BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Opinion / Editorial

Koronavirusi nuk është baraz mllef dhe shpifje doktor Berisha!

Koronavirusi nuk është baraz mllef dhe shpifje doktor Berisha!

Sa herë që Shqipëria gjendet në vështirësi në këto tri dekada që pas përmbysjes së sistemit komunist edhe pse ka qënë dominues në shumë vite në krye të shtetit dhe ekzekutivit, violinë e parë e PD-së që pas themelimit, Doktor Sali Berisha, asnjëherë nuk është shfaqur i qetë, i njerëzishëm, paqësor, i butë apo racional. Përball tij, ka parë gjithnjë vetëm armiq që kanë pushtuar vendin dhe kanë uzurpuar pushtetin, i cili sipas të gjitha gjasave është i drejtë dhe efikas vetëm kur në krye të tij ka qënë ose do të jetë Berisha dhe të parapëlqyerit e tij. Ky qëndrim, kjo vijë sjelljeje, tanimë e njohur është bërë proverbial dhe e lexueshme, jo vetëm nga ata që kanë lindur me fillimin e pluralizmit, tridhjetë vite më parë, po edhe ata që sapo kanë mësuar të shkruajnë emrin e tyre me lapsa me ngjyra, që i bie të jenë ne në kopshte. Pra të gjithë e njohin mënyrën e trajtimit të problematikave në dritën e gjykimit dhe analizës së Berishës, i cili që nga kulla në Tiranë, vrojton për të gjetur me qiri vrimat e zeza, mungesat, sensacionet, apo punët që nuk ecin. Veçanërisht në kohë të vështira, akuzat e Berishës, bëhen edhe më të egra. Fasha që përfshinë e rok radari i tij, zgjerohet deri në njëzetë e tetë mijë km 2 aq sa është sipërfaqja e Shqipërisë. Nuk po analizojmë tri dekadat. Kjo do ishte e pamundur. E vështirë. Do duheshin tërë mediat e botës dhe përsëri do ishte e pamjaftueshme. Bëmat e tij janë të njohura dhe të ditura për gjithë shqiptarët dhe citimi i të gjithave, vetëm sa do shtonte pesimizmin e njerëzve që lexojnë shtypin përmes internetit. Po ndalemi vetëm në këtë periudhë të shkurtër që kurse në Shqipëri u konstatuan rastet e para të Kovid-19. Para se të konstatohej rasti i parë, ai u fryu borive se vendi ynë kishte dhjetëra raste të individëve që ishin të infektuar po qeveria dhe Kryeministri Rama I fshihte pasi kërkonte të dukej para botës si vendi pa virus. Dhe kur vërtetë në vend u shfaq rasti i parë dhe shteti mori masa uirgjente, duke kufizuar lëvizjen në mënyrë drastike, Berisha dhe tërë ata rreth tij, vunë alarmin se Shqipëria dhe shëndetësia shqiptare nuk i kishte kapacitetet për të dominuar koronavirusin, i cili do bënte kërdinë në vend për neglizhencë dhe paaftësi të kontrollit të gjendjes dhe testimit në kohë reale të të infektuarve. Edhe pse vendi ynë, vuri karantinë të rreptë dhe ndaloi lëvizjen e mjeteve, u mbyllën shkollat e restorantet, palestrat e gjithë aktiviteti publikë dhe u kërkuar me rreptësi mbajtja e distancimit social, PD , së pari Berisha, akuzonin pa pushim për mos marrjen e masave të testimit në shkallë të gjerë, sikur këtu duhet të vendoseshin tamponët tek çdo qytetarë për të shuar kuroizitetin dhe jo për të evidentuar rastet reale. Qeveria dhe Kryemsiinistri, deklaroi Berisha, po hedhin mjekët në betejë pa asnjë masë. Fillimisht, u akuzaun për mungesën e masakave dhe kostumeve mbrojetëse, duke i cilësuar ato të skaduara. Shumë zhurmë nga i tërë kori opozitarë edhe ata që vet kishin firmosuar tenderin, siç ishte zoti Petrit Vasili kur ishte Ministër i Shëndetësisë dhe i kishin blerë të cilat nuk kishin asnjë problem në se do pëdoreshin, siç u veprua në fazën e parë në të gjitha shtetet edhe atje ku sistemi shëndetësor është në perfeksion. Sa mbaroi punë me maskat, iu vërsul tamponëve të munguara. U mor me respiratorët. I vuri të gjithë para skuadrës së pushkatimit. Mori pozitën e mbrojtësit të jetës, duke mallkuare fyer. U ka hequr të drejtën mjekëve për të bërë kontrollin me tampon, bërtiti Berisha. Kursen një tampon dhe sakrifikon një jetë e shtynë më tutje akuzën mjekët pranë PD-së dhe LSI-së. Në sinkron, kritika më e avancuar ka qënë mungesa e testimeve. Dhe në korë, të