BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x

Opinion / Editorial

Korrigjimi i statutit shpëtim për Republikanët

Korrigjimi i statutit shpëtim për Republikanët

Kur sistemi komunist edhe në Shqipëri po jepte shpirt, vetëm atëhere diktatori Ramiz Alia u detyrua të miratonte pluralizmin,  duke firmosur me dhëmbje fundin e monizmit, fundin  e një partie të vetme dhe të shtetit njësh me  partinë. Menjëherë, si këpurdhat pas shiut u krijuan partitë opozitare, duke nisur nga PD-ja, Partia Republikane, Partia Social Demokratje,etj.,, etj. deri sa sot numuri i tyre në Shqipëri është marramendës. Ishte e udhës që këto parti të kishin edhe statutet e tyre. Partia Republikane me kryetar Sabri Godon hartoi një statut krejtësisht demokratik. Një nga pikat më nevralgjike ishte jo vetëm zgjedhja, po edhe kohëzgjatja e mandatit të kryetarit. Nga frika për të mos pasur një kryetar të përjetshëm si Enveri, Stalini, Maoja, Kastrua dhe familja Kim Ir Sen në Korenë e Veriut,, etj,etj., u vendos që zgjedhjet për kryetarin e Partisë Republikane të mbaheshin një herë në dy vjet. Ai nuk do të kishte të drejtë të kandidonte më shumë se dy herë. Kur zotit Godo po i afronin muajt për t'u rizgjedhgur, ai ndërroi mendje.Nga që u mësua me të mirat që sillte karritja e kryetarit, ndryshoi statutin duke vendosur që kryetari i republikanëve të   zgjidhej për 4 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje edhe një mandat tjetër. Pra, 8 vjet nuk janë pak për një kryetar partie. Kohë më se e mjaftueshme që ai të realizojë planet dhe synimet që i ka vënë vetes. Aq më tepër që ky tetëvjeçar përkonte me statutet e vendeve më demokratke të Botës Perëndimore. Edhe Presidenti Amerikan nuk ka të drejtë të qeverisë vendin më shhumë se dy herë. Deri këtu partia, të paktën sipas statutit, ishte në pozita demokratike. Po edhe kjo kohë zgjatje zotit Godo nuk i erdhi për shtat. Bëri ç'bëri dhe nga statuti u hoq kohë ndejtja e kryetarit. Opa, u kthyem në traditën komuniste të udhëheqësve të përjetshëm kur menduam se prej njerëzve zotër të pazevëndësueshëm kishim shpëtuar. Për 7 vjet Sabri Godo e mbajti fronin e tij. Ishte po ai, ndoshta nga që u moshua si tepër dhe nuk mund të përballonte detyrat si deputet, si shkrimtar dhe si kryetar i partisë, vendosi me vullnetin e tij të lirë ta linte drejtimin e partisë. Kjo ishte një hile shumë e zgjuar e tij, sepse menjëherë u caktua President nderi i Partisë Republikane. Për kryetar u zgjodh dishepulli i tij, zoti  Fatmir Mediu, një ingjinier aktiv, djalë i ri dhe i shkathët. Për 14 vjer rresht Mediu drejtoi partinë duke patur mbi krye të madhin Sabri Godo, të cilit iu bënë plot 21 vjet në drejtimin e një partie ''demokratike'', të krijuar sipas modelit të partisë simotër të SHBA-ve?! Fatmir Mediu përfitoi shumë nga mënyra se si e drejtonte partinë zoti Godo. Sidomos pas vdekjes së tij, ai kaloi edhe mësuesit duke qenë deri tani kryetar i PR-së plot 26 vjet. Ec e mos e quani këtë uzurpim i drejtimit të partisë. Kur ai mori detyrën e kryetarit kishte dy detyra të rëndësishme që duhet të përmbushte: 1. Zgjerimin e antarësisë që ishte e pakët në numur dhe 2. Të kishte edhe deputetë të zgjedhur në  Kuvend, mundësisht PR-ja të kishte edhe një grup parlamentar. Ai e