BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Korrupsioni në ministri e bashki fenomen apo risi?!

Korrupsioni në ministri e bashki fenomen apo risi?!

Korrupsioni në këto mbi tre dekada të ashtuquajtura demokraci, ka qenë një krijesë që lindi bashkë me pluralizmin dhe si një “fëmijë” i shëndetshëm, me kushtet politike dhe social ekonomike është rritur, konsoliduar dhe ka lulëzuar, sa majtas-djathtas, nga njëra qeveri te tjetra. Të gjitha qeveritë paradë, kur kanë marrë pushtetin, ja kanë ndier lezetin dhe kanë bërë aleancë në heshtje me njëra tjetrën, që të mos ja prishin folenë , të bëjnë zhurmë sa për opinion, dhe të sillen ndryshe në skenë. Në këtë terren dhe klimë të favorshme, korrupsioni ka hedhur rrënjë të thella në katër pushtetet, dhe drejtësia që deri dje ka qenë mamia e gjithë të këqijave, e ka vështirë që ta çrrënjosë e “shenjtërojë” këtë virus vdekjeprurës për Shqipërinë, edhe pse është nën trysnin e ndërkombëtarëve dhe amerikanëve. Në Shqipëri korrupsioni nuk është më një shfaqje apo risi, por është kthyer në një fenomen gërryes, shkatërrues dhe deformues në të gjitha hallkat e pushtetit. Rasti i fundit i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, është i papërfillshëm po të kujtosh se çfarë ka ndodhur në këto mbi tre dekada me kryeministra, ministra, kryetar bashkish e komunash, që po të kishte drejtësi, nuk do kishte vend në qeli. Korrupsioni është kthyer në filozofi qeverisje. Eksperienca postkomuniste ka treguar se administrata në mënyrë kapilare, nga pushteti qendror te pushteti vendor, është vendosur në kor, kush të fitoj më shumë me tendera, me shitblerje të vendeve të punës, me privilegje të pushtetit duke krijuar favore me prirje te militantizmi, krahinalizmi, klientelizmi dhe nepotizmi. Në rast se ka një “kancer” burokratik, që është ngjitur si vemje në trupin e pushtetit “demokratik”, është korrupsioni, që kërkon apokalips në administratën shtetërore. Fenomeni i korrupsionit, nuk është një plagë që mund të shërohet lehtë, se dhe vende perëndimore me demokraci të konsoliduara vuajnë nga kjo sëmundje ngjitëse, por është një fenomen që duhet ndëshkuar me masa të rrepta ndëshkueshmërie që të bëhet mësim për këdo që punon në administratën shtetërore. Mos kapemi pas rasteve dhe ta kthejmë sensibilitetin ndaj luftës së korrupsionit në fushatë, se kjo do sjellë disfatë. Lufta ndaj korrupsionit, është gur prove për çdo qeveri, që duhet ta ketë strategji, në rast se do të vendosi gurë themeli në demokraci. Karrigia e pushtetit nuk është monopol i vendit të punës, por një atribut që është fituar me votën popullore, për t’i shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri. Kush abuzon me detyrën, titullari ka në dorë “Bisturinë’, që e ndëshkon dhe ka të drejtë të bëjë “operacion”, që e shëron ose e largon nga administrata, për t’u bërë shembull që mos ta përsërisin të tjerët. Në rast se tregohet oportunitet, pajtueshmëri apo solidaritet me të korruptuarit në administratë, ndëshkimi duhet të bjerë mbi titullarin. Korrupsioni ngjan me “Covidin”, që prek organet kryesore të administratës shtetërore, duke filluar nga titullarët e deri te punonjësi i thjeshtë. Janë të njohura faktet,që korrupsioni ka prekur hallkat kryesore të pushtetit, që kanë të bëjnë me punën, pronat, paratë, privilegjet në tendera, pasurimin nëpërmjet ushtrimit të pushtetit. Kjo epidemi, që ka shoqëruar shoqërinë shqiptare në këto vite të ashtuquajtura demokraci, është tronditur pak kohët e fundit me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe veçanërisht të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet ambasadores Yuri Kim, që ka qenë konsistente në qëndrimet dhe veprimet e saj ndaj drejtësisë. Drejtësia dhe SPAKU, kanë filluar të gjuajnë disa pushtetar të viteve të fundit dhe kanë harruar hajdutokratët,që kanë qenë në pushtet, kanë bërë kërdinë me pasurinë shtetërore dhe tani janë strukur në strofkën e partive politike dhe gjyqtarëve të korruptuar me ryshfete. Nuk ka për të ndryshuar situata, po nuk u ndëshkuan të korruptuarit në seri dhe kriminelët e larë me flori, “non grata”, që ndryshojnë nga disa “cironka”, qofshin dhe sekretar të përgjithshëm, siç ndryshon dita nga nata.