BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Kontributi i intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë në krijimin e gjuhës letrare kombëtare

Kontributi i intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë në

Sa herë flitet për standardizimin e gjuhës shqipe, zakonisht përmenden Konsulta e Prishtinës dhe Kongresi i Drejtshkrimit, si dy pika kulmore në përmbylljen e kësaj faze të dytë të planifikimit gjuhësor. Këto dy ngjarje janë vërtet të një rëndësie të veçantë për progresin e gjuhës shqipe, që, ashtu si gjuhët e popujve të qytetëruar, përfaqësohet me një variant mbidialektor me prestigj e shtrirje mbarëkombëtare. PorKonsulta e Prishtinës nuk përbën hapin e parë në rrugën e njësimittë shqipes.Hapi i parë ishte hedhur në Maqedoni, kohë përpara Konsultës.

Kur pas Luftës së Dytë Botërore në trojet shqiptare të Federatës Jugosllave u lejua mësimi i gjuhës shqipe në shkollë, intelektualët shqiptarë të Maqedonisë në lëvrimin e gjuhës amtare patën si parim themelor “të ndiqet ajo ortografi dhe bile ajo gjuhë letrare që përdoret në vendin ëmë”. Që në fillimet e përdorimit të shqipes, atyu ec paralelisht “si me drejtshkrimin, ashtu edhe me gjuhën letrare të përdorur në vendin ëmë”, duke zbatuar variantet e ortografisë të botuara në Tiranë. Prof. RemziNesimi ka vënë në dukje se punonjësit e kulturësdhe arsimtarët në këtë Republikë “asnjëherë nuk i lejuan vetesqë të mbyllen në një gegërishte të prerë, me veçori të të folmeve krahinore, siç ishte rasti në disa qendra të tjera”.

Kur flet për “disa qendra të tjera”,prof. Nesimi e ka fjalën për Kosovën, ku projektet e drejtshkrimit të vitit 1952 e sidomos ai i vitit 1957 synonin pikërisht mbylljen e gjuhës letrare “në një gegërishte të prerë”. Kështu, në “Rezolutën e Mbledhjes për caktimin e gjuhës së shkrimit të shqiptarve në RFPJ”, të datës 14-15 nëntor 1952, thuhet: “Me qenë se pakica kombtare shqiptare e RFPJ flet nji dialekt të gegënishtes, gjuha e shkrimit për né nuk mund të jetë veçse gegënishtja” dhe drejtshkrimi i saj “do të ishte një drejtshkrim i mbështetur në kosovarishten dhe dibranishten, i ndryshëm nga drejtshkrimi i gegërishtes në Republikën e Shqipërisë”.Kjo prirje për ndarje gjuhësore thellohet edhe më tej në projektin e ortografisë të vitit 1957. Në Rekomandimet e mbledhjes së këtijviti për ortografinë kërkohet që drejtshkrimi të ketë “përputhje të plotë me ortoepin”, duke synuarkështu që drejtshkrimi të ishte fonetik i pastër. Në ndjekjen e një orientimi të tillë që shpinte në ndarjen gjuhësore të shqiptarëve, ndikonin edhe dasitë ideologjike mes Tiranës dhe Beogradit, duke arritur deri aty satoskërishtja letrare të quhej «gjuhë zyrtare e kuqalashëve” të Tiranës. Pra, mbledhjet e 1952-shit dhe të 1957-ës po përdoreshin për qëllime kundërkombëtare, duke synuar një planifikim gjuhësor qendërikës, që do të shpinte në krijimin e dy gjuhëve letrare shqipe.

Në Maqedoni,intelektualët shqiptarë ishin duke ndjekur një rrugë tjetër jo vetëm në praktikën e shkrimit të shqipes, po edhe në orientimin e tyre lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje. Siç thotë prof. R. Nesimi, “punonjësit e arësimit dhe të kulturës në Maqedoni, kurdoherëkanë qenë ithtarë për një drejtshkrim të njësuar si edhe për njëshqipe të njësishme letrare kombëtare”. Ndërsa në Kosovë vetëm ndonjë zë i vetmuar do të deklarohejhapur në shtyp për vijën konverguese në zgjidhjen e çështjes së drejtshkrimit. Ishte IdrizAjeti që pati kurajën të dilte kundër ndarjes gjuhësore të nxitur nga Beogradi, e cila do të çonte edhe në ndarje kombëtare. Në shkrimin “A ka ma punë në ortografínë e shqipes”, të botuar më 1958, ai do të shprehej se “rrugën e përcaktimit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe te ne mund ta shkurtonte Ortografia e gjuhës shqipe e hartuar në Institutin e Tiranës”.