gjithë opozitarët që u jepet mundësia për të folur, para një mikrofoni, vazhdojnë me të njëjtën refren. Testim! Testim! Testim! Inflacioni i kësaj fjale, ka arritur kulmin, sa që përdoret sikur të flitet për nevojën për frymëmarrje apo për të thithur oksigjen në natyrë. Çdo ditë që kalon, PD, Berisha dhe Basha së pari, u ka ngelur ora te kritikat mbi masat që ka marrë e po merrë qeveria, duke i zeruar ato e duke e parqitur situatën në Shqipëri si të mbërthyer nga pandemia dhe se shifrat reale të vdekjeve nga ky viruis, janë me mijëra, por qeveria i fsheh për të mbuluar pafatësinë e saj. Ky është një qëndrim jashtzakonsiht me pasoja sikur në këtë vend jemi të mbërthyer nga terri i thellë informative dhe mbajmë të mbyllur informacionin se mos na del nami që jemi me raste të shtuara nga vdekshmëria nga kovid-19. Realiteti shqiptar, flet për të kundërtën. Këtu teprohet në masat dhe, gati ka arritur kulmin besdisja me infromacione të përminutëshme aq më shumë që mjetet e informimit publik e kanë të kufizuar mundsinë për të dhënë njoftimet të tjera. Në këtë mënyrë, buka e medias mbetet vetëm pandemia. Nuk ka asnjë boshkllëk informacioni. Në se do ishte, qindra kamera, e gazetarë të TV-vë që qëndrojnë pranë spitateleve qëndrore e rajonale, do t`i kishin nxjerë kallajin dhe themelet këtij shteti dhe do ta kishin demaskuar qeverinë dhe vet Ramën. Veç komunikimit zyrtarë, të përditshëm të instirucioneve që ndjekin pandeminë dhe përhapjen e saj në vendin tonë, komunikimit të Ramës përmes rjeteve sociale, komunikatave të Ministrisë së Shëndetësisë, dhjetëra mjekë nga fronti I luftës komunikojnë rastet që ndodhin për çdo ditë. Bile këto komunikime kaq të shpeshta e kanë mërzitur shoqërinë pasi iu shtojnë ankthin dhe pesimizmin. Po shteti në kuadër të transparencës bënë detyrën dhe vijonë ta kryej me saktësi këtë informim me qëllimin e vetëm për të mbrojtur shendetin e shqiptarëve. Pikërisht përkundër tërë këtyre infromacioneve, Berisha akuzon se nuk ka transparencë dhe burimet e tij të qyetarit dixhital, konfirmojnë raste të shumta vdekjesh, duke I dhënë opinionit shqiptarë, njoftime të helmatisura të pavërteta dhe shumë shqetësuese. Qeveria nuk ka asnjë arsye pse të mbulojë vdekjet. Përkundrazi edhe rastet që kanë ndodhur, asnjëri prej tyre nuk është e pastër dhe rjedhoi e viruesit. Shumë prej vdekjeve, kanë qënë me probleme të thella shëndetësore dhe virusi ka bërë punën e vet në trupa njerëzorë që kanë qënë të predisopzuar për avancimin e sëmundjes. Në se Berisha, ka një statistik tjetër, le të na thotë burimin dhe të listojë se cilët janë ata që sipas informacionit të tij kanë vdekur nga virusi kovid-19. Kjo do ishte e ndershme dhe do shuante çdo përpjekje për dizinformim publik. Ndryshe nuk do ishte etike dhe njerëzore, jo vetëm si politikan, po edhe si mjek në radhë të parë të heshtëte në se nuk dëshiron apo nuk guxon të zbresi me bluzën e bardhë në betejën që kolegët e tij, janë duke vazhduar në frontin e parë më të ashpër antivdekje. Në se nuk do bënte as këtë, do ishte e mjaftueshme t`u drejtohej qytetarëve shkodranë meqënse u qanë hallin të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë karantinën për mos të ndezur flakët e kovid -19! Ndryshe nuk duhet të merret me supozime, sharje e mallkime dhe të bëjë atë që ka bërë tërë jetën. Në se Berisha nuk zbret në frontin e luftës dhe t`i bashkohet betejës që zhvillojnë kolegët e tij në ruajtje të jetës së shqiptarëve, le t`iua kuresej injektimin e pesimizmit dhe humbjen e shpresës për të fituar mbi vdekjen që kanos koronavirusi!Është koha që të izolohet urrejtja dhe t`i lihet një periudhe tjetër më të qetë. Sot është beteja që na kërkon të gjithëve të bashkuar në të njejtin front. Shqiptarët, kanë boll halle dhe nuk mund të suprtotojnë urrejtejen dhe dizinformimin. Këto t`iua kursejmë së paku doktor! Dhe kështu e ke bërë detyrën edhe si doctor kryeopozitar!