Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkëpunim me projektin “Star 2”

Postuar: 20/11/2018 - 07:09

Sipas ligjit nr.115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, numri i njësive të vetëqeverisjes nga 384 të tilla, u ul në 61, duke bërë që qeverisja vendore në Shqipëri të ketë përgjegjësinë dhe sfidën e menaxhimit të çështjeve në nivel lokal. Procesi i kalimit të njësive të vetëqeverisjes vendore është mbështetur nga projekti STAR2 –“Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative”. Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian, Suedia, Italia, Zvicra, USAID, UNDP dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, dhe zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri.

Qëllimi i këtij projekti në lidhje me Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) ka të bëjë me shtimin e njohurive të punonjësve të njësive të vetëqeverisjes vendore me kërkesat e procedurat e KLSH-së, i cili u realizua nëpërmjet pjesëmarrjes së gjerë të personelit përkatës të këtyre njësive, të trajnuesve të projektit “Star 2” dhe Audituesve të Departamentit të Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të KLSH-së.

Qëllimi i takimeve ishte njohja e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (NJVQV) me zhvillimet më të fundit të metodologjisë audituese dhe zhvillimet e mundshme të saj, rekomandimet më të ndeshura të adresuara nga KLSH-ja për NJVQV-të, programi i transparencës së KLSH-së, si dhe zhvillimet më të fundit të metodologjisë.

Tema e debatit të zhvilluar në tryezat e organizuara mes ekspertëve të KLSH-së dhe ekspertëve të NJVQV-ve ishte mënyra e shfrytëzimit të informacionit në lidhje me aktivitetin auditues të KLSH-së, për të përmirësuar kapacitete e NJVQV-ve, në kushte të fondeve të kufizuara dhe angazhimit të madh të NJVQV-ve ne proceset e zakonshme të punës. Në këtë aspekt mund të përmendet diskutimi i zhvilluar për përmirësimet e mundshme në rregulloret e funksionimit të NJVQV-ve i zhvilluar në tryezën e zhvilluara me pjesëmarrjen e Bashkisë së Tiranës dhe të Durrësit, apo të tjera me qarqet e Korçës, Shkodrës, etj. Në takime u përcaktua se prioritetet e zhvillimit të kapaciteteve do të orientohen pikërisht drejt zonave të riskut. Nuk është një rastësi që edhe KLSH-ja, duke filluar nga fundi i vitit 2017 ka detajuar rregulloren e organizimit dhe funksionimit të KLSH-së e cila në funksion të përmirësimit të procesit të auditimit dhe të zhvillimeve të shumta në metodologji, është ndarë në dy të tilla, duke detajuar më vete funksionimin dhe organizimin e KLSH-sëdhe më vete procesin e auditimit nëpërmjet një rregulloreje të veçante. Ky menaxhim është në funksion të ndryshimeve dhe reflekton përshtatshmërinë e rregullores ndaj prioriteteve të kohës. Së fundi duhet të përmendet se ky zhvillim metodologjik në KLSH është shoqëruar me trajnime intensive të stafit auditues me një mesatare prej 25 ditë/vit. Në këtë aspekt edhe përpara NJVQV-ve shtrohet domosdoshmëria për ngritjen e kapaciteteve të stafeve përkatëse për njohjen me zhvillet më të fundit të ndodhura në auditimin e jashtëm publik. Nga ana e projektit STAR në bashkëpunim me auditues të KLSH-së, u hartua udhëzuesi informues – “Auditimi i Njësive të Vetë-Qeverisjes Vendore nga Kontrolli i Lartë i Shtetit”, i cili fokusohet në prioritetet e evidentuara në këtë projekt dhe me objektiv përmirësimin e dijeve të stafeve të NJVQV-ve për ngritjen e kapaciteteve në drejtim të rritjes së përputhshmërisë me normat e auditimit të KLSH-së. Nëpërmjet saj synohet ngritja e kapaciteteve të NJVQV-ve me qëllim përshtatjen sa më të madhe me praktikat e auditimit të KLSH-së si dhe krijimi i një bashkëpunimi efektiv ndërmjet KLSH-së dhe NJVQV-ve. Ngritja e kapaciteteve përmes përftimit të dijeve shihet si një ndërmarrje që synon përmirësimin e efekteve të rekomandimeve të KLSH-së në miradministrimin vendor duke rritur cilësinë dhe sasinë e zbatimit të rekomandimeve të adresuara për njësitë vendore. Udhëzuesi synon informim dhe përftim të dijeve nga punonjësit dhe menaxhimi i lartë i NJVQV-ve. Udhëzuesi është ndërtuar në këndvështrimin e punonjësit që auditohet, duke synuar informimin me risitë në metodologjinë e KLSH-së dhe përgatitjen e tij për të realizuar në mënyrë sa më të përshtatshme një audit të jashtëm. Struktura e tij ndjek zhvillimin e një procesi auditues duke informuar në lidhje me dokumentacionin e mundshëm të kërkuar dhe shembuj praktikë. Udhëzuesi informon në mënyrë të specifikuar në lidhje me objektivin e tij. Në këtë mënyrë ai nuk është gjithë përshkrues, por është i selektuar në drejtim të zhvillimit më të fundit të metodologjisë, informimit për prirjet për të fundit për punën audituese të KLSH-së në njësitë vendore si dhe rekomandimeve që ajo ka dhënë në periudhën 2015 – 2017. Udhëzuesi i referohet metodologjisë audituese të zhvilluar nga KLSH-ja, pasi auditimi është një proces gjithnjë e në zhvillim metodologjik. Për këtë arsye referimi ndaj manualeve përdor përditësimin dhe përmirësimin që këto manuale i kanë bërë auditimit të jashtëm publik në Shqipëri.

Ky udhëzues vjen në një kohë kur në KLSH janë zhvilluar tipe auditimi të reja si ai i performancës, financiar dhe i teknologjisë së informacionit dhe relativisht të panjohura nga administrata publike.

Ngritja e kapaciteteve përmes përftimit të dijeve shihet si një ndërmarrje që synon përmirësimin e efekteve të rekomandimeve të KLSH-së në miradministrimin vendor duke rritur cilësinë dhe sasinë e zbatimit të rekomandimeve të adresuara për njësitë vendore.

Nga Lolita Baholli

*Kryeaudituese në Departamentin e Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendorë

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:19

Ashtu si në çdo lëvizje e protestë të viteve të fundit apo pas ndonjë skandali të shpërthyer në Shqipëri, edhe protesta e studentëve, e cila për hir të së vërtetës deri sot është paqësore, të gjithë vrapojnë të k

Postuar: 11/12/2018 - 07:17

Nuk dua të hyj në të drejtat e tyre legjitime, sepse i zoti e di ku i pikon çatia, tjetër gjë kam

Postuar: 11/12/2018 - 07:16

Kishim një mësues fantastik vizatimi në tetëvjeçare dikur në fillim të vitet 70-të!

Postuar: 11/12/2018 - 07:13

Zyra e Llogaridhënies Qeveritare(GAO) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është institucioni i a

Postuar: 09/12/2018 - 07:17

 Përpjekjet për të vënë shenjën e barazimit mes dy dhjetorëve dhe për të përfituar frytet e

Postuar: 09/12/2018 - 07:16

 Në ditën e shpallur nga Sali Berisha si "dita e Rinisë" dhe sigurisht e

Postuar: 09/12/2018 - 07:14

 Ka më shumë se një muaj që banorët e unazës se re protestojnë ditë e natë, në mbrojtje të b