BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Kosova e çliruar por me paqe të mallkuar!

Kosova e çliruar por me paqe të mallkuar!
Pa u futur në historinë e tyre dhe rrjedhën e ngjarjeve, po me shqiptarët ç’ndodhi? Nëse Shqipëria e realizoi ëndrrën e saj për çlirim, ajo nuk mundi dot të realizonte bashkimin e trojeve dhe kjo gjë jo për faj të saj. Edhe pse e ndarë nga trojet e tyre shqiptarët nuk reshtën për të bërë realitet dëshirën e tyre shekullore. Titoja filloi edhe mbas çlirimi një fushatë të egër spastrimi nën maskën e luftës kundër kolaboracionisteve, të atyre që patën bashkëpunuar me nazi-fashistët sidomos kundër “Ballistëve”, të cilët u kishin kthyer pushkën partizanëve sepse ata (ballistët) nisur nga idea e bashkimit të trojeve në Shqipërinë etnike, pranonin çdo lloj bashkëpunimi qoftë edhe me vetë “djallin”, vetëm e vetëm të shporrnin zgjedhën shoviniste serbe, kështu që jo vetëm në atë kohë, por edhe sot ata e konsiderojnë të drejtë bashkëpunimin me forcat nazi-fashiste, sikur ne të kishim nevojë thjesht për të ndërruar okupatorët. Parulla e tyre “Armiku i armikut tim është miku im” përligj kacafytjen imperialiste dhe legjitimon ndërrimin e okupacionit bashkë me okupatorin, veçse në këtë rast provohet një shtypje tjetër. Ballistët kosovarë, duke ja dhënë këtë rast shovinizmit titist (por tashmë ky i maskuar te socializmi specifik dhe bashkim-vëllazërimi) ata, pra klika Tito-Rankoviç , goditi edhe të rinjtë revolucionarë atdhetarë të vërtetë, intelektualët e saj, duke i vrarë, ndjekur, burgosur e internuar deri në kampet famëkeqe të Goli Ottokut. Teksa Enver Hoxha në takim me të në vitin 1946 i kujton Titos se mbi bazën e marrëveshjeve të “AVNOJ-it por dhe Konferencës së Bujanit bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai (Titoja), në mënyrë djallëzore i përgjigjet se... “po Enver e dimë këtë gjë, por tani për tani nuk mund ta bëjmë sepse reaksioni serb është i madh dhe nuk mund të na kuptojë”.

Vitet e mëvonshme e sidomos mbas 1948-tës, kur u denoncua publikisht tradhtia titiste, mbi popullin tonë në këto treva u shtua më shumë dhuna dhe represioni i shovinizmit të egër jugosllav Flamurin e antishqiptarëve me porosi të Titos do ta mbante në dore Aleksandër Rankoviçi, figurë kjo e urryer për gjithë shqiptarët, ish ministër i Brendshëm i RFSJ, që më vonë do të ish po ky Tito, i cili për të qetësuar disi zemërimin popullor që shpërtheu në Kosovë në vitet ’64-’65, por dhe për të rregulluar disi imazhin si “mik” i shqiptarëve do ta shkarkonte atë, nga të gjithë postet në vitin 1966 .

Por ajo që do të trondiste themelet e “Perandorisë Jugosllave ” do të ishin manifestimet masive të zemërimit dhe protestat e fuqishme të studentëve shqiptarë të Dardanisë në pranverën e vitit 1981, një vit mbas vdekjes së Titos, sepse edhe ato pak të drejta që kish në letër populli shqiptar në atë krahinë sipas Kushtetutës së vitit ’74-tër të Kosovës, po i mohoheshin nga regjimi i Milosheviçit.

Demostratat e vitit 1981 treguan para gjithë popujve Jugosllavë se shpirti liridashës i shqiptarëve është një flakadar i pashuar, teksa OZNA e mbas luftës, e shndërruar në UDB (Shërbimi i fshehtë jugosllav) me gjithë ndjekjet, persekutimet, megjithëse mobilizoi tërë arsenalin e vet propagandistik, duke nxjerrë në rolin e zjarrfikësve komplet udhëheqjen rajonale krahinore të disa shqiptarëve të klonuar e konvertuar në “çetnikë të rinj të D. Mihajlloviçit” nuk mundën dot të qetësonin shpirtrat e trazuar të Dardanisë shqiptare. Por jo vetëm kaq, të rinjtë studentorë, gjimnazistë, por edhe rinia e punës u dha një shembull gjithë Republikave të Federatës dhe krahinave autonome se popujt duhet të marrin vetë në duar, fatet e tyre. Kjo e trembi shumë udhëheqjen titiste të Milosheviçit, sepse po dilnin në pah edhe parashikimet e analistëve më në zë të kancelarive dhe mas-medias botërore nga ku ata përcaktonin qartë se me vdekjen e Titos, Jugosllavia do të gërryhej nga kontradikta të mëdha nacionaliste, prandaj ata nxorën tanket në rrugë ,të cilat u përgjakën, nga ku ranë dhe dy të rinj dëshmorë. Udhëheqja e PPSH, Enver Hoxha dhe i gjithë populli shqiptar i doli në mbrojtje rinisë heroike dhe popullit tonë që banonte në ato troje, teksa Fadil Hoxha akuzonte rininë e vet si irredentiste dhe betohej se nga rruga e Titos nuk kishin për të devijuar kurrë. As më shumë e as më pak një renegat tjetër kryetari i aso kohe i LKJ për Kosovën, A. Vllasi, i cili vraponte mbas kockave që i hidhnin shovinistët serbë, do t’u dilte në mbrojtje titistëve duke i konsideruar veprimet revolucionare të rinisë heroike si... kundër-revolucionare ndërkohë sheshet e rrethuar me milicinë... buçisnin: Kosova Republikë!

Unë, teksa shkruaj këto rreshta jam i sigurt se reprezaljet, ndjekjet, vrasjet, zhdukjet pa lënë gjurmë të militantëve atdhetarë që prej viteve ’81 e deri me 1999 si vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla. U. Hotin, K. Zekës e E. Hadrit e dhjetra qindrave të tjerë, nuk mund të jenë pa pjesëmarrjen direkte apo indirekte të strukturave policore dhe shërbimeve sekrete me informatorë tradhtarë, përfshi këtu tërë udhëheqjen krahinore. Këto le t’ja lemë t’i gjykojë historia.

Dekada e fundit e fundshekullit të XX-të e gjeti Jugosllavinë në prag lufte nacionale. Edhe pse shqiptarët dardanë kishin ngritur krye të parët, ne e fituam luftën të fundit, mbas Kroacisë 1991, Sllovenisë 1991 -Bosnjë-Herzegovinës 1992 e për të ardhur te fitorja e nisur në shkurt të vitit ’98-të deri në fundverën e vitit ’99-të.

Nga Ylli MEÇE