BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Koronavirusi nuk pyeti për dollarë e euro, as për të fortët e pushtetit, as për raketat, tanket e  avionët

Koronavirusi nuk pyeti për dollarë e euro, as për të

Koronavirusi erdhi dhe nuk pyeti askënd dhe asnjë. Bota, i gjithë njerëzimi sot është nën kërcënim dhe në ankth prej pandemisë. Përballë këtij rreziku të gjithë janë e ndjehen njësoj të kërcënuar, si ata që kanë miliona e miliarda dollarë  dhe euro, si ato shtete të forta e të fuqishme ekonomikisht dhe financiarisht, si ato të varfra e të dobëta. Por viruse janë  edhe ato që i “prodhon” vetë njeriu, janë ato viruse që sjellin jonormalitete shoqërore, vuajtje, rreziqe e kërcënime dhe dëme njerëzve dhe shoqërive lokale dhe asaj globale. Virus është ndotja e ajrit, helmimi i tij nga veprimtaria e papërgjegjshme e njeriut me emetime të gazrave e helmeve nga makinat, avionët e fabrikat; virus është ndotja e ujit të lumenjve, liqeneve, detrave dhe oqeaneve; virus është ndotja e tokës , prerja dhe shkatërrimi i pyjeve dhe prishja e habitateve dhe e biodiversitetit; virus është krimi, korrupsioni dhe sëmundjet e rënda që vijnë prej  politikës së sëmurë. Sot sikur është harruar gara për armatime e shpenzime marramendëse për teknologjinë vrastare njerëzore.

Nuk i erdhën në ndihmë njerëzimit as armët bërthamore, as tanket, as aeroplanët dhe as raketat dhe as teknologjia e sofistikuar ushtarake e kozmike. Sa mirë do të kishte qenë që këto shpenzime të kishin shkuar për paqen, për shëndetësinë, për të mposhtur dhe zhdukur varfërinë, mjerimin dhe etjen; të kishin shkuar për arsimimin, për punësimin, për mbrojtjen e mjedisit dhe jo për të kundërtën, për në dëm të njerëzisë dhe planetit.

Njerëzimi duhet t’i kthehet normalitetit, dhe normalitet do të thotë paqe, siguri jo konflikte; normalitet do të thotë vetëkufizim dhe frenim  i lirive negative të egoizmit dhe të pandjesisë e të padhimshurisë shpirtërore; normalitet do të thotë   më shumë përgjegjësi e respekt për veten por edhe për të tjerët; normalitet do të thotë  përgjegjsi për tokën , ujin , ajrin dhe planetin i cili na mundëson jetën. Virusi po kërcënon njerëzimin, njerëzimin i cili është bërë kërcënim për planetin dhe për vetë jetën e tij.