale dhe një trazim për përfitime politike dhe nxitje e ndjeshmërisë së opinionit të gjerë. Trullosje e njerëzve. Prononcimet e tyre për këtë çështje më së shumti janë keqdashëse dhe ngatërrestare. Kanë folur, në emër të sovranitetit dhe integritetit të shtetit. Në vend që të shpërndanin mjergullën e krijuar nga komentet e shtypit e kanë dendur e ngjeshur atë, duke e bërë edhe më të padukshme dhe të palexueshëm realitetin dhe të vërtetën. Në këto kushte, kur dy ish presidentët e kanë dhënë verdiktin e tyre, ata janë bërë palë. Dhe sigurisht do paraqiten në atë tavolinë, jo si konsulentë, por si opozitarë. Do shkarkojnë në të ngarkesat e mllefet. Do zbrazin inatet dhe qejfmbetjet. Do çojnë në atë tavolinë “menunë” që kanë gatuar sipas shijeve të tyre. Shije që i kanë shpalosur në tërë këto ditë. Dhe nëse i referohemi praktikave gjyqësore dhe çdo praktike tjetër si dhe çdo tavoline debatesh, nuk do jenë të paanshëm. Nuk do janë të besueshëm. Më së shumti do jenë oponencë me negativitetin që kanë krijuar. A mund të shpresohet se do jenë konsulentë në lartësinë e duhur dhe nuk do përcjellin edhe në tavolinën e Presidentit Meta, paragjykimet që kanë shfaqur në tërë këtë periudhë post dialogut mes ministrave të dy vendeve? A do të dalin ata mbi vetveten dhe ta retushojnë qëndrimin e mbajtur deri tani? Do të mbështesin marrëveshjen e tyre të viteve më parë të cilën e quajnë të drejtë apo këtë që është në proces dhe negociatorët e rinj i shohin si armiq e tradhtarë? Se deri tani, edhe pse marrëveshja e tyre ka marrë notë negative dhe është rrëzuar në gjykimin e ish presidentëve ka qenë marrëveshja më korrekte dhe më e përshtatshme në interes të vendit tonë.

Presidenti Meta bën mirë që kërkon konsulentë të gjerë. Me ata që janë “pro” dhe “kundra”. Dhe që do t`i dëgjojë të gjithë. Po, a janë të gjithë bashkëbiseduesit e tij të denjë për të dhënë gjykimin e tyre në një kohë kur vite më parë e kanë përcaktuar qëndrimin e tyre me letër, firmë e vulë? Cilën prej marrëveshjeve, meqenëse deri sot e kanë mbrojtur të parën do iu duket më e drejtë? Se tek e fundit politikanë janë dhe do mbrojnë strategjinë e politikat që kanë ndjekur kur kanë qenë në krye të vendit. A mos vallë një oponencë kaq e gjerë mund ta ngatërroi edhe vet Presidentin Meta? Nga qëndrimet e derisotme nuk kemi parë shumë herë reflektim të politikanëve tanë. Më së shumti i kanë dalë zot “burrërisë” së tyre. Nuk kanë lëvizur nga istikami. Ata më shumë i kanë dhënë rëndësi egos e krenarisë personale dhe kanë luftuar të mbrojnë “prestigjin” dhe të tregojnë se janë shtetarë vizionarë dhe kanë marrë gjatë gjithë kohës vendime të ligjshme, se sa të ndjekin logjikën e konsultimeve. Konsulentë të tillë ka shumë mundësi ta fusin në labirinte edhe vetë Presidentin. Dhe në fund përse një tavolinë kaq e gjerë për një problem që vërtetë është i rëndësishëm dhe me peshë, po për zotin Meta janë fare të qarta vendimet që do marri? Apo për t`i dhënë një përmasë mbarëkombëtare konsultimit me faktorët politikë të marrëveshjes së detit? Mos do kishte më interes që konsultuesit e Presidentit të ishin teknicienët më të mirë të Shqipërisë dhe jo thjesht njerëz politikë? Le të shpresojmë se nga konsulenca dhe oponenca presidenciale do të dali produkti më i mirë për Shqipërinë dhe konsulentët e oponentët me qetësi e dashuri, siç është edhe deviza politike e Presidentit do prodhojë marrëveshjen më të mirë, Shqipëri-Greqi për detin./Nga Bardhyl BEJKO