BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Korrupsioni “domethënës” dhe demokracia

Korrupsioni “domethënës” dhe demokracia

SHBA superfuqia botërore lufton me mjete politike dhe ligjore korrupsionin domethënës (significant corruption), në të gjithë globin! Korrupsioni domethënës është armiku i demokracisë, minon zhvillimin, stabilitetin, modernizimin e shtetit dhe çon në autoritarizëm dhe post-diktaturë! Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kërkojnë një vëmendje të veçantë, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga opozita, kryesisht PD. Shqipëria sot po kalon një krizë ekonomike, sociale, psikologjike dhe besimi. Prandaj duhet që elitat e forcave politike në qeveri dhe opozitë të marrin fatet e vendit në dorë, mbasi ka “rreze shprese”. Largimet masive dhe "shpopullimi" i Shqipërisë, varfëria ekstreme, “shtetit i kapur” në 30 vite, narkotrafiku janë një plagë e madhe për vendin tonë. Sidomos mbas situatave të jashtëzakonshme Covid-19-te, Tërmetit të vitit 2019 dhe varfërisë së madhe, politika shqiptare duhet të nxjerri përfundime, të cilat do të ndikojnë tek e ardhmja. Por ka shpresë, ka rini, ka Elita dhe kemi partnerë seriozë SHBA dhe vende europiane që do ta mbështesin Shqipërinë në këto momente krize, në rrugën e zhvillimit, reformave dhe integrimit në BE. Korrupsioni 30-vjeçar në Shqipëri dhe Kosovë duhet të marri fund njëherë e përgjithmonë! Aleatët tonë euro-atlantikë janë shumë të interesuar për luftën kundër korrupsionit, kryesisht “korrupsionit domethënës” dhe të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe Rajonit të Ballkanit! Korrupsioni, siç përcaktohet nga Banka Botërore, është një formë e pandershmërisë ose veprës penale të ndërmarrë nga një person ose organizatë me një “pozitë autoriteti”, për të fituar përfitime të paligjshme ose abuzim me pushtetin për përfitime private të dikujt. Korrupsioni mund të përfshijë shumë aktivitete, përfshirë ryshfetin dhe përvetësimin, megjithëse mund të përfshijë gjithashtu praktika që janë të "ligjshme" në shumë vende.

Korrupsioni politik

Korrupsioni politik ndodh kur një mbajtës zyre ose një punonjës tjetër qeveritar vepron në një cilësi zyrtare për përfitime personale. Korrupsioni është më i zakonshmi në kleptokracitë, oligarkitë, narko-shtetet dhe shtetet mafioze. Korrupsioni dhe krimi janë dukuri sociologjike të cilat shfaqen me frekuencë të rregullt praktikisht në të gjitha vendet në një shkallë globale në shkallë dhe proporcion të ndryshëm.

Ombrella antikorrupsion dhe korrupsioni “domethënës”!

Secili vend individual alokon burime të brendshme për kontrollin dhe rregullimin e korrupsionit dhe krimit. Strategjitë për të luftuar korrupsionin shpesh përmblidhen nën termin "Ombrellë anti-korrupsion". Për më tepër, iniciativa globale si: "Synimi i zhvillimit të qëndrueshëm i Kombeve të Bashkuara 16” gjithashtu ka një synim për të zvogëluar thelbësisht korrupsionin e të gjitha formave në të gjithë globin. Korrupsioni domethënës është armiku i demokracisë dhe e minon zhvillimin e qëndrueshëm të një vendi. Korrupsioni domethënës është forma më e patolerueshme kryesisht për politikën e SHBA. Në të gjithë historinë e njerëzimit, në të gjithë botën ka patur korrupsion. Kur korrupsioni merr përmasa “domethënëse”, merr trajta të "frikshme" për zhvillimet demokratike të një vendi të zhvilluar dhe aq më keq të vendeve në zhvillim, kryesisht në ish-lindjen komuniste. SHBA dhe BE e kanë "toleruar" korrupsionin në Shqipëri, Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, me qëllim rritjen ekonomike të këtyre vendeve që kanë kaluar periudha diktatoriale dhe varfërinë e ish-sistemit komunist. Por e përsëris, kur korrupsioni merr "përmasa të patolerueshme", ndikon shumë negativisht tek zhvillimet demokratike, rritja ekonomike, siguria kombëtare dhe stabiliteti rajonal. Sot kryesisht SHBA kanë vendosur të mos e tolerojnë më "korrupsionin domethënës" në Ballkan, Shqipëri dhe Kosovë, pasi sjell anarki dhe destabilitet politik dhe ekonomik. Shqipërinë do ta bëjnë, zhvillojnë elitat politike dhe jo individë të pangopur me pushtet, prona dhe para, në 30 vite që nuk kanë lënë burim natyror dhe njerëzor pa shfrytëzuar për të realizuar "planet e tyre të zeza" gati "antikombëtare"! PD duhet të fillojë një epokë të re! PD duhet të vijojë bashkëpunimin me SHBA dhe BE për shekullin e 21-të! PD duhet të punojë në opozitë për:

1. Reformën në drejtësi, me përmirësime!

2. Integrimin në BE, çelja e negociatave janë jetike për ne!

3. Sigurinë kombëtare, demokracinë, për “shtetin ligjor” që lufton trafikun e drogërave dhe zhvillon ekonominë dhe konkurrencën!

4. PD duhet të bëjë një opozitë në Parlament pa kompromis me qeverinë e Edi Ramës në funksion të shqiptarëve, si pjesë e rëndësishme e së ardhmes!

Po citoj zonjën Yuri Kim për zhvillimet e fundit në PD: “PD, një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Shqipërisë! Kur shoh, për shembull Partinë Demokratike, arsyeja pse e festoj kthimin e tyre është që ata përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit. Por më shumë se kjo, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Dhe akoma më e rëndësishme, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së Shqipërisë (FB 2021)". Më datën 13 qershor janë zgjedhjet për Kryetarin e PD-së. I kërkoj publikisht kryetarit të ardhshëm të PD-së distancim të qartë nga "politika e vjetër" në formë dhe përmbajtje. Nëse PD nuk demokratizohet, nuk ndahet nga “politika e vjetër” dhe nuk bën reforma të vërteta, do ta ketë shumë të vështirë ardhjen në pushtet dhe të qenit opozitë e fuqishme për shqiptarët. Nëse PD nuk reformohet, do të jetë një dëm i madh për zhvillimet demokratike në vend, pasi PD është e shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe nuk do të kemi opozitë për të luftuar korrupsionin e të gjitha formave qe kontribuon për integrimin e vendit në BE!