kuptoi shpejt se asnjë nga këto detyra nuk mund t'i plotësonte. Pse? Minat kësaj partije ia vendosi vetë Sabri Godo kur në 3 minutshin teleziziv para zgjedhjeve të para pluraliste ai i bëri thirrje elektoratit të votonte për RAMIZ ALINË?! E pa imagjinueshme që një kryetar partie anti komuniste të porosiste elektoratin për të votuar për kandidatin e komunistëve, diktatorin Ramiz Alia?! Që nga ai çast populli e kuptoi se ç'përfaqësonte Partia Republikane.U duk qartë se i shërbente Ramiz Alisë.Shumë më vonë u mësua se Sabri Godo dhe Vangjush Gambeta qenë thirrur nga Sofokli Lazri në Komitetin Qendror dhe në prani të një antari të Byrosë politike atyre iu besua krijimi i kësaj partije ''anti komuniste'' Si rezultat më 1991 republikanët nuk kishin as edhe një deputet, si dhe as edhe një bashki?! Godon, më vonë, deputet e bëri Berisha, ashtu dhe Mediun në 4 legjislatura. Edhe 2 deputetë të PR-së mendoj janë gjithashtu zemërgjerësi e PD-së. për Partinë Republikane që,  ka një elektorat minimal. Duke qenë i ndërgjegjshëm se si parti më vehte ata kishin dështuar, ai lidhi miqësi të madhe me doktor Berishën për të qenë deputet në katër legjislatura dhe jo vetëm kaq. Në vitin 2005 Fatmir Mediun, për besnikëri ndaj tij, doktori e bëri Ministër të Mbrojtjes. Vetëm kur ndodhi 3 vjet më vonë tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën qindra të tjerë,ai  dha dorëheqjen nga posti ministror. Si për çudi, edhe pse i njollosur si Ministër i Mbrojtjes, Berisha e mori sërish në kabinetin e tij si ministër i mjedisit, ujërave dhe peshkimit nga viti 2009 deri më 2013?! Pse ky nderim për kryetarin e një partije gadi amorfe?! Ndoshta që ai të mos tregonte të pathënat e Gërdecit?! Po tani dosja e mbyllur e Gërdecit, e kopsitur nga gjyqtarët e Berishës, u rihap edhe pse Fartmir Mediu me të madhe mbrohet nga fakti se sipas ligjit kur një çështë është gjykuar një herë, nuk mund të rigjykohet. Është gjykuar  jo nga juristë të paanshëm, por nga idhtarë të Sali Berishës.Prandaj SPAKU ditë më parë ka njoftuar se në rihapjen e këtij procesi Fatmir Mediu do të jetë i pandehur. Akuzohet për shpërdorim detyre që çoi në një gjakderdhje katastrofike. Prisja që, me këtë rast ai të kishte guximin të jepte dorëheqjen si kryetar i Partisë Republikane. Veprim që ai as ka ndërmend ta bëjë, edhe po iu vunë prangat. Natyrshëm lind pyetja pse heshtin republikanët? Si mund të pranojnë ata një kryeta r uzurpues për afro tre dekada aq më tepër kur akuzohet për fajësi në një krim tronditës?! Nuk është koha që t'i sulen kryetarit të tyre, aq më tepër që ai është në një situatë të rëndi psikologjike. Ata vetëm të ngrejnë zërin për të korrigjuar statutin e partisë. Të rivendosin nenin që kryetari i partisë të ketë  mandat 4 vjeçar me të drejtë edhe për një mandat të dytë. Me këtë korrigjim automatikisht Fatmir Mediu s'mund të jetë më kryetar. Me këtë korrigjim statuor sipas standarteve të statuteve demokratikie,PR-ja ka për të marrë frymë lirisht, sepse nuk ka për të qenë më pronë private e kryetarit të saj. Ky ndryshim statuor i republikanëve mund të sjellë një shkëndijë edhe për ato parti ku kryetarët e tyre nuk kanë ndërmend të lëshojnë karriket. Populli e di mirë se për cilat parti dhe për cilët kryetarë bëhet fjalë.