BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Korrupsioni, ose sheh rrushi rrushin dhe kalb tërë vreshtin

Korrupsioni, ose sheh rrushi rrushin dhe kalb tërë vreshtin

Para ca ditësh u arrestuan dy mjekë të spitalit të traumës për korrupsion. Aq flagrant ishte ky rast korrupsioni, saqë dy mjekët guxuan dhe i morën para prindit të një djali problematik që u plagos në një konflikt biznesi në Velipojë dhe pati jehonë në gjithë vendin. Por grykësia dhe verbëria për të vjedhur edhe në rrethana më skandaloze edhe në ngjarje që janë në ndjekje nga organet e drejtësisë, është një trimëri prej budallai që vret e ndot ambientin tonë të përditshëm. Korrupsioni është bërë i zakonshëm në Shqipëri, çdo ditë e kudo ndeshesh me të, bëhet nga secili që ka pak pushtet në dorë ose i jepet mundësia për ta bërë atë, saqë proverbin “sheh rrushi rrushin e piqet”, mund ta zgjeronim më tej “sa po kalbet tërë vreshti”. Në këto kushte ndoshta nuk ia vlente të shkruanim për ekzistencën e korrupsionit, se ai tashmë përmendet nga të gjithë e llafet nuk kanë ndonjë vlerë konkrete. Por ajo që na çuditi në lidhje me rastin korruptiv të mësipërm, ishte protesta e disa mjekëve që dolën edhe në ekranet televizive dhe mbrojtën me pasion kolegët e tyre të korruptuar. Madje, disa nga ata edhe kërcënojnë, se do të bëjnë greva dhe do të bojkotojnë shërbimin ndaj pacientëve! Nuk e dimë se me çfarë logjike dalin e krekosen para mediave dhe mbrojnë hapur korrupsionin mjekë të tillë, maskuar me emrin e një organizate fantazmë, sindikata e spitalit! Ku janë këto sindikata në shëndetësi, se nuk ua kemi dëgjuar zërin asnjëherë edhe kur cënohet rëndë shërbimi ndaj pacientëve? Disa mjekë dalin në protestë në emër të “sindikatës” sa herë goditet korrupsioni në spitale apo qendra shëndetësore. U arrestua para ca kohësh një mjek në spitalin “Nënë Tereza” dhe sindikata pavarësisht nga faktet që disponoheshin për të, menjëherë ngrihet në mbrojtje të tij se “është specialist i mirë” dhe proteston duke kërcënuar me bojkot të shërbimit shëndetësor. Të bësh grevë e të marrësh në mbrojtje një të korruptuar, sado i shkëlqyer qoftë ai profesionalisht, do të thotë që të merresh në mbrojtje edhe ti që proteston nesër, nëse kapesh me korrupsion, pra i korruptuari mundohet të mbrojë të korruptuarin. Siç e thamë lart,në shoqërinë tonë korrupsion ka kudo, por më galopant ai është në dy sektorë të rëndësishëm, në atë të shëndetësisë dhe të drejtësisë. Aq korrupsion bëhet në këta dy sektorë jetikë, sa që urimi më i sinqertë i çdo shqiptari të ndershëm është : mos të rëntë puna me spitalet dhe gjykatat. Sistemin e drejtësisë po e pastron nga korrupsioni deri diku vetingu, por edhe këtu lufta ka qenë selektive dhe kanë shpëtuar nga rrjeta e tij disa peshq të mëdhenj, pasuria e të cilëve i ka shtrirë rrënjët edhe jashtë vendit. Në shëndetësi janë bërë publike disa raste korrupsioni, biles ka patur edhe ndëshkime. Por me ç’logjikë bëhen greva dhe protesta nga ana e sindikatës së mjekëve duke guxuar të marrin në mbrojtje hapur të korruptuarit?

