BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Korriku po afron dhe asgjë nuk do ndodh nga ato që Berisha -Meta trumbeton

Korriku po afron dhe asgjë nuk do ndodh nga ato që Berisha -Meta

Seç ka një sinkron të habitshëm mes liderëve opozitarë, duke filluar nga Kryetari i Partisë së Rithemelimit, pjesë e PD, Sali Berisha, po edhe kandidati për udhëheqës të opozitës, presidenti aktual në fund të mandatit, Ilir Meta që të gjitha planet i kanë deleguar në muajin korrik. Në këtë mënyrë, korriku është veshur me kostumin opozitar. Në një pamje duket si laraman, me veshje ushtarake në pamjen tjetër sajuar me rroba verore gati të tejdukshme si për plazh. Ajo që dallon axhendën opozitare është se, planet janë programuar ekzaktësisht për në muajin korrik që duket se do jetë muaji i opozitarizmit. Nga doktor Berisha, është zgjedhur data shtatë. Jo më kot. Numri shtatë, është numri mitik. Është numri që përcakton shtatë ditët e javës. Shtatë janë  mrekullitë e botës. Në vende të ndryshme numri shtatë, ka kuptime jo të njëjta. Kështu në Kinë, konsiderohet numër me fat pasi përngjasohet me fjalët kineze „ngrihem“ dhe „jetë“. Kjo i vjen për shtatë Berishës i cili kërkon  ringritje dhe rikthim. Po kështu është numri i universit, kombinon qiellin që lidhet me treshin dhe tokën që lidhet me katrën. Përsëri shuma është shtatë. Jo vetëm kaq. Shtatë janë rrathët e universit, shtatë mëkatet dhe shtatë notat muzikore. Në fenë budiste, shtata është numri i ngritjes dhe thuhet se Buda e ka përshkuar shtatë herë pas lindjes. Për krishterimin, zoti përfaqësohet nga rrethi i shtatë  që ndodhet në qendër të shtatë rrathëve të krijimit. Në traditën hebraike shtata është numri inteligjent ndaj ka shtatë ditë  të shenjta në vitin hebraik. Mund të vijonim me simbolikat për numrin mitik,  shtatë në kuptimin filozofik, historik,matematik, t`i referoheshim Pitagorës, Ajnshtajnit, po deshët edhe Bashës se edhe ai e ka për zemër shtatën herë shtatë që i dalin dyzetë e dy dhe të sillnim shumë çudira rreth shtatës, po gjykojmë se do ta lodhnim padrejtësisht lexuesin. Qytetarëve tanë  më shumë u intereson përse Berisha vendosi pikërisht datën shtatën  dhe në se i është referuara simbolikave që janë rreth këtij numri apo beson  mitikes shtatë?! E bëri për superticizëm, për fat, të ngrejë  entuziazmin e opozitarëve  pranë tij për  revolucionin anti regjim të Edi Ramës apo thjesht si fundjavë e parë e korrikut? Kohë e nxehtë për protesta. Apo ka gjykuar të pasuroj më shumë historitë rreth këtij numri inteligjent dhe në vitet që vijnë shtatë mrekullive ti shtohet, mrekullia protestë? Në realitet dëshiron të ngrejë siparin e protestave  si fillim muaji në përfundim të gjashtë mujorit të parë të vitit 2022. Si rregull, është koha që bëhen bilancet e arritjeve të gjysëm vitit të parë dhe hidhen piketat për të programuar objektivat e pjesës së dytë të vitit në vijim. Në se i referohej këtij argumenti, kupton se pjesa e kaluar e vitit ishte plot “suksese” për Berishën e rikthyer. I rrëmbeu  partinë Bashës. E përzuri nga kreu i PD-së!Bëri kongresin. Përmbysi kupolën e PD-së. Rimori selinë e partisë. U akomodua në zyrën e tij të re në qendër, atje ku deklarohet se është shtëpia e demokratëve. Po të gjitha këto janë të shtëpisë, suksese të brendshme. Tani kërkon të pasuroj bilancin me jashtë së pari me mazhorancën. Nuk po flasim për kryengritjen në oborrin e selisë,janarin e largët as për çekiçët e varet, gazin lotsjellës që u përdor nga kështjellarët brenda dhe sulmuesit nga jashtë. Zgjedhja e datës shtatë mund të jetë edhe një rastësi. Po ka disa përkime me atë që përfaqëson ky numër inteligjent. Është fundi i javës së parë të korrikut për t`ia lënë vendin aktit të dytë të post njëzetë e pesë korrikut, ku Presidenti, Meta, ka shpallur rikthimin e vrullshëm në krye të protestave të një opozite që do jetë ndryshe nga më parë. Ai do shkundi  sistemin. Pra do largoj tërë pluhurat e grumbulluara gjatë këtyre viteve në mungesë të tij dhe do i risjelli shqiptarëve pluralizmin real të rrëmbyer nga Rama?! Edhe me një shikim të përciptë, korriku do