Që nga fillimi i viteve ’50 në Maqedoni kishin lindur mospajtime me palën kosovare “se në cilin dialekt duhet të botohen librat, në atë gegë…, apo në atë toskë”, që ishte “shpallur si gjuhë letrare në mbarë hapësirën e shtetit shqiptar”. Çështja e mospajtimeve me Kosovën për botimet e përbashkëta të librave shkollorë në gjuhën shqipe arriti deri te Komisioni për Pakicat Nacionale i Lidhjes Komuniste të Maqedonisë, i cili në shtator 1955i drejtohet Komisionit amë të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë në Beograd me pyetjen: “…a thua pakica këtë dialekt (nëndialektin verilindor të gegërishtes – R. M.) duhet ta formojë e ndërtojë si gjuhë të vetën letrare kombëtare, pa marrë parasysh atë se dialekti toskë në Shqipëri po formohet dhe konsiderohet si gjuhë letrare e kombit?”.

Ortografia e 1957-se  thelloi edhe më tej mospajtimin e intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë me kolegët e tyre të Kosovës.Kjo bëri që çështja e gjuhës letrare për shqiptarët në Kosovë dhe në Maqedoni të ngrihej përsëri në forumet e larta të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.

Kështu, Komisioni për Pakica Nacionale i LKM-sëngarkoi një grup ekspertësh, të përbërë nga dr. PetroJanura, Murteza Peza (të dy pjesëmarrës në mbledhjet e Prishtinës të viteve 1952 e 1957) dhe maqedonasi Krume Jakovski, me detyrë të hulumtonte“çështjen e gjuhës letrare për shqiptarët e RSF të Jugosllavisë” dhe të përgatistepër këtë një raport. Pas një pune disamujore, grupi i ekspertëve i dorëzoi Komisionitnë fjalëstudimin me titull “Problemi i gjuhës së vetme letrare të kombësisë shqiptare në Jugosllavi”, si dhe një rezyme,në të cilën theksohet që“nëse do të futej gjuha e përbashkët letrare, do të ishte e një dobie shumë të madhe në radhë të parë për zhvillimin e vetë gjuhës” dhe se varianti gegë, i përdorur në shkollë nga ana e nxënësve dhe nga një pjesë e madhe e punëtorëve të arsimit e intelektualëve, “nuk është as letrare e as nëndialekti kosovar por nëndialekt me partikularizma lokale”. “Është koha – thuhet në këtë rezyme – që të gjithë shqiptarët në Jugosllavi të shfrytëzohen me gjuhën letrare – pa laramani.”

Ndonëse raporti nuk ka datë, ka gjasa të jetë dorëzuar para nëntorit të vitit 1959 dhe të jetë marrë në shqyrtimngambledhja e 19 nëntorit 1959 e Këshillit Ekzekutiv të KQ të LKM-së. Në procesverbalin e kësaj mbledhjeje thuhet: “Çështja e gjuhës letrare shqipe duhet të zgjidhet në mënyrë parimore. Këtu ka luhatje midis gjuhës letrare shqiptare dhe gjuhës së Kosmetit. Kjo çështje do të duhet të shtrohet edhe para KQ të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë dhe së bashku me shokët nga Kosmeti të zgjidhet. U shprehën mendime se nuk mund të shkohet në një gjuhë tjetër, përveçse gjuhës së shtetit amë.”(QerimLita, gazeta “Koha” Shkup, 19 nëntor 2022)

Studimi “Çështja e gjuhës së vetme letrare e kombësisë shqiptare në Jugosllavi”është një analizë e zhvillimit të shqipes nga autorët e vjetër e deri në vitin 1957. Përcaktori “së vetme” tregon që autorët duan të thonë se pakica shqiptare në Jugosllavi nuk mund të ketë një gjuhë letrare të ndryshme nga ajo e pjesës tjetër të kombit, pasi thonë ata “zhvillimi shoqëror, kulturor dhe letrar i një populli kërkon gjuhë të përbashkët letrare”. Pas një paraqitjeje të shkurtër të historisë së gjuhës shqipe dhe të dialekteve e të nëndialekteve të saj, si dhe të situatës gjuhësore në Kosovë e Maqedoni në fundin e viteve ’50, autorët ndalen në punën që bëhej për planifikimin gjuhësor. Duke vlerësuar rezultatet e dy mbledhjeve gjuhësore të Prishtinës, ata e quajnë gjë pozitive përpjekjen për një gjuhë të shkruar të përftuar nga përzierja e varianteve të Shkodrës, Elbasanit dhe Kosovës, “por megjithatë jo edhe zgjidhje më fatlume”. Prandaj shtrojnë pyetjen: “Vallë a është ajo zgjidhje logjike? Vallë a nuk duhet që të gjithë shqiptarët, kudo që të jenë të përdorin një gjuhë të përbashkët letrare?” Dhe përgjigjja e tyre është: “Gjuha letrare në Shqipëri, pavarësisht nga vija politike dhe marrëdhëniet tona të ndërsjella, duhet të jetë gjuhë edhe për shqiptarët e RPFJ.” (kursivet – R. M.).