Ata që dyshohen për korrupsion janë në duart e drejtësisë dhe nëse nuk ka prova për ndëshkimin e tyre, ata le të kërkojnë e të marrin shpërblimin e pafajësisë sipas ligjeve në fuqi. Nuk mund të pranohet kurrë një arsyetim i tillë “mos i trajtoni mjekët si kriminelë, se korrupsioni është në sistemin e shëndetësisë dhe jo tek mjekë të veçantë”, siç u shpreh një mjek edhe në protestën e fundit. - A u ndalua korrupsioni se arrestohet një mjek, a është ndaluar dhënia e ryshfetit nga pacientët, bën pyetjen retorike një mjek tjetër protestues. Po si mund të luftohet korrupsioni në sistem, kur një herë ngrihet një grup mjekësh e mbron një mjek, i cili ka lyer duart me para të pandershme dhe herën tjetër proteston grupi tjetër i mjekëve e merr në mbrojtje të korruptuarin e radhës. Ky sistemi i shëndetësisë që qenka i korruptuar sipas tij, nuk përbëhet nga ufot, por nga mjekët, nga infermierët, ku shumica prej tyre është e ndershme dhe punon me pasion, duhet ta ngrejë fort zërin ndaj asaj pakice që përpiqet të përlyejë padrejtësisht gjithë sistemin. Fjala korrupsion ka hyrë në fjalorin e përditshëm të veprimtarisë shtetërore dhe shoqërore tani, në kohën e demokracisë. Dihet se korrupsioni është bashkudhëtar i shoqërisë borgjeze, e cila nuk mund të mbahet në këmbë pa të. E them këtë, se korrupsion në monizëm pothuajse nuk kishte fare, ose ishte në përmasa fare të papërfillshme. Nëse ndodhte ndonjë veprim nepotik, ndonjë favorizim pushtetari që atëherë quhej ryshfet ose mitmarrje ndëshkohej me ashpërsinë më të madhe. Duhet pranuar, se diktaturat e kanë në natyrën e tyre  papajtueshmërinë me korrupsionin, se ligjet janë më të rrepta, kufizimet janë të pranueshme, hapësirat për veprime të lira janë më të ngushta dhe mundësitë për kontroll janë eficente në të gjithë sektorët, por ama ligjet janë ligje edhe në demokraci dhe nuk duhet lejuar asnjë tolerim ndaj tyre. Në monizëm korrupsioni ose mitmarrja mund të shfaqej në forma të lehta, kryesisht në administratë tek disa persona të veshur me pushtet të pamerituar, ose që ishin të paaftë. Por mund të themi me bindjen e plotë se atëherë kishte zero korrupsion në arsim, në shëndetësi e drejtësi, pavarësisht se ishin tepër të politizuar. Me përjashtim të drejtësisë që ishte krejtësisht partiake, arsimi dhe shëndetësia edhe pse kishin në qendër boshtin ideologjik si “Arsim për të gjithë me bosht ideologjik m-l”, “Shërbimi shëndetësor -prioriteti kryesor i partisë”, përsëri korrupsion nuk kishte dhe cilësia e shërbimit ishte në shkallë të lartë. Do ta pranoja partishmërinë që stimulon një cilësi të lartë në arsim e shëndetësi se sa demokracinë me korrupsion që mban në këmbë mediokritetin dhe paaftësinë. Në Elbasan, në kohën e monizmit një mjek me duar të arta e ndëshkuan, pasi u diktua se pranoi një bakshish të vogël në lekë nga një pacient, të cilit i shpëtoi jetën me një operacion tepër të vështirë. Po kështu u ndëshkua edhe një mami, pse nuk kishte treguar interesin e duhur për fëmijën 5 muajsh të kunatës, i cili vdiq aksidentalisht gjatë natës, e cila nuk kishte pse të mbante përgjegjësi ligjore. Por ligjet dhe kontrollet e rrepta atëherë kishin krijuar psikozën që mjeku nuk mund ta shikonte kurrë nga duart e xhepat pacientin. Po pse bëjnë korrupsion sot pushtetarët, mjekët, pedagogët, mësuesit, gjithkush që ka diçka në dorë për të spekuluar? Sepse ligjet janë zbutur dhe ata që duhet ta luftojnë korrupsionin janë vetë të korruptuar e kështu korrupsioni është bërë masiv. Në shoqërinë tonë është krijuar një psikozë e keqe tek disa njerëz të cilët shprehen : “kur të gjithë po vjedhin, e pse të mos vjedh edhe unë”. Kështu spekulon fatorino i autobusit, i cili nuk të jep biletën, roja i objektit nuk të fut brenda oborrit nëse nuk i jep diçka, sportelisti i hotelit apo i institucionit shtetëror nuk lëviz nga vendi po nuk i dhe një kafe, shoferi të merr jashtë vendit nëse i fut diçka nën dorë, mësuesi të rrit mesataren e notës dhe punonjësi i ujësjellësit të zgjat orarin e ujit, nëse i paguan. Paguan ai që ka dhe zgjidh hallin, ndërsa ai që s’ka le të vuajë. Kryeministri Rama e ka deklaruar hapur se mandati i tretë do të jetë i fokusuar kryesisht në një shërbim cilësor ndaj popullit dhe nëse do të ketë paaftësi dhe korrupsion, nuk do të ketë asnjë tolerim, ndaj kujtdo qoftë. Në  funksion të këtij qëllimi, kryeministri thërret në takime pune drejtuesit e policisë, funksionarë shtetërorë e kryetarët e bashkive dhe u kërkon llogari e u jep porosi të prera për të shkëputur një herë e mirë lidhjet me korrupsionin, siç bëri ditët e fundit. Disa politikanë dhe analistë të krahut të opozitës na qenkan prekur dhe ngrenë zërin se kryeministri nuk paska të drejtë të thërrasë kryebashkiakët e t’u kërkojë atyre llogari, pasi ata “qenkan të zgjedhur”. Po kryeministri, a nuk është i zgjedhur, madje nga shumica e shqiptarëve për të drejtuar vendin e për t’u kërkuar llogari në emër të popullit të gjithëve atyre pushtetarëve që spekulojnë me detyrën, me votën dhe me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Natyrisht lufta kundër korrupsionit duhet bërë nga të gjithë, duke e nisur secili nga vetja, duke filluar që nga roja e deri tek drejtuesit e institucioneve më të larta. Lexoja këto ditë një shkrimtare të huaj, e cila shkruante se nuk ka gjë më të keqe se sa vjedhja. Vjedhje është dhe vrasja – shkruante ajo, sepse ti i vjedh jetën tjetrit. Vjedhje është dhe gënjeshtra sepse ti i heq të drejtën vetes apo tjetrit për të thënë të vërtetën.