BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Opinion / Editorial

“Koronavirusi” në ajër, apo në tokë dhe njerëzimi në mëshirën e kapitalit!

“Koronavirusi” në ajër, apo në tokë dhe

Kemi javë e muaj që na pipilisin trurin për koronën me masa të palogjikshme, ku fajin dhe përgjegjësinë ia hedhin plotësisht individit. Ndërkohë që njerëzit njëkohësisht mundohen të mbrojnë veten nga korona dhe, nga fashizmi i qeverive, që i ka zhytur në varfëri. Këto shifra varfërie, qeveritë do ti përdorin për ti zhytur me borxhe të marra nga "shpëtimtarët", të cilët nuk po shpëtojnë dot as veten, as popujt e tyre.

U bënë disa muaj dhe nuk po shohim sesi e përballojnë strukturat e shëndetit publik me dezinfektimet e rrugëve, ambienteve nga toka e nga ajri. Asnjë informim konkret për çfarë bëhet në orët e tjera të ditës kur popullsia është e mbyllur në shtëpi. E gjithë bota në karantinë të detyruar, por asnjë nuk na thotë se, ç'bëjnë qeveritë me paret dhe strukturat e shëndetit publik për të na mbrojtur. Dëgjojmë vetëm shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve, por asgjë konkrete në lidhje me masat e higjienës dhe pastrimit publik. Na kërcënojnë të mbyllemi në shtëpi, që mos të vdesim rrugëve topa-topa, se i prishin imazhin sistemit dhe status quo-së  botërore: Vdisni në shtëpitë tuaja, ushqehuni nga paret tuaja nëse keni, nëse s'keni vdisni, nuk i plas askujt. Mjafton mos të vdisni rrugëve, se do e paguani dyfish.

Sipas kësaj logjike kjo do të thotë se ne jemi të gjithë të infektuar, dhe mundësitë e mjekësisë së dhjerokracive botërore, janë të kufizuara dhe në pamundësi tu përgjigjen të gjitha rasteve, duke na lënë të përballemi vetë me “koronën”. Kush është i vaksinuar ka probabilitet shpëtimi 70-80%, kush nuk është i vaksinuar luan ruletë ruse dhe, fup shifrat çmendin tufat e dykëmbëshave nëpër botë. Në këtë mënyrë nuk dobësohet sistemi, nuk krijohet pakënasi ndaj sistemit dhe mbahet nën kontroll revolta e popujve nëpërmjet frikës për shëndetin, duke i quajtur si vrasës potencial ndaj të tjerëve. Terminologji irracionale t’ua hedhësh fajin individëve, të cilët kanë mbështetur sistemin tuaj me mish e me shpirt.

Ky është pra ky kapitalizmi juaj, sistemi më i mirë që paska parë deri tani njerëzimi?
            Pasi i rrjep mirë e mirë, tani i mbyll në shtëpi në emër të së mirës për shëndetin e tyre.
Dëgjojmë për masa, gjoba, dënime, ndëshkime, ndaj individit që nuk ka punë, nuk ka çfarë të hajë me këtë murtajën e prodhuar nga fashizmi global i kapitalit. Rroga në të zezë, ka qënë prej dekadash burimi i vetëm i familjeve shqiptare, për të mbajtur frymën gjallë, se shteti është bashkëpunëtor në krim me biznesin, që merrte çantat me pare poshtë tavoline, për spekulimet dhe piramidat sociale. Nga ana tjetër çmimet janë rritur 200% (shihni po të doni këtu tek “Komuna e Parisit ne kryeqytet”) dhe asnjë strukturë shtetërore nuk funksionon, përveç se kërcënime të dala-boje televizive të Kryeministrit, si një shfaqje e ndyrë dhe e pështirë, duke u tallur të gjithë së bashku pozitë-opozitë me mjerimin e këtij populli. Kërcënimet e kryeministrave dhe opozitarëve nëpër studio, do të thotë se strukturat janë të zhytur në korrupsion dhe nuk ia varin as shefit të qeverisë.

Shteti normal do duhej të funksionojë pa kërcënime të tilla bajate, por të bëhen shembuj me gjoba, mbyllje biznesit, heqje të lejes brenda orës, kontroll të librave deri konfiskim të mallit dhe, hetim të pasurisë ndaj oligarkëve dhe biznesit mafioz, me të cilët bashkëpunojnë pozitë dhe opozitë në kurrizin e popullsisë.

Në sistemin e dhjerokracive, përgjegjësia dhe detyrimi është vetëm i individit pa marrë parasysh se 90% e popullsisë nuk ka me çfarë të ushqehet në këto karantinat e mashtrimit publik.  “Laj duart, laj menderen, rri në shtëpi deri në afat të paditur. . . !”  Ky është krimi i sistemit.
             Dikur dezinfektimi bëhej sapo dilte lajmi ose plaste epidemia diku në një vend tjetër para se të afrohej këtu tek ne.

