BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Kontrolli i cilësisë se auditimeve - garanci e përmirësimit të vazhdueshëm të veprimtarisë së KLSH

Kontrolli i cilësisë se auditimeve - garanci e përmirësimit

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e audituesit të jashtëm publik, synon përdorimin me efektivitet, eficencë dhe ekonomicitet të fondeve publike, pronës publike dhe asaj shtetërore. Në të njëjtën kohë, veprimtaria e tij i shërben edhe zhvillimit të një sistemi të përshtatshëm të menaxhimit financiar, kryerjes si duhet të aktiviteteve administrative, si dhe informimit të autoriteteve shtetërore dhe publikut, nëpërmjet publikimit të raporteve të tij.

KLSH vitet e fundit ka kryer mesatarisht mbi 150 auditime në vit të llojeve të ndryshme: përputhshmërie, financiar, të performancës, teknologji informacioni, tematike si dhe të kombinuar, për të cilët është shqyrtuar dokumentacioni i veprimtarisë vjetore dhe më gjerë të qindra subjekteve shtetërore. Një veprimtari e tillë voluminoze e realizuar me angazhimin e mbi 170 audituesve të KLSH, kërkon domosdoshmërisht jo vetëm hartimin e praktikave bashkëkohore të auditimit në përputhje me standardet ndërkombëtare, por dhe kontrollin e zbatimit e tyre me rigorozitet. Këtij qëllimi i shërben kontrolli dhe sigurimi i cilësisë dhe zbatimi i standardeve të auditimit nga secili auditues dhe në të gjithë ciklin e auditimit: që nga planifikimi dhe deri në arkivimin e dosjes përkatëse. Cilësia e auditimit përfaqëson shkallën në të cilën përmbushen një grup karakteristikash të qenësishme të auditimit si: rëndësia, siguria, objektiviteti, qëllimi, qartësia, afatet, eficenca dhe efektiviteti.

Ndërsa “Kontrolli i cilësisë” është një term që përfshin politikat dhe procedurat që janë zbatuar nga KLSH për t’u siguruar që puna e saj e auditimit është e një cilësie të lartë në mënyrë të vazhdueshme. “Sigurimi i cilësisë” është procesi i vendosur nga KLSH për t’u siguruar që: ekzistojnë kontrollet e nevojshme; kontrollet janë duke u zbatuar siç duhet; dhe identifikohen mënyrat e mundshme të forcimit ose përmirësimit të kontrolleve. KLSH, tashmë është e kompletuar me botimin në shqip të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit, të të gjitha llojeve të manualeve të auditimit: financiar, të përputhshmërisë, të performancës, të teknologjisë së informacionit, të prokurimeve etj., dokumente të cilat jo vetëm janë tema të trajnimeve të vazhdueshme, por në të njëjtën kohë janë pjesë e bibliotekës personale të audituesve që shërbejnë për t’u konsultuar gjatë procesit auditues.

Veç sa më sipër, përmirësimit të cilësisë së auditimit dhe zbatimit të standardeve i ka shërbyer Rregullorja e Procedurave të Auditimit, e shoqëruar me dokumentet përkatëse, si dhe Sistemi i Menaxhimit të Proceseve (RevZone). Në funksion të zbatimit të standardeve dhe sigurimit të cilësisë, dokumentacioni i mësipërm vitin e fundit është plotësuar me Udhëzuesin e Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit, duke përmbushur plotësisht kuadrin rregullativ në këtë fushë, ashtu siç ka theksuar kryetari i KLSH z. Bujar Leskaj se: “KLSH angazhohet në përpilimin e dokumenteve duke iu referuar standardeve të punës së INTOSAI dhe EUROSAI, si dhe institucioneve lider në auditim si GAO, ECA, NIK, SIGMA dhe IDI”.

Por evoluimi i veprimtarisë së subjekteve të auditimit e kuadrit rregullator të tyre, përbën sot një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet KLSH, e cila kërkon që audituesit të kenë zhvillim të vazhdueshëm profesional, duke u mbështetur në standardet e auditimit dhe praktikat më të mira botërore. Pikërisht, nga ana e KLSH insistohet në mënyrë të vazhdueshme që cilësia e auditimit të jetë një element i qenësishëm i secilit auditues, si baza e progresit në veprimtarinë audituese. Tashmë në KLSH ka një strukturë (drejtori) të posaçme të ngarkuar me kontrollin e cilësisë dhe zbatimin e standardeve, në përbërje të së cilës janë kualitetet më të mira audituese, krahas veprimtarisë së hallkave të tjera si: Kryeauditues, Drejtor Departamenti etj., kanë rritur ndjeshëm impaktin në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së auditimit.

KLSH e ka konsideruar cilësinë e auditimit, jo vetëm faktorin më të rëndësishëm në prezantimin e auditimit (raportit) dhe rezultateve të tij: opinionit, konkluzioneve, gjetjeve dhe rekomandimeve, por edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së audituesve gjatë auditimit dhe subjekteve të audituara në zbatimin e rekomandimeve. Kontrolli i cilësisë së auditimit dhe zbatimit të standardeve është një veprimtari e cila kryhet për secilin auditim gjatë këtij procesi, duke kaluar në disa filtra dhe duke u përqendruar në një format 3D: nëse auditimi është në formë dhe/ose strukturë, në përmbajtje dhe në afate në përputhje me dokumentet standarde të auditimit, duke referuar vërejtjet dhe sugjerimet për shmangiet e evidentuara.

Në vijim, reflektimi i këtyre mendimeve është objekt i grupit të auditimit në funksion të përmirësimit të cilësisë së auditimeve. Pjesë e procesit të kontrollit të cilësisë janë sipas rastit dhe kontrollet në “të nxehtë”: gjatë procesit të auditimit në subjekt dhe gjatë evadimit të auditimit, si dhe riauditimet, të cilët janë në vlerësim të drejtpërdrejtë të kryetarit të KLSH. KLSH e realizon sigurimin e cilësisë nëpërmjet kontrollit vjetor në “të ftohtë” të mbi 30% të dosjeve të auditimit, duke shqyrtuar ciklin e plotë auditues të ndarë në tre faza: e planifikimit, e kryerjes së auditimit dhe raportimi e evadimi. Më pas, secila prej dosjeve të auditimit të shqyrtuara është objekt diskutimi në nivel Departament Auditimi dhe i shërben përmirësimit të veprimtarisë audituese të KLSH. Megjithëse përmirësimi i cilësisë së auditimit është një sfidë e vazhdueshme e Institucioneve Supreme të Auditimit, organizimi dhe funksionimi i kontrollit të cilësisë në KLSH është një garanci për progres të vazhdueshëm në këtë drejtim.

Drejtor në KLSH*