BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Korrupsioni, vjedhjet dhe mitmarrja janë bërë dukuri recidiviste që kanë fituar të drejtën e qytetarisë

Korrupsioni, vjedhjet dhe mitmarrja janë bërë dukuri recidiviste

Në shoqërinë tonë ende në tranzicion të tejzgjatur fenomenet e korrupsionit, vjedhjet, grabitjet, ryshfetet dhe mitmarrjet janë shndërruar në një realitet të rëndomtë dhe tepër të dëmshëm e të papranueshëm për cilindo njeri të ndershëm e me moral të lartë. Këto ditë nëpërmjet medias u njoftuam jo pa habi se një sanitare ishte përfshirë në korrupsion duke u kërkuar një shumë parash një të afërmi të një pacienteje në këmbim të një shërbimi më të mirë. Nuk e fsheh aspak por me vete thashë: kur arrin të bëjë korrupsion edhe një palo sanitare kësaj i thonë të kesh dy një ta mbash e një ta çash. Aq hapësira veprimi i janë lënë këtij fenomeni saqë edhe njerëz fare të rëndomtë përfshihen dhe lodrojnë me të si pa të keq fare. Korrupsioni galopant dhe një amalgamë elementësh që e përbejnë, e plotësojnë dhe e lartësojnë kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe gati-gati po konsiderohen si veprime të ligjshme ndonëse janë të paligjshme, si të moralshme ndonëse aspak si të tilla, si të virtytshme sado që nuk janë aspak të tilla si qytetare apo njerëzore, por që kurrsesi nuk janë e nuk mund të jenë aspak të tilla. Veprimtari dhe dukuri të tilla janë shndërruar në veprimtari të tilla e të rëndomta saqë çakejtë, ujqërit dhe ujkonjat, derri edhe dosat me sy të çakërdisur e të dalldisur janë gati në çdo moment të vërsulen e të rrëmbejnë, të shqyejnë e të zhvatin një copë e të zënë bazën e nisjes për të zhvoshkur copën dhe llokmën e radhës. Tek ne të vjedhin e të zhvatin të gjithë. Nuk të vjedh vetëm xhepisti i urbanit, por edhe punonjësi i administratës, jo vetëm tregtari që abuzon me çmimet e artikujve të shportës, por edhe politikani, punonjësi i hipotekës dhe mjeku dhe infermieri që kërkon ryshfet madje edhe sanitari, madje më e çuditshmja dhe më paradoksalja është se këtu të vjedhin edhe vaksinën kundër koronavirusit pasi të gjithë e dëgjuam kryeministrin kur deklaroi si prioritet për vaksinimin do të kenë personalitetet duke bërë dallime selektive në qytetarë të rëndësishëm e në më pak të rëndësishëm dhe harrohet se jeta është e shenjtë dhe e rëndësishme për cilindo pavarësisht kulturës, gradës dhe reputacionit që ka në shoqëri dhe komunitetin ku punon e ku jeton. Përfshirja në vjedhje është bërë aq masive dhe e pranueshme sa na çon dekada e dekada larg sa asokohe në zonën e Labërisë nuk të jepnin nuse nëse nuk kishe vjedhur një dash apo një dele, një kec apo një cjap. Kjo mendësi po vërehet edhe në ditët e sotme. Pra me pak fjalë nëse vjedh ose përvetëson diçka që nuk të takon je njeri i shkathët, i zhdërvjelltë dhe i dobishëm për familjen dhe shoqërinë. Është rasti dhe momenti tepër sinjifikativ dhe aspak edukativ që t’ju rrëfej një ndodhi ç’edukative. Isha duke pirë kafenë e mëngjesit, ritualin e zakonshëm për ne të moshuarit. Aty pranë tavolinës ku isha ulur kalon një zonjë me një fëmijë çamarrok për dore. Dikush në një tavolinë aty pranë meje kishte lënë një 200 lekësh të vjetër mesa duket si bakshish për kamarierin. Fëmija sapo e pa u turr dhe e mori 200 lekëshin. Unë me logjikën dhe arsyetimin tim normal mendova se zonja do ta qortonte fëmijën për këtë veprim por jo ajo I tha: 200 lekëshin e more dhe 300 lekë të vjetër t’i jap mami, tani hajde të marrim një akullore dhe ta kesh hallall të keqen mami. Një veprim i tillë nxit dhe inkurajon ç’edukimin, vesin e keq dhe gjestin e pamoralshëm të përvetësimit të pamerituar. Për më tepër fëmija njomëzak e po kaq delikat është në një fazë të tillë që e rrotullon dhe e lakon dhe e edukon si të duash, por çështja është ta edukosh në kahun e duhur e ta bësh sa më të dobishëm për familjen dhe shoqërinë. Në edukimin e qytetarëve e në veçanti të brezit të ri kundra fenomenit të vjedhjeve ka familja e sidomos mendja e shkruar dhe ajo vizive. Në lidhje me këtë çështje shkrimtari i viteve 1890-1935 ka thënë: “As teologët që predikojnë në kishë, as oratorët në Parlament as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi”. Prandaj lipset t’i japim përherë e më tepër frymëmarrje dhe oksigjen shtypit në lidhje me parandalimin e fenomenit të vjedhjeve pasi sipas mendimit tim ka vend dhe hapësira që shtypi t’i rrokë e t’i përqafojë herë pas here çështje të tilla sa të domosdoshme aq edhe serioze. Kjo kërkon absolutisht që në këto çështje të jemi tepër fanatikë dhe ekzigjentë dhe kurrsesi të parëndësishëm dhe aspak tolerues pasi lejimi dhe tolerimi i fenomenit të vjedhjeve dhe korrupsionit, grabitjeve dhe mitmarrjeve janë me pasoja të dëmshme për qytetarët dhe shoqërinë tonë.