jetë si krye muaji i vitit. Do jetë fillimi i ri, ku objektivi kryesor është shpallur ardhja në pushtet e foltorsitëve dhe lësëistëve. Jo alibeistëve. Ata janë bombola e oksigjenit të ramës. Janë kundërshtarë të Berishës. Për të qenë më i pëlqyer dhe i besueshëm nga mbështetësit, Berisha ka deklaruar se shtatë korriku do të jetë fundi i Edi Ramës. Se forcat demokratike, nënkupton ato foltoriste do vijnë në pushtet? !Në këtë deklaratë mungon vetëm një detaj i vockël, i parëndësishëm. Në këtë datë nuk do ketë zgjedhje,po protestë. Dhe asnjëri këtu në Shqipëri, le më në botën demokratike nuk mund të kuptoj si mundet të vish në pushtet nga rruga pa zgjedhje dhe pa votë që duhet ta fitosh  në kutitë e votimit pas referendumi të përgjithshëm popullor. A nuk jetojmë në demokraci? Në këto tri dekada, demokracia në ka mësuar se pushteti merret me votë dhe gjithë të tjerat janë mashtrime dhe joshje për militantët që të mbështesin liderin që shpalos fitoren në rrugë përmes forcës, nxitur nga rritja e çmimeve edhe pse është fenomen global. Të çudit fakti si ka mundësi që në vitin 2022, ka ende politikanë dhe mbështetës të tyre që i besojnë broçkullave të tilla se vjen në pushtet përmes presionit dhe  revolucionit apo më mirë të thuhet me grykën e pushkës, siç është trumbetuar për gjysëm shekulli komunizëm, ku pushteti merrej me  luftë. Tri dekada demokraci mund të mos na kenë mësuar shumë. Po një mesazh e kanë marrë qytetarët shqiptarë, se është vota që të jep pushet dhe në kushtet e opozitës së Berishës dhe copëzave të mozaikut opozitar  nuk ia japin shansin askujt prej liderëve që deklarohen për përmbysje dhe fitore  pa mekanizmin e votës në zgjedhje të përgjithshme. Atëherë përse Berisha sa herë paralajmëron protesta të cilat do jenë më të mëdhatë e shekullit, të panjohura e dhe të papara i fut brenda edhe dhunën, kanosjet, presionet se do bëj namin, do bllokoj shtetin dhe pushtoj institucionet? Nuk kanë munguar këto bëma. I ka provuar shumë herë. Po në fund është mbyllur brenda katër mureve të selisë  në pritje të negociatorëve të pajtimin nga përtej detit. Po mos të harrojmë se në ato vite nuk ishte edhe nën peshën e kryqit të non gratës. Për të qenë në simfoni dhe për të kënduar me të njëjtën melodi edhe Presidenti, Ilir Meta, ka zgjedhur muajin korrik pa bërë asnjë javë pushim për t’u ricikluar në opozitë. Në realitet është i detyruar nga rrethanat pasi atëherë i mbaron mandati i kreut të shtetit dhe nuk mund të hyj më parë në betejën me qeverinë në mënyrë ballore, të hapur, të organizuar se do prishte harmoninë dhe do shkelte  mbi unitetin, kushtetutën, ligjin, gjë që nuk e ka bërë asnjëherë në këto pesë vjet në presidencë?! Shqiptarët e bombarduar përditë  me deklaratat e ashpra për atë që i pret në korrik që është në prag,  shqyejnë sytë, mprehin dëgjimin, marrin frymë të sforcuar,u shtohet ankthi, disa frikësohen,të tjerët ikin drejt detit apo maleve, iu është shpeshtuar ritmi i zemrës, janë të befasuar  e të frikësuar se mos vërtetë, muaji korrik i shpallur nga opozita dhe liderët e saj si muaji i ndryshimit, përmbysjes së regjimit dhe aksionit anti qeveritar mos na shpie në konflikte civile dhe  në luftë me njëri- tjetrin, se edhe Flamur Noka e ka paralajmëruar. Atëherë na rroftë demokracia dhe lavdi opozitarja! Natyrshëm pyesim: Vërtetë korriku do jetë muaji i ngjarjeve të mëdha dhe ndryshimeve të thella? Sa seriozisht duhen marrë deklaratat e dy liderëve që kanë shpallur bashkëpunimin dhe shkrirjen në një opozitë për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë për ta çuar  qeverinë e ramës në gijotinë? Tanimë jemi mësuar me betime, deklarata, mburrje, afate,përbetime, akuza e parashikime, po në fund kanë rezultuar të gjitha si papërgjegjshmëri që  nuk na kanë sjell asnjë të mirë në Shqipëri. Kështu do ndodh edhe me datën  shtatë e njëzetë e pesën  korrikun që afron dhe asgjë nuk do ndodh nga ato që Berisha -Meta me zë të lartë trumbeton! Ah, po edhe Rama në korrik ka njoftuar se dy rrugë presin për t`i përuruar. Atëherë, vërtetë, muaji korrik është i superblinduar dhe kjo duhet besuar!