SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Kontributi unik i KLSH në transparencën dhe përgjegjshmërinë e sektorit publik
Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Nëntor 2019
Duke shkruar këto radhë, m’u kujtua hyrja e prezantimit të një “senatori” të auditimit të Zyrës së Përgjegjshmërisë së Qeverisë (GAO) së SHBA-ve, homologe e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili tregoi se kur kishte filluar punë në këtë institucion nga më prestigjiozet e administratës amerikane, në auditimin e parë diku në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, ishte caktuar në grup me një auditues të vjetër dhe për subjekt auditimi u ishte caktuar një Bazë Ushtarake e Pentagonit:
“Sapo u afruam te dera bazës ushtarake, na tha ai, unë e pyeta me naivitet audituesin e vjetër: - Çfarë do të bëjmë ne këtu? - Çfarë do të bëjmë, ma ktheu ai me ton, – e shikon atë gjeneralin aty? Atë do ta fusim në burg! -Gjenerali në fjalë ishte Komandanti i Bazës Ushtarake”. Me këtë ai donte të na jepte një ide se si ka ndryshuar auditimi i jashtëm publik në dekadat e fundit dhe për të qenë i sinqertë nga i gjithë prezantimi, vetëm ky episod më mbeti në mendje, ndërsa unë në këtë shkrim do të përpiqem të trajtoj periudhën e aureolës, që më ka mbetur në mendje në KLSH. Duke qenë pjesëtar i stafit auditues të KLSH-së, pothuaj që me shndërrimin si institucion demokratik në v. 1992, si institucioni i auditimit të jashtëm i shtetit të ri demokratik shqiptar (aktualisht e kam përfunduar aktivitetin si nëpunës publik), në disa raste më kanë pyetur “tullë”: Kush ka qenë Kryetari më i mirë? Kësaj pyetjeje i jam përgjigjur, pa u menduar fare: “Padyshim z. Bujar Leskaj”! Për t’ju përgjigjur “PSE -së” do të duheshin qindra faqe, por unë do të ndalem në disa aspekte të këtij kontributi të shndërrimit të KLSH në 8 vitet e fundit, nga një institucion pothuaj anonim, jo shumë të ndryshëm për nga outputet, nga strukturat e auditimit të brendshëm.
Tetë vite më parë, në dhjetor 2011, në projekt-idenë e paraqitur pranë Komisionit për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, i dekretuar nga Presidenti i Republikës për detyrën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Leskaj paraqiti një vizion bashkëkohor dhe një platformë tepër ambicioze për shndërrimin rrënjësor të Institucionit në të gjitha aspektet, të luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së pasurisë publike, zbatimit të përvojës së institucioneve më të përparuara të auditimit të vendeve të BE-së; përmirësimit të metodologjisë së auditimit; ndërveprimit me aktorë të tjerë publikë dhe jopublikë; intensifikimit të marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës; zhvillimi i burimeve njerëzore; transparencën me publikun e gjerë; etj. Tani, kur shikojmë pas, duke bërë bilancin, mund të themi se platforma ishte vetëm maja e ajsbergut e transformimit që do të përjetonte Kontrolli i Lartë i Shtetit. Deri në ardhjen e z. Leskaj, institucion ishte një ngrehinë ku sundonte mediokriteti dhe gjobëvënësit banalë, që nga maja e deri te një masë e konsiderueshme audituesish (aq sa një koleg me përvojë disavjeçare në KLSH më thoshte më pezëm “më mirë t’u thuash njerëzve se punojnë komunale se sa këtu”. Dhe faktikisht nuk shkoi shumë, ngaqë ndihej keq, kërkoi largimin nga KLSH), në një institucion ngulmues në kërkesën e llogarisë për përgjegjshmërinë qeveritare nëpërmjet raporteve profesionale, të besueshëm dhe të pavarur, duke sjellë një vlerë të shtuar për shoqërinë shqiptare. Kujtojmë këtu se për çdo lek të shpenzuar KLSH i kthen shoqërisë shqiptare 100.5 lekë, nga 21.1 që ishte ky tregues në v. 2011. Tregues ky 3 deri 4 herë më i lartë se institucionet e auditimit të vendeve të përparuara. Ishte e kuptueshme se baza për një reformim modern të KLSH-së do të ishte miratimi i një ligji të ri organik, gjë për të cilën ishte përcjellë në Kuvend një draft ligj edhe nga drejtuesit e mëparshëm, por i cili mbahej “i fshehtë” nga stafi auditues. Drafti kishte zënë pluhur s’dihet në cilën zyrë të Kuvendit dhe as që “guxonin” ta ngrinin si problem në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, të frikësuar se mos u vihej në diskutim karrigia. Është për t’u theksuar se z. Leskaj e gjeti KLSH-një institucion që zvarritej ose një varkë që rrinte në moçal të ndenjur. Një situatë që erdhi duke u rënduar dhe u bë groteske kur organet tatimore refuzonin të auditoheshin nga ky institucion. Personalisht në këtë periudhë pata ndjesinë se kjo sjellje e organeve tatimore me kalimin e kohës do të kishte efekt domino, ku shumë institucione të tjera shtetërore mund të gjenin artifica (gjë që nuk është shumë e vështirë me ligjet e shtetit tonë) dhe të refuzonin auditimet. Z. Leskaj që me marrjen e detyrës, me vendosmëri iu përkushtua hartimit dhe