BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Opinion / Editorial

Kosova digjet, Tirana krihet!

Kosova digjet, Tirana krihet!

Më 17 shkurt të vitit 2008, u shpall Pavarësia e Republikës së Kosovës. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, e cila përfaqëson Gjykatën e nivelit më të lartë të OKB-së, deklaroi botërisht ligjshmërinë e shpalljes së Republikës së Kosovës, çka hapi rrugën për njohjen e saj nga shumica e vendeve  të Botës. Nga kjo datë, e gjer më sot, BE, dhe më vonë edhe SHBA, ndërmorën dhe po vijojnë një “operetë” 13 vjeçare bisedimesh, për paqtimin dhe njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe asaj së Serbisë. 13 vjet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur midis ish krahinës shqiptare të Kosovës dhe pushtuesve shekullore serbo-sllavë, dhe rezultati . . . një “lojë-cakësh”, siç afërsisht e ka emrin edhe njëri nga moderatorët e bisedimeve pa fund të BE. Sigurisht, bisedimet janë të nevojshme, dhe ato nuk do të ndërpriten gjatë gjithë kohës që do të ekzistojë njerëzimi. Por krahas bisedimeve, për mirë apo për keq, duhet edhe të punohet e të jetohet. Dhe që të punohet e të jetohët në kohën e sotme, është i domosdoshëm prania e shtetit, pa të cilin nuk mund të ruhet puna dhe jeta paqësore e qytetarëve të asnjë vendi. Pikërisht për të ndërtuar e forcuar shtetin e Republikës së Kosovës, edhe Kryeministri i kësaj të fundit, Albin Kurti, ka vendosur që, ashtu si në të gjithë Republikën që drejton, edhe në Komunat me shumicë serbe në veri të vendit, të vendosë në funksion e në moto pune, të sapozgjedhurit e pushtetit vendor. Përkundër këtij veprimi legjitim të qeverisë së Kosovës, një pjesë e komunitetit serb në këto komuna, të dirigjuar nga Presidenti serb, Vuçiç, janë hedhur në “aksion” për të mos lejuar të zgjedhurit të hyjnë në zyrat e pushtetit vendor. Kjo e ka detyruar Kryeministrin Albin Kurti të ndërhyjë me mjetet kushtetuese për mbrojtjen e integritetit dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Të alarmuar nga kjo situatë e tensionuar, e cila ka degraduar gjer në përleshje me mjete dhune e plagosje nga radhët e policisë së Kosovës dhe nga qytetarët, ndërkombëtarët euroatllantikë, në vend që t’i “fryjnë bilbilit” e të japin “penallti” për agresorin shekullor, i cili edhe gjatë “bisedimeve” 13 vjeçare, nuk e ka ndalur provokimin dhe konfliktin, i kërcëllojnë dhëmbët Kosovës dhe Albin Kurtit, duke i kërkuar të tërhiqet nga detyra shtetërore, dhe të nisë përsëri një “operetë” tjetër 13 vjeçare të bisedimeve me Laj-cakun. Reagimi i ndërkombëtarëve ndaj Kryeministrit Kurti, arrin gjer tek ultimatumi me thirrjen që: “Autoritetet e Kosovës të largohen menjëherë nga veriu i Kosovës”!!! Domethënë, as më pak e as më shumë, ta lëshojnë pjesën veriore të vendit, për t’ia lënë të përkëdhelurit të tyre, Vuçiçit, i cili ka urdhëruar ushtrinë serbe të ngrejë gatishmërinë luftarake në shkallën më të lartë, dhe të lëvizë trupat e saj drejt kufirit me Kosovën, “për të mbrojtur sovranitetin e Serbisë dhe të drejtën e jetës së të gjithë qytetarëve të saj”!! Mirë kancelaritë europiane, të cilat  bisedimet, mashtrimet, prapaskenat dhe copëtimet e trojeve të shqiptarëve i vijojnë qysh prej vitit 1878, por, si është e mundur të ndodhë e njëjta gjë edhe me amerikanët?! A nuk ishin amerikanët, që i ndihmuan shqiptarët e Kosovës në luftën më të fundit, e cila u kurorëzua me sukses në vitin 1999?!  