BREAKING NEWS

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas
x
BREAKING NEWS

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë
x
BREAKING NEWS

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do
x
BREAKING NEWS

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret
x
BREAKING NEWS

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me
x
BREAKING NEWS

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës,
x

Opinion / Editorial

Kontributi i Mjeshtrit Llambi Blido nuk shteron!

Kontributi i Mjeshtrit Llambi Blido nuk shteron!

Postieri më solli në shtëpi, këtu në Modena, një  dhuratë të paçmuar, librin e  autorit  që nuk  sheh dot as diellin , që nuk njeh as moshë e  as lodhje, por që vetëm punon e punon   me  optimizëm si pakkush tjetër, Llambi Mina Blido. Në faqen e parë  lexoj dedikimin e shkurtër shkruar nga dora tij, që më dha shumë kënaqësi e emocione.

Llambi BLIDON, piktorin e shquar, studiuesin e kritikun e arteve figurative, kam pasur rastin ta njoh kur i redaktova librin e tij të parë. Kam ndjekur krijimtarinë e tij në vite, ekspozitat në të cilat ka marrë pjesë dhe gjithmonë binte në sy kërkesa e tij e lartë për ciësinë artistike. “Arti - shkruan Ll. Blido - njeh vetëm një kriter gjykimi dhe vlerësimi CILËSINË ARTISTIKE. Vetëm pasi të ketë kaluar me sukses këtë test, arti mund t’i shërbejë fare mirë edhe politikës, filozofisë, edukimit, nëse autori e quan veten të angazhuar.”

Libri, botuar së fundi, “ARTI ËSHTË PROFESION DHE MJESHTËRI, DISIPLINA ËSHTË LIRI”, është një vëllim shumë i pasur me artikuj, studime, intervista, përshkrime, analiza veprash, madje përmban edhe gjykime e ide të shprehura e të zbuluara nga autori për herë të parë. Duke shfletuar atë shohim dhe ndjejmë  botën e një piktori, artisti, esteti, mësuesi, mjeshtëri që ka lënë gjurmë në artin shqiptar. Një artist i guximshëm, novator, origjinal sidomos në përdorimin mjeshtëror të ngjyrave. Ngjyra për Llambi Blidon është “Cavalo di bataglia”(Cheval de batalle). “Kur ngjyra është në vendin e saj kompozimi del i përkryer”, thotë Blido. Duke parë punët e Llambit të duket se ai pikturon me ngjyrat e luleve. Ka një finesë të jashtëzakonshme në kombinimin e shkrirjen e ngjyrave.

“Llambi Blido- nënvizon piktori Bujar Luca- është artisti më i shquar për mua në kërkimet e ngjyrës dhe harmonive të pafundme që ka krijuar. Ai ishte krijuesi më novator në fillimin e viteve 70’ në Shqipëri (periudhë nga më të errëtat). Në pikturë mbizotëronte skematizmi, sigurisht kishte piktorë që përpiqeshin të thyenin skemat, por ishte e vështirë se skartoheshin nga seleksionuesit e jurive për ekspozitat. Ndërsa Ll. Blido operonte me ngjyrat e sillte një realizëm origjinal.”

Në këtë përmbledhje shkrimesh të ndryshme të autorit por edhe të mjaft autoriteteve të artit, kritikëve e gazetarëve që shkruajnë për të, shpërfaqet personaliteti i Llambi Blidos si piktor me individualitet krejt të veçantë, origjinal, po edhe si studiues, kritik i artit viziv, kronikan, historian, dëshmitar okular i një periudhe, i evenimenteve artistike kulturore në rreth 60 vjet, që në fillimet e krijimit të Institutit të Lartë të Arteve.

Llambi Blido ka qënë dhe mbetet një artist i rëndësishëm, me një sy vëzhgues racional e objektiv, shumë i drejtë e i paanshëm, kur është fjala të shprehë gjykimet e tij, për vlerat e një vepre, të një piktori, apo të një ekspozite. Në çdo situatë ai e ka shprehur mendimin e tij shkoqur, me guxim në mbrojtje të vlerave artistike duke shpallur moton: “I përulem vetëm të bukurës”.

Ll. Blido krahas talentit, kulturës së gjerë karakterizohet nga një vullnet i pashoq. Prej vitit dymijë, fatkeqësisht ka humbur shikimin, por ai vazhdon të punojë pa u ndalur. Veprat e tij kanë një dritë të brendshme, dritë që buron nga errësira. Ta ndalosh të pikturojë është njësoj sikur t’i ndalosh frymëmarrjen. Ai tashmë pikturon me sytë e mendjes.

Për Llambi Blidon, piktor tepër i përveçëm, modern, artist i vërtetë, po edhe studjues, kritik arti, i cili ka dhënë një kontribut të shquar në modernizimin e vizatimit, pikturës, arteve figurative, jo vetëm me krijimtarinë e tij por edhe me shkrime, studime, leksione, janë të varfëra këto shënime; duhet shkruar më shumë. Libri i tij është një kontribut i rëndësishëm në mendimin kritik shqiptar, një ndihmë për brezat e rinj të arteve figurative e më tej.

I uroj Llambi BLIDOS: Jetë të gjatë, rrethuar nga dashuria e respekti i familjes së tij të mrekullueshme, të afërmëve, miqve e dashamirësve të shumtë të veprës së tij me vlerë dhe  suksese të përhershme.