Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Koronavirusi dhe lufta për influencë e regjimeve autoritare

Koronavirusi dhe lufta për influencë e regjimeve autoritare

Rasti i parë i koronavirusit në Kinë mund të gjurmohet në 17 nëntor, sipas të dhënave të qeverisë kineze të raportuara nga South China Morning Post. Rastet e reja raportoheshin nga autoritetet shëndetësore çdo ditë pas nëntorit. Por në vend që ta ndanin këtë informacion me botën, zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze fshehën zbulimet e bëra dhe madje ndëshkuan mjekët që i raportuan për herë të parë.

Fshehja e sëmundjes së re nga ana e Kinës pati pasoja globale. Ishte humbur kohë e çmuar gjatë së cilës qeveritë mund të kishin izoluar njerëzit që ktheheshin nga epiqendra e tij në Wuhan, të zhvillonin kapacitete testimi dhe trajtimi dhe t'i përgatisnin qytetarët të merrnin masa paraprake për të mbrojtur veten e tyre. Kina rrezikoi aftësinë e botës për t'iu përgjigjur virusit vdekjeprurës. Rezultati, është pandemia më e rrezikshme globale që prej “Gripit Spanjoll”, një shekull më parë.

Ndërsa koronavirusi vazhdon marshimin e tij vdekjeprurës nga Wuhan në të gjithë globin, autoritetet kinezë janë duke u përpjekur ta kthejnë pandeminë, e cila u shkaktua kryesisht nga vetëkënaqësia dhe paaftësia e tyre, në një fitore propagandistike duke nxjerrë në pah histori të Kinës që shpërndan furnizime mjekësore dhe ekspertizë në vendet të cilat është vet përgjegjëse për infektimin, sipas parimit “të vras natën e të qaj ditën”.

Në javët e kaluara, makina e propagandës kineze ka kaluar në kundërsulm duke lavdëruar Pekinin për kohën që i dha botës, nëpërmjet modelit të saj qëverisës të centralizuar dhe autoritar, t'i përgjigjet pandemisë dhe për udhëheqjen kineze të përgjigjes globale ndaj koronavirusit. Të dy pretendimet janë të rreme, pavarësisht se janë shpërndarë shumë në mediat kineze por edhe ato botërore.

Propagandistët kinezë gjithashtu pretendojnë se Pekini po udhëheq në dhënien e ndihmave për vëndet e tjera të prekura, gjë e cila është një falsitet. Dhurata e shumëpërfolur nga Kina për 1 milion maska për Japoninë është një gjest i shkëlqyeshëm dhe i mrekullueshëm, megjithëse vetëm sa një e treta e dhurimeve të mëparshme japoneze, me afro 3 milion maska, të bëra në kulmin e përhapjes së virusit në Kinë.

Rasti më i jashtëzakonshëm, sidoqoftë, është në Itali. Mediat shpesh nuk e përmendnin që furnizimet nga Kina ishin blerë dhe paguar nga italianët dhe nuk ishin dhuratë.

Në përgjithësi, Kina i ka dhënë Europës aq pajisje mjekësore sa Europa i dhuroi në janar dhe shkurt Kinës kur ajo ishte në nevojë. Por ndryshe nga donatorët europianë, kinezët nuk po e bëjnë këtë falas. Autoritetet komunistët kinezë po mburren me madhështinë e tyre dhe po lejojnë që Gjermania dhe Bashkimi Evropian të marrin fajin për mangësitë e pajisjeve mjekësore në të gjithë Evropën.

Nuk ngelet pas edhe Rusia që ashtu si aleati i tyrë kinez, po mundohet të shfytëzoj gjëndjen e vështirë në të cilën ndodhet sidomos Europa, për të arritur qëllimet e tyre gjeopolitike. Edhe në këtë rast Italia, vendi më i prekur nga pandemia, është kthyer në objektivin kryesor të propagandës së tyre.

Përpos një fushate dizinformuese, të konfirmuar edhe nga European External Action Service, por të mbështetura nga disa media të ekstremit të majtë dhe të djathtë italian, duket se Kremlini ka filluar të ndërmarrë hapa konkret në bërjen për vete të një “miku të ri” brënda BE-s. Ushtria ruse të dielën që kaloi filloi të dërgone ndihma mjekësore për në Itali pasi mori një urdhër nga Presidenti Vladimir Putin, një gjest i vullnetit të mirë që Moska e etiketoi "From Russia with Love".

Shumë analist e interpretuan këtë gjest si një veprim për të cilin Rusia do i kërkonte më vonë Italisë që ti kthente favorin duke promovuar heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Moskës për konfliktin që shkaktoi me Ukrainën. Natyrisht, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, kur u pyet, e përshkroi nocionin si absurd.

Por disa fakte e mbështesin këtë teori. Pse pikërisht Italia? Pse nuk jep ndihma Rusia, le të themi, për vendet e Ballkanit, të cilat janë shumë herë më pak të zhvilluara se Italia dhe po ashtu kanë shprehur nevojën urgjente për ndihma mjekësore? Presidenti serb Vuçiç, pak ditë më parë, i’u drejtua vetëm Kinës për ndihmë, dhe nuk e përmendi fare aleatin e vet strategjik, Rusinë ndoshta sepse e dinte shumë mirë se nuk do të merrte asgjë prej saj.

Vendet e tjera të Ballkanit, duke përfshir këtu edhe Shqipërinë, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Rusia. Në një konferencë për shtyp në 26 shkurt në Moskë, ministri i jashtëm rus Lavrov, në krahë të kryeministrit Rama, i kujtonte këtij të fundit se ishte rënë dakord që në 2004 për një Traktat të Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve por që akoma nuk është firmosur. Gjithashtu ai deklaroi se do të mbaheshin kontakte të shpeshta telefonike ndërmjet dy administratave për të diskutuar rreth problematikave dhe çështjeve bilaterale.

Në këto ditë të vështira edhe për Shqipërinë, nuk ka ndodhur asnjë telefonat “miqësie” për të shprehur solidaritet dhe aq më pak për t’i ardhur në ndihmë shtetit shqiptar. Si gjithmonë, Rusia muk bën asgjë nëse nuk ka një përfitim personal dhe në këtë moment Ballkani është në fund të listës së saj të interesit. Jackpot-i më i madh që Moska mund të fitoj nga kjo pandemi është pikërisht mbështetje nga ana e Italisë për mos rinovimin e sanksioneve të BE-s ndaj Rusisë. Prandaj dhe e gjithë makineria propagandistike ruse është e përqëndruar në hallkën e dobët të Europës, italinë. Çdo gjë tjetër është në plan të dytë.