BREAKING NEWS

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi i shkollës private në Korçë

Baba i katër fëmijëve, ndërron jetë nga koronavirusi
x

Opinion / Editorial

Koronavirusi do e bëjë të vetën, por kolapsi ekonomik është  tmerri që po troket

Koronavirusi do e bëjë të vetën, por kolapsi ekonomik

 

Kryeministri i vendit ka disa ditë që po improvizon në raport me sjelljen dhe lëvizjen e qytetarëve. Një ditë i lejon deri në orën 18  të lëvizin, një ditë tjetër jua kufizon 6 me 10 dhe 16 me 18 dhe sot kaloi në kufizim total të shtunën deri në 13 dhe të dielën blackout.

Që rrezikshmëria e këtij virusi dinak dhe të qelbur është e jashtëzakonshme nuk vihet në dyshim dhe kjo nuk ka nevojë as për deklaratat disfatiste të Edi Ramës se s’do kemi vare jo më spitale, por as për të futur panik të panevojshëm. Situata është alarmante dhe gjasat janë që të kemi shumë të prekur dhe shumë të vdekur nga ky virus i rrezikshëm.

Pavarësisht alarmit të Edi Ramës, vetë shqiptarët janë sensibilizuar për të qenë sa më pak në kontakt mes tyre për ti shpëtuar  infektimit nga COVID 19.

Masat drastike të qeverisë përpos proteksionit që mund të sjellin për qytetarët mbajnë brenda vetes një rrezikshmëri të pashoq.

Ekonominë e brishtë të vendit, ekonominë e brishtë të familjeve shqiptare, të cilët shpresën e vetme që kanë për tu ushqyer, për të siguruar jetesën e familjes e kanë te puna.

Masat e Edi Ramës e kanë bllokuar tashme punën. Kanë bllokuar ekonominë. Kanë çuar në zgrip biznesin dhe po vë në rrezik serioz të ardhmen e vendit duke rrezikuar një situatë të frikshme nëse njerëzit do të jenë të papaguar dhe ekonomia të shkojë në kolaps të plotë. Italia deri para disa ditësh lejonte baret dhe restorantet të punonin deri në orën 18 të darkës. Shteti  fqinj nuk ka bllokuar aktivitetet ekonomike, biznesin dhe shumë pjesë të ekonomisë  vazhdojnë te funksionojne

Nuk është mbyllur transporti publik dhe një pjesë e aktiviteteve vazhdon të punojë nën masa të forta sigurie.

Ditën e sotme qeveria italiane rrëzoi kërkesën  e fundit nga disa  guvernatorë të Veriut, duke filluar nga Lombardo Fontana dhe Veneto Zaia, për të mbyllur të gjitha dyqanet ushqimore dhe supermarketet në fundjavë ose të paktën vetëm të Dielën. Sipas një një shënimi zyrtar të pabotuar të  Palazzo Chigi pak kohë më parë, ky vendim ishte i papranueshëm, pasi  një mbyllje e së dielës do të shtonte turmën e një ditë më parë, duke rritur në mënyrë eksponenciale rreziqet e ngjitjes së koronavirusit midis atyre që do të grumbulloheshin për të blerë ushqime.

Kjo gjë u evidentua sot në oraret e vendosura nga Edi Rama. Në orët e para të mëngjesit dhe në orarin e mbasdites Tirana gumezhinte duke  u shndërruar në një organizim masiv njerëzish që dilnin për të blerë nëpër dyqane dhe për të kryer nevojat e ndryshme që ju nevojiten për funksionimin normal të jetës. I gjithë qyteti në rrugë shumë herë më shumë sesa më parë. Në Itali të lejohet ne cdo kohe  të shkosh te dyqani më i afërt, për të marrë shërbimin që do, duke bërë të mundur moskrijimin e konfuzionit.

Oraret e vendosura kanë sjellë vetëm kaos dhe lëvizje anormale të njerëzve tufa-tufa.

Problemi i kufizimeve është një problem që duhet parë me kujdes pasi krijon kaos dhe për Shqipërinë është problemi më i vogël në raport me fenomenin më të rrezikshëm, ekonominë.

Kjo është mina me sahat që mund të kthehet në një të keqe shumë herë më të madhe dhe katastrofike se koronavirusi nëse Edi Rama nuk e menaxhon siç duhet. Kanë filluar shënjat e para të mbylljes së gjithçkaje.

Ekonomia ka ndaluar dhe njerëzit të terrorizuar nga rreziku i koronavirusit nuk mendojnë për momentin për ekonominë e vogël të shtëpisë së tyre.

Nëse qeveria italianë injektoi me një goditje të vetme 25 miliardë euro në ndihmë të bizneseve, fuqisë puntore dhe bllokimin e shumë pagesave të taksave, qeveria shqiptare është e paqartë dhe e pafuqishme të ndërmarrrë veprime të këtij niveli.

Nëse koronavirusi do ketë një pik të infektuarish dhe të vdekurish, ekonomia shqiptare nuk do ketë të ndalur në pikiatën e saj nëse KM Rama nuk merr masat që sipërmarrjet të punojnë në masa të rrepta sigurie për të mbajtur në punë qindramijëra njerëz të cilët shumë shpejt nuk do kenë në xhepat e tyre pagën për të blerë ushqimin për fëmijët e tyre.

Ky do jetë tmerri.

Mos harrojmë firmat piramidale. Mos harrojmë 1997. Njerëzit dolën dhe morrën armët për lekët. Për ato të ardhura që i kishin me tepricë dhe i kishin vënë me fajde në kompanitë piramidale.

Këtu nuk bëhet fjalë për para luksi.

Këtu do diskutohet rroga, ushqimi për veten, familjen, fëmijën të cilin nuk e siguron dot nga mungesa e vendit të punës. Ky do jetë rreziku më i madh.

Kryeministri i vendit duhet të marrë urgjentisht masat që të vërë në punë sipërmarrjen të mendojë për subvencionimin e armatës të hedhur në rrugë nga mbyllja e mijëra lokaleve dhe bizneseve të shërbimit.

Kolapsi më i madh nuk do jetë koronavirusi dhe as të vdekurit nga infeksioni, por dita që qindramijëra njerëz nuk do marrin pagën. Ajo do jetë çdo jetë Edi Rama.