miratimit të ligjit organik të KLSH-së, për të cilin që në fillim deklaroi se do jepte dorëheqjen si kryetar, në rast të mosmiratimit të ligjit nga ana e Parlamentit, ashtu si ai ishte përgatitur, në bashkëpunim me DG-Budget në Bruksel dhe me SIGMA-n dhe në përputhje të plotë me standardet e INTOSAI-t. Kjo sjellje është e huaj për të gjithë drejtuesit e dikastereve dhe institucioneve të tjera qëndrore tona, të cilët ngjiten pas karriges edhe kur e bëjnë baltë me skandale gjithfarësh. Me ligjin e ri, KLSH u transformua nga organ kontroll – revizioni, në një institucion me kërkesa bashkëkohore duke ligjëruar llojet e auditimeve që nuk konceptoheshin më parë nga stafi auditues, por që janë në sinkron me standardet dhe metodologjitë më të përparuara të auditimit të jashtëm publik në botë dhe që janë fizionomia e auditimit tonë publik për dekadat e ardhshme. Këto janë standarde të përcaktuara dhe miratuara nga organizatat ndërkombëtare të auditimit (INTOSAI, EUROSAI, ECA e BE-së, GAO e SHBA-ve, NAO e Mbretërisë së Bashkuar, etj.), duke përmbajtur në detaje auditimet e performancës, auditimet e TI, auditimet financiare, etj. Për të fituar kohën e humbur, ngritja e strukturave dhe ushtrimi i këtyre auditimeve filloi që në v. 2012, shumë kohë përpara se sa të miratohej Ligji i ri “Për organizimin dhe funksionimin e KLSH”. Për të arritur objektivat, KLSH u reformua në drejtim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale si brenda institucionit dhe jashtë tij, duke përmirësuar kompetencat e stafit, rinovuar metodologjinë e auditimit, ndërtuar dhe fuqizuar marrëdhëniet me institucionet dhe aktorët brenda dhe jashtë vendit, në veçanti me Kuvendin e Shqipërisë, institucionet akademike, shoqërinë civile dhe mediat. Institucioni zhvilloi auditime përputhshmërie dhe financiare me risk të lartë në përdorimin e fondeve publike, si dhe në veçanti, auditime performance për vlerësimin e eficiencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit, si dhe auditime të teknologjisë së informacionit. Kolana e botimeve KLSH në tetë vite 2012-2019 arriti në 109 tituj, ku, krahas botimeve për standardet ndërkombëtarë të auditimit publik ISSAI, një pjesë të madhe e zënë përmbledhjet e studimeve, kumtesave e artikujve kërkimorë-shkencorë të prezantuara në konferencat shkencore të përvitshme të KLSH, përmbledhjet e artikujve në shtypin e ditës nga audituesit, etj.
Për të ilustruar largpamësinë e kryetarit të KLSH Bujar Leskaj, në objektivat që vendosi për institucionin, do ta konkretizojmë zhvillimin intensiv të auditimeve të performancës, të cilat gjatë kësaj periudhe kaluan në mbi 80 auditime. Vetëm gjatë vitit 2018 u publikuan 18 raporte auditimi performance, të cilat prekin një spektër të gjerë problemesh makro dhe mikro-ekonomike, me ndjeshmëri sociale dhe të rëndësishme për ligjvënësit dhe ekzekutivin.
“Si do të jetë auditimi në v. 2030?–bën pyetjen zj. Helge Osveiten, Drejtor i Zyrës së Auditimit dhe Investigimit, UNDP, -Shpreh bindjen se auditimi i performancës, me theksin e tij në eficiencën, ekonomicitetin dhe efektivitetin ka shumë të ngjarë të ketë rolin më të rëndësishëm dhe mbizotërues në auditimet e 2030, duke i lënë një rol minor auditimit financiar”. Kontributin unik të kryetarit të KLSH në ndërtimin e një institucioni auditimi bashkëkohor dhe shembull për administratën tonë shtetërore e kanë njohur dhe i kanë bërë jehonë në shumë raste edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Jo më larg se para një muaji, kryetari i KLSH-së u dekorua nga qeveria polake, akorduar nga ministri i Jashtëm Jacek Czaputowicz, me Medaljen e Nderit “Bene Merito”, me motivacionin: “Zoti Bujar Leskaj është një mik i shquar i Polonisë, promotor i dijes për vendin tonë në Republikën e Shqipërisë dhe mbajtës i Medaljes “Kalores i Urdhrit të Meritës të Republikës së Polonisë”(2017)”. Në kushtet e tranzicionit “pa dritë në fund të tunelit” dhe në situatën aktuale të turbullt që po kalon vendi, me institucionet shtetërore pak të bazuara në meritokraci, me antikulturën e pandëshkueshmërisë, të cilën z. Leskaj si kryetar i KLSH e ka luftuar pa kompromis si asnjë shtetar tjetër në superstrukturën e piramidës shtetërore, në të gjitha raportet e auditimit, duke ua vënë në dispozicion gjetjet dhe rekomandimet organeve shtetërore dhe atyre të drejtësisë, si dhe duke ua bërë të njohura publikut të gjerë, në mbyllje do të perifrazoja kontributin e tij me fjalët e Lord Bichard, Kryetar i Bordit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (National Audit Office-NAO, homologes së KLSH) në Mbretërinë e Bashkuar: “Gjatë një viti të shënuar nga një sfidë e madhe, e pasigurt dhe e jashtëzakonshme për sektorin publik, roli i NAO-s, përfshirë zërin e saj të pavarur, nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm”.
Nga Sali Agaj