Në mbyllje të kësaj analize, që është vlerësuar si një platformë “për rrugën që duhej të ndiqej në fillim të viteve ’60 për zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë parimore filologjike e politike”, autorët arrijnë në përfundimin se drejtshkrimi “po unifikohet edhe tek ne”, prandaj jemi në pozitë të themi “Habemusorthographiam” (Kemi ortografi). Dhe, meqë drejtshkrimi dhe gjuha letrare janë të ndërvarura…,themi edhe “Habemuscommunemlinguamliterarem” (Kemi gjuhë të unifikuar letrare).

Nuk mund të mos pranoshse ka qenë trysnia e faktorit shqiptar të Maqedonisë, së bashku me grupin kosovar që ishte kundër planifikimit policentrik të shqipes, arsyeja pse u braktis projekti i 1957-s dhe më 1964 u botua në Prishtinë një ortografi e gegërishtes së përbashkët, më e afërt me gjuhën zyrtare të Shqipërisë.

Por faktori shqiptar i Maqedonisë nuk ishte i kënaqur edhe me këtë zgjidhje. Kështu, pa u mbushur as tre vjet nga botimi më 1964 i Ortografisë së Prishtinës,në Maqedoni nisi të përdoret gjuha zyrtare e Shqipërisë. Më 12 janar 1967, gazeta “Flaka e vllaznimit”, që botohej në Shkup, doli me titullin “Flaka e vëllazërimit”. Në shkrimin e këtij numri me titull “Pse nisi ‘Flaka’ ta përdorë toskërishten” thuhet: “Fletorja jonë ‘Flaka e vëllazërimit’ prej disa muajsh në shtyllat e veta filloi ta përdorë atë gjuhë letrare shqipe, e cila ka për bazë toskërishten.”Redaksia e vlerësonte këtë hap si “një kontribut i ynë i rëndësishëm e i çmuar për zhvillimin e kulturës e arësimit të popullit shqiptar në tërësi.”

Ky hap i “Flakës” u ndoq nga Konsulta e Prishtinës e prillit 1968, e cila u deklarua se “njeh, njëzëri, si gjuhë të vetën letrare gjuhën letrare të vendit ëmë” dhe autorizoi Institutin Albanologjik dhe Katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe “ta njohtojnë Universitetin Shtetëror të Tiranës me konkluzat e tubimit…” dhe, nga ana tjetër, “t’u rekomandojnë institucioneve e enteve arësimore e pedagogjike, gazetare e botuese, shkencore e kulturale që të krijojnë mundësitë e zbatimit sa më të shpejtë të konkluzave të Konsultës …” Me këtë akt, gjuha zyrtare e shtetit shqiptar u ngritde facto në statusin e gjuhës letrare të përbashkët për gjithë kombin, dmth. në gjuhë standarde, që ka si atribut kryesor të sajin karakterin gjithëkombëtar. Kongresi i Drejtshkrimit e sanksionoi de jure vendimin e marrë në Prishtinë, kurse shteti shqiptar i kohës bëri detyrën që do të kishte bërë çdo shtet kombëtar – monarkik, fashist, komunist a demokratik – duke mbështetur vendimet e marra në këtë Kongres nga intelektualët atdhetarë brenda e jashtë kufijve.

Në dritën e këtyre të dhënave, mund të pohojmë që, pa trysninë e faktorit shqiptar të Maqedonisë mbi Prishtinën dhe pa hapin e hedhur prej tyre për ta përdorur gjuhës zyrtare të Shqipërisë në botimetnjë vit e gjysmë para Konsultës, nuk do të ishte hedhur ai hap në Prishtinë më 1968. Prandaj na duket i drejtë pohimi i prof. Q. Muratitse studimi P. Janurës, M. Pezës e K. Jakovskit “ka po atë rëndësi që ka Konsulta Gjuhësore e Prishtinës”dhe se në procesin e standardizimit të shqipes “një rol të rëndësishëm kanë pasur edhe planifikuesit gjuhësorë në Shkup”.Pra,punën e intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë në mbrojtje të një gjuhe të përbashkëtletrare, Konsultën e Prishtinës dhe Kongresin e Drejtshkrimit t’i shohim si tri faza të procesit që përfundoi me krijimin e gjuhës standarde, e cila e nisi udhëtimin e vet nga Shkupi, u kurorëzua në Prishtinë dhe u ligjësua në Tiranë.

Edhe pas viteve ’90, kur ndër gjuhëtarët shqiptarë zunë të shfaqen mendësi të kohës së pashallëqeve – pashallëku i Veriut dhe pashallëku i Jugut, Republika e Dardanisë dhe Republika e Shqipërisë,që duan gjuhë të veçanta – faktori shqiptar i Maqedonisë ka luajtur një rol përbashkues. Këtë rol do të luajnë edhe në të ardhmen intelektualët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët janë të vetëdijshëm se vetëm nën ombrellën e gjuhës standarde është i sigurt jo vetëm zhvillimi i shqipes së kësaj dege të trungut kombëtar, po edheruajtja e identitetit të shqiptarëve të kësaj Republike.