Mirë historinë e vjetër të konfliktit permanent, midis serbëve të ardhur nga pyjet e Siberisë, me shqiptarët në trojet shekullore të tyre në Ballkan, nuk e kanë “përtypur” ende si duhet, por ama, konfliktin e përgjakshëm të viteve 1998-1999, ata e panë, e ndoqën, e përjetuan dhe e zgjidhën konkretisht në teren. Si mund të vijojnë këta kampionë të Paqes dhe të Demokracinë, të lozin me fatet e një populli të vogël, duke e torovitur në bisedime pa fund, dhe madje, kur nuk i dalin si duhet planet, në vend që t’i heqë veshin Ujkut, i tregojnë dhëmbët qengjit?! Por, më interesantët në këtë “operetë”, ku përzihen e nakatosen bisedimet, paqja dhe konflikti i armatosur, janë “euroatllantikasit” tanë me orgjinë, gjuhë, kombësi e shtetësi shqiptare, të cilët prej tri dekadash rrahin gjoksin në krye të sofrës së burrave, por futen poshtë saj, sapo mjaullin maçoku nga prapa derës. Kryeministri Edi Rama, sikur të ishte, jo kryeministri i Shqipërisë, por kryeministri i ndonjë vendi të Afrikës, Azisë apo Amerikës Latine, “i bashkohet”  shqetësimit të partnerëve ndërkombëtarë për situatën e krijuar në veri të Kosovës, dhe nëpërmjet “rrjeteve sociale“, u drejtohet të dy palëve” (Vini re: “u drejtohet të dy palëve”!!!), të ulin gjakrat dhe t’i kthehen “rrugës së bisedimeve”. Dhe pas kësaj “formule pagëzimi” alla perëndimore, kthehet e vijon turin e falenderimeve për fitoren e zgjedhjeve të 14 majit. Fill pas Kryeministrit, edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po nëpërmjet fejzbukut apo twitërit, përsërit të njëjtën “formulë” si Kryeministri. Akoma më interesant tregohet Presidenti i Republikës. Në vend që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë, të japë udhëzime për përballimin në kohë të situatave që mund të gjenerojnë, ia hipën avionit dhe shkon për vizitë te homologu i tij Italian për . . . çështjen e sigurimeve shoqërore të emigrantëve tanë në Itali, por edhe për një vizitë kortezie e nostalgjie, tek arbëreshët e Italisë.  Ama, para se të niste vrapin për në Itali, nuk harroi të hidhte firmën në “Dekretin” për dyfishimin e pagave të pushtetarëve, ku paga e tij mban “Flamurin e Festivalit”. Dhe kur titullarët kryesorë të shtetit, mbajnë këtë qëndrim përballë një situate tepër delikate, e cila zhvillohet në trojet tona kombëtare, merreni me mend se çfarë mund të bëjnë nëpunësit e tjerë të piramidës shtetërore, së bashku me 140 kuvendarët e famshëm të parlamentit shqiptar. Me siguri, kjo “armatë” rrogëtarësh, shumicën e të cilëve nuk i njeh as lagja ku banojnë, në vend që të hartojnë plane e të marrin masa përgatitore, për përballimin e situatave që mund të precipitojnë në rajonin tonë, po bëjnë plane për “dorën e parë të pagave të reja”, që do të marrin në fillim të qershorit, përfshi dhe Prillin e Majin.  A nuk kam të drejtë të them e të shkruaj: “KOSOVA DIGJET, TIRANA KRIHET”?! Mund të thuhet edhe ndryshe, por nuk desha ta nakatos shkrimin me Stambollin!