BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Opinion / Editorial

Koronavirusi duhet të ndryshojë radhën e përparësive në strategjitë e Shqipërisë

Koronavirusi duhet të ndryshojë radhën e përparësive

Pas çdo fatkeqësie natyrore apo ato që vijnë nga mendja e dora e njerëzimit, i bëjnë shtetet të ndryshojnë strategjitë e tyre për sa i përket përparësive, si në zhvillimet ekonomike, po ashtu edhe në politikat prioritare. Post tërmetit të nëntorit 2019, Shqipëria verifikoi tërësisht se cilat ishin hallkat që nuk kishin funksionuar dhe dobësitë në fushën e ndërtimit për breza të tërë, ndoshta që para pesëdhjetë vitesh. Mati shkallën e përgjegjësisë dhe mungesën e instrumenteve që përcaktojnë deri në detaje, si duhet dhe ku mund të bëhen ndërtime që të pakësojnë deri në limitet më të vogla efektet e tërmeteve që trondisin, jo vetëm themelet e banesave, po edhe ato të jetës së çdo familjeje deri tek ekonomia kombëtare. Dhe nuk ishin të pakta hallkat që u dukën se nuk kanë qenë funksionale.

Projektet dhe lejet e ndërtimit, masat e marra, rezultuan difektoze, deri sa në krye të firmave të ndërtimit kanë qenë individ që nuk i lidhte asgjë me konstruksionet dhe cilësinë e kontrollit të materialeve të ndërtimit apo masat antisizmike. Në krye të firmave të ndërtimit u vendosën infermierë e fermerë, barinj e saldatorë, mjafton që kishin pesë lekë. Ishe tërmeti i 26 nëntorit që shqiptarët të hidhnin vështrimin prapa dhe të konstatonin edhe me sy të lirë shumëkatëshet në mes të pellgjeve të baltës, në këneta apo buzë lumenjve, të cilat kanë qenë përherë rrezik për t`u shembur edhe nga një tërmet më i vogël se ai që ra në Shqipëri. Mjaftonte një tronditje dhe themelet do shembeshin edhe për tërmete me më pak magnituda. Kjo sepse për ndërtimet kanë munguar studimet e mirëfillta nga inxhinierët që merren me morfologjinë e tokës, rezistencën e saj, cilësinë e materialeve të ndërtimit, si dhe mungesën totale të provave në laboratorët e posaçme. Ishte pothuaj traditë që liçencat e firmat, vulat dhe kompetencat të delegoheshin, si pa të keq, tek ata që asnjëherë nuk kanë pasur prioritet ndërtimin dhe nuk janë specializuar në këtë fushë, e cila është e lidhur pazgjidhmërishtë me jetën e qytetarëve shqiptarë.

Në Shqipëri, kanë funksionuar me dhjetëra institute ndërtimi dhe projektimi. Specialistë të shumtë ushtronin përgjegjësinë e tyre, duke zbatuar me rigorozitet rregullat dhe kërkesat urabnistikës deri në perfeksion. Po këto institute, u shkrinë, si kripa në ujë, duke i nxjerrë në breg si konservim në karantinë sikur ishin të panevojshme. Në vend të tyre, lulëzuan drejtues teknikë, muratorë e individë që nuk kanë pasur asnjë kontakt me ndërtimin dhe nuk njihnin as materialet e ndërtimit, teknologjitë asgjë që lidhet me këtë sektor. Dhe dihet se rezultati do ishte ai që ndodhi në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm të nëntorit të vitit të kaluar. Tërmeti, vuri në provë edhe institucionet e tjera, veçanërisht ato të zjarrfiksëve, emergjencat civile edhe pse ata treguan heroizëm, ishin shumë larg profesionalizmit dhe pajisjes së grupeve speciale të cilët janë ngritur për të shpëtuar jetë.

Por post tërmetit, qeveria dhe institucionet përgjegjëse, vunë në efiçencë hallkat e munguara. Patëm shansin të dëgjojmë zërat e specialistëve të shquar ata që një jetë i kanë dhënë ndërtimit profesionalizmin dhe perfeksionin e tyre. Të njihnim figura të shquara dhe kopetentë, si profesore Bozo e dhjetëra të tjerë të harruar. Pra ndryshoi tërësisht perceptimi për ligjet në ndërtim dhe vendosi prioritet, masa që ishin harruar. Sot përballë pandemisë totale që ka pushtuar tërë botën dhe vendi ynë është përfshirë nga kjo fatkeqësi vrastare, në plan të parë përballë shtetit shqiptarë, kanë dalë priorit jetik masat e gjithanshme për të parandaluar këtë virus, armik të njerëzimit. Shtete të fuqishme që qëndrojnë në majë të ekonomive botërore, që kanë shërbime shëndetësore të sofistikuara, u gjunjëzuan përball fatkeqësisë së virusit vdekje prurës i cili po gjunjëzon botën, si për jetën e qytetarëve anë e mbanë botës edhe përball zhvillimit të ekonomisë e cila në jo pak vende do të provojë stanacionin, deri edhe në humbje të ritmeve dhe falimentimin e miliona bizneseve.

