BREAKING NEWS

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh dorëheqja e papritur në PD

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh
x
BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x

Opinion / Editorial

Korrupsioni e ka pushtuar Shqipërinë

Korrupsioni e ka pushtuar Shqipërinë

Nuk bëhet ndryshimi, as  përmirësimi dhe as ndarja nga tranzicioni pa demaskuar në themel, dhe pa ndëshkuar  autorët dhe shkaktarët prej të cilëve Shqipëria u pushtua nga korrupsioni; nga korrupsioni, nga ky  armik i tmerrshëm i patriotizmit, kombëtarizimit që po deshqiptarizon, boshatis e dëbon shqiptarët nga atdheu. Ajo që unë konstatoj edhe se edhe te intelektualët, opinionistët e analistët shqiptarë është fakti se ata janë skajshmërisht të njëanshëm, i shërbejnë dhe ndërrojnë kahje servilizmi duke shkuar andej nga ata paguhen më shumë, pra ata, shumë prej tyre janë mercenarë ashtu si pothuajse të gjitha mediat me pak përjashtime. Kështu edhe sot, ashtu si edhe dje kur intelektualët , televizionet e gazetat që ishin oksigjeni dhe helmi politik e ideologjik i komunizmit , ashtu edhe sot këta janë agjentë dhe në shërbim të regjimit të korrupsionit  pavarësisht se duken sikur informojnë dhe bëjnë kritikë, por në fakt si informacionet ashtu edhe kritikën e kanë informacion dhe kritikë të korruptuar. Korrupsioni de fakto ka asfiksuar edhe shoqatat e shoqërinë civile. Prandaj çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni do ta bëjnë vetëm SHBA, sepse SHBA siguruan dhe e mbrojtën shtetin shqiptar nga asgjësimi, ashtu sikurse po prej SHBA-ve u çlirua dhe kemi sot edhe shtetin e Kosovës. Unë Skënder Sadri Kapiti  me edukatë familjare dhe me kontribute  nacionaliste e kombëtare, kundërshtarë të regjimit komunist gjithmonë kam kundërshtuar dhe kritikuar faktin se edhe Partia Demokratike me Berishën kryetar ka qenë dhe ka funksionuar si një parti apo organizatë pseudo e djathtë dhe që ka zbatuar me përpikmëri platformën “KATOVICA “ gjatë këtij tranzicioni me marrëveshje e në bashkëpunim me Partinë Socialiste dhe me të gjithë spektrin neokomunist të paskomunizmit. Pasojë e këtij mashtrimi demokratik paskomunist dhe të një  dëmi të jashtëzakonshëm të politikës paskomuniste është fakti se në Shqipëri u instaluar sistemi kriminal i korrupsionit. Pra Shqipëria për 50 vite ishte e pushtuar nga komunizmi, dhe  pas vetërrënies së komunizmit Shqipëria u pushtua nga një pushtues tjetër akoma dhe me i keq, u pushtua nga KORRUPSIONI. Kohët e fundit Drejtësia shqiptare po heton dy raste superskandaloze korrupsioni dhe hajdutërie, ai i privatizimit të kompleksit Partizani nga ish qeveria Berisha dhe ai i investimit korruptiv te inceneratorëve nga qeveria e Edi Ramës. Të dyja këto janë shembuj vërtetimi se kështu kanë keqqeverisur të gjitha partitë e koalicionet qeveritare gjatë këtij tranzicioni, kështu janë bërë privatizimet, tenderimet dhe investimet, pra është bërë batërdia  me vjedhjet e grabitjet e pronave dhe me paranë publike e deri sa shteti shqiptar realisht është i falimentuar edhe nga borxhet, e ndoshta Shqipëria është shteti më borxhli në botë. Pasojat e këtij pushtimi të Shqipërisë nga korrupsioni janë: moszhvillimi ekonomik dhe demokratik; funksionimi i shtetit shqiptar si një shtet privat, tribal, klanor, oligarko-mafioz dhe anti-publik; pasojë e këtij pushtimi të Shqipërisë nga korrupsioni është sundimi i antiligjit, krimeve të ndryshme e gjithfarëshe si ekonomike,financiare e ordinere; pasojë e këtij pushtimi nga korrupsioni politik e social është kanabizimi i vendit; pasojë është krijimi i një imazhi negativ te opinioni ndërkombëtar; pasojë e montimit të këtij sistemi korruptiv në Shqipëri është goditja dhe ndëshkimi i vlerave të larta të patriotizmit, intelektualizmit të  mirëfilltë dhe pozitivist, të  moralit, ndershmërisë etj.  Dhe problem i shqiptarëve është çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni gjë e cila arrihet vetëm me mbështetjen e SHBA-ve.