Një pyetje, “ashtu kot” kam unë:

Përse këto shtete pseudo të zhvilluara, me industri të përparuara, nuk kanë mundur të dezinfektojnë vendet në kohë rekord, për të mbrojtur veten dhe popullsitë e tyre? E marrim si të mirëqenë se virusi është real dhe qëndron në tokë apo në ajër me orë, e në sipërfaqe të ndryshme me ditë:

Atëherë masat konkrete të shtetit për këtë virus përse nuk janë marrë siç duhet?
Përse mjaftohen duke kërcënuar popullatën e varfër, duke i bllokuar pa punë, pa siguracion, pa pare, pa ushqime, pa mjekësi. I shantazhoni të mbyllen në shtëpi e të lahen, pa ju plasur menderja, nëse kanë të holla për të blerë ushqime, fruta, perime, vitamina, sapun, dizinfektues, ujë të ngrohtë për tu larë që të vrasin koronën! Pa këto vërtet nuk shpëton, por pa të holla s'i merr dot!  Atëherë kësaj i thonë rrih ujë në havan kot.

Bashkëkombësit tanë po vrasin veten dita-ditës nga varfëria që i zuri derën shumëfish me “koronën”. Turpi që ndjejnë se janë të varfër, dhe pamundësia për të kërkuar ose marrë ndihmën e duhur nga strukturat, e për t’u përballur me vështirësitë e papunësisë, ua bëjnë jetën më të vështirë me ndihmën e kriminelëve pozitë-opozitë, që janë bashkëfajtorë në këtë situatë dramatike që kalon vendi ynë. Urdhrat, masat, aktet normative, kufizimet në kurriz të popullsisë, dhe asnjë përgjegjësi nga qeveritë, është modeli më i keq që ka parë njerëzimi në emër të kapitalit dhe përfitimit. Gjithçka nga xhepi ynë dhe qeveritë vijojnë të marrin borxhe, të cilat do të dalin sërish nga ne. Dhe nga ato borxhe, ndihma, buxhete, etj. qytetarët nuk  do  të marrin kurrë, sepse do vidhen nga pozitë – opozita, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet biznesit komprometues të koncesioneve, Pi Pi Pi –ve etj.

Fashizmi modern, i kollarisur pas videove në distancë, është fytyra e vërtetë e rendit të ri botëror.

Për ata që thonë se shteti nuk ka çfarë të bëj në një luftë me një armik të padukshëm, atëherë të hapin krahun dhjerokracia dhe e marrim ne situatën në dorë, ne populli i Komunistëve të vërtetë, që e kanë shpëtuar gjithmonë këtë vend. Vetëm ne jemi rruga e vetme që ky vend të shpëtojë. Vetëm Ne e kemi vërtetuar suksesin tonë ndaj armiqve të dukshëm e të padukshëm për 5 dekada.

Dështimi i dhjerokracisë është i pa kontestueshëm, dhe është koha të kanalizohet në gropat septike ose në koshin e plehrave të pariciklueshme

Dikur para viteve ’90 –të,  Ai, Kollosi Enver, i merrte masat, siç na e përshkruan shoku im komunist, Xh. Shehu, në komentin e tij:

"Ne bashkëkohësit e Kollosit Enver Hoxha, kujtojmë: Sa herë kishte epidemi të ndryshme në botën kapitaliste, Ai me avion disifektonte vendin. Në kryqëzimin e rrugëve ngrinte "postoblloqet" për disinfektimin e kalimtarëve dhe makinave ku praktikohej një mënyrë të tillë:  Merrej kashtë orizi (byk orizi i themi ne), shtrihej 1-1.5 m. në gjithë gjerësinë e rrugës, lidhej me dy tre litar që të mos hallakatej, aty pranë kishte tre - katër fuçi me solucion të cilin e shpërndanin mbi kashtën e orizit me kova, punëtorët me tre turne, për 10 ditë rrjesht. Ndërsa për kalimtarët hapeshin dy gropa në të dy anët e rrugës, dhe çdo kalimtar ishte i detyruar të disinfektonin këpucët apo sipas rastit çizmet. Kjo, në të gjitha rrugët e qarkulimit të mjeteve e të njerëzve, përfshi edhe doganat, portat e vetme ku mund të hyhej në vendin tonë”.

Ndaj kam të drejtë të përsëris frazën: Fashizmi modern, i kollarisur pas vidjove në distancë, është fytyra e vërtetë e “rendit të ri” botëror!