Po ajo që nxori zbuluar tërë shtetet, ishte mungesa e përgatitjes dhe masave parandaluese të mbrojtjes së shëndetit nga virusi vdekje prurës. Të gjitha shtetet deri edhe Kina ishin të papërgatitura për të përballuar fluksin e madh të të infektuarve. Mungonin pajisjet respiratore. Kostumet mbrojtëse. Maskat. Në farmaci e supermarket, mungoi totalisht deri te alkooli dhe disfektantët. Industri të fuqishme asnjëherë nuk ishin të interesuara për prodhimin e pajisjeve që shpëtojnë jetë, siç janë masakat, veshjet special, mjekët e specializuar deri tek aspiratorët aq të nevojshëm të frymëmarrjes artificiale për çdo të prekur nga kovid -19. Shqipëria nuk mund të bënte përjashtim. Shëndetësia jonë u vu përballë një prove të madhe jetike. Bëhet fjalë për mbrojtjeje të jetës së qytetarëve.

Mjekët, u vunë në krye të punës në ballë të frontit. Në këtë betejë mësuam emra të mjekëve të shquar. Kalo, Pipero, Brataj e dhjetëra të tjerë të cilët janë sa shkencëtarë aq edhe njerëzorë. Pamë se një ministre si Manstirliu dhe zonja Rakacolli u shfaqën në krye të betejës. Si menaxhere e luftëtare të vijës së parë. Mentaliteti i shqiptarëve për bluzat e bardha dhe urrejtja e paarsyeshme e shumë prej tyre për mjekët e shërbimin siptalor nisi të ndryshoi. Po a është ky sektor jetik prioritet i prioriteteve dhe cilat ishin të çarat që u konstatuan? Ajo që të shkon ndërmend në këtë situatë të vështirë, është natyrishtë mungesa e projekteve të mirëstudiuara për përgatitjen e mjediseve spitalore dhe specializimin deri në perfeksion të mjekëve. Vlerësimin e pagave të tyre dhe nevojat e gjithanshme të tyre. Sot u provua plotësisht se shëndetësia dhe mjekët janë pararendës të jetës dhe engjëj të ruajtjes së njerëzore. Në këto kushte, mbetet të vendoset në plan të parë, jeta e njerëzve, dhe kjo presupozon vendosjen e shëndetësisë në të gjitha hallakt, si kryeprioritet kombëtar. Vlerësim të mjekëve të cilët nuk janë në profesion, po në mision të vazhdueshëm. Besojmë që shteti shqiptarë post pandemisë, shëndetësinë ta vërë prioritet themelorë, në plan të pare, të vlerësohen në të gjitha aspektet ata që shpëtojnë jetë. Në këtë kuadër edhe pagat e tyre, kushtet e jetesës. Se virusi vdekje prurës, na vërtetoi, se pa mjekët e vijës së parë, pa këta heronjë të manteleve të bardha, jeta është e pasigurt.

Është koha për rivlerësim të prioriteteve. Jeta është mbi të gjitha. Pa jetën nuk kanë asnjë vlerë ,rrugët, parqet dhe vet ekonomia. Ndaj kërkohet urgjent, ndryshimi i prioriteteve, parja e buxheteve, paravendosja në krye të strategjive kombëtare të jetës së njeriut dhe kjo nuk mund të arrihet pa vendosjen në krye të prioriteteve të zhvillimit shëndetësisë. Dhe shpresojmë që mësime të ketë nxjerrë tërë bota. Planeti ynë mund të ketë arritur të shkoi në hënë, në mars, të ketë prodhuar armë të sofistikuara dhe tani po i qaset edhe diellit. Po sa vlerë kanë të gjitha këto suksese kur virusi i fshehur mund t`i bëj nul për një sekondë tërë këto madhështi?! Ndaj e tërë bota duhet të kthejë sytë, së pari nga sistemi shëndetësor. Nga njeriu. Ai që ka ndërtuar e ka dhënë jetë gjithëçkaje. Në emër të jetës duhet bërë maksimumi. Pas tyre, vijnë të tjerat. Duke vënë në radhë të prioriteteve shëndetësinë dhe mjekun në krye të axhendave kombëtare, bota do jetë më ndryshe. Në të kundërt në një pandemi të re, do mbetemi duke ecur në errësirë nën peshën e vdekjes. Ndaj shëndetësia dhe mjekët duhet të vihen në plan të parë. Ata janë engjëjt e jetës kundër vdekjes. Është koha kur liderët dhe shteti duhet të rishikojnë strategjitë. Është çasti që të vihet jeta para gjithçkaje. Dhe pa sistem të sofistikuar shëndetësor, pa mjekë ekselentë e human, të vlerësuar e të përgatitur nuk mund të themi se jetojmë në siguri dhe jemi të mbrojtur! Ndaj le të nxirren mësime nga epidemia botërore, kovid-19!