
Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Kosova në sfidën e shtetformimit dhe lupës së diplomacisë

Shkruar nga Nga Luan Kurti 2 Qershor 2023

Situata në Kosovë vazhdon të precipitojë minutë pas minute. Serbët lokalë pasi krijuan më herët precedentin e braktisjes së institucioneve me pretekstin e zëvendësimit të targave të automjeteve me simbolet KS, tani nuk lejojnë që të zgjedhurit si kryetarë komunash të hyjnë në zyrë për të kryer funksionet e tyre kushtetuese. Protestat e dhunshme nuk kanë kursyer jo vetëm policët e Kosovës, por edhe ata të KFOR-it. Albin Kurti i mëshon tezës se është në të drejtën kushtetuese të administrimit të territorit të Republikës, përkundër qasjeve ndërkombëtare që e quajnë të nxituar mënyrën sesi po procedohet dhe sugjerojnë dialogun. Kjo thirrje për dialog, duket joproduktive sa kohë që serbët nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje dhe nuk pajtohen me realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Dialogu për dialog është kakofoni boshe. Padyshim Serbia zyrtare është orkestruesja e gjithë kësaj qasjeje dhe këtë herë tensionin e krijuar pas protestave opozitare që artikuluan dorëheqjen e Vuçiçit lidhur me një seri vrasjesh që ndodhën në një shkollë dhe diku gjetkë, kërkuan ta shfrynin matanë kufijve. Pre e kësaj loje apo strategjie me dashje apo pa dashje ranë dhe ndërkombëtarët. Kësaj here, së paku mediatikisht, krahas evropianëve ku Franca mbetet më agresivja, edhe aleati ynë stretgjik SHBA-ja qe në rezonancë. Po pse, ata që qenë projektuesit dhe iniciatorët direkt të shpalljes së pavarësisë së Kosovës zgjodhën këtë qëndrim?! Mendoj se ky është më tepër veprim diplomatik, për të lehtësuar pozitën e Vuçiçit që shihet si i moderuar,në raport me krahun ekstremist filorus; çka i shërben frymës së dialogut dhe avancimit të axhendës. Është naive dhe cinike të mendosh që qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti kanë vepruar apriori; apeli amerikan është se duhet një prapakthehu taktik, pak durim dhe vizion për të ardhmen. Në më shumë se një rast qeveria Kurti guxoi të sfidonte propagandën, makinacionet e aparatit burokratik serb dhe forcave paramilitare, t’i vinte kufirin tek thana, të tregonte se cilët janë “të zotët e shtëpisë”. Mund të heqim një paralele dhe me konfliktin në Ukrainë, ku deliri i madhështisë së ushtrisë ruse u sfumua keqas. Serbët që janë mësuar të viktimizohen dhe të kërkojnë benefite, teksa e ndiejnë se po humbasin terren, do synojnë me të gjitha mjetet kantonizimin e Kosovës, jetësimin e asociacionit. Mitrovica, në variantin e vetëqeverisjes, të një autonomie substanciale, është gozhda ku duan të varin xhaketën, për të mos lejuar prosperitetin dhe për t’i mbajtur hapur llogaritë e hapura me Prishtinën zyrtare. Plus që mbetet i paprekur miti “Kosova djepi i Serbisë”, parakusht për statuskuo-në e çdo burokrati dhe subjekti politik; një tunel për t’i ikur problemeve të jetës reale. Në këtë kontekst Kosova duhet të tregojë mençuri, të bëhet më luajale dhe operative në partneritet të padiskutueshëm me SHBA-të. Për fat të keq megjithë dëshirën dhe të drejtën e Zotit, mbi 100 vite pushtim dhe padrejtësi historike nuk mund të ndreqen me afro dy dekada pavarësi. Bota ka ndryshuar, ka një prirje liberale, gjithëpërfshirjeje, por jo në atë masë sa të heqë dorë nga pragmatizmi, nga arbitrariteti dhe të gjykojë me paanësi.
Më të lexuarat


Frederik Stamati: Piano e Tefta Tashko Koços objekt i një rëndësie të veçantë, por kërkohet financim për të përfunduar punimet restauruese

Somnabulismi i somnabullve

Shkolla cvajgiane

Gazment Bardhi me kompetenca madhore, dikton bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore

Nazmi Rushiti dha jetën nga torturat fashiste

Hemorragjia e rinisë sonë drejt Perëndimit vazhdon – deri kur?

Apologjia kundrejt faljes

Lindita Nikolla, si vazhdimi i linjës Zhukri, Celibashi…Rama!

Lindita Nikolla, oksigjeni i fundit për Sali Berishën

Lindita Nikolla, vegël e “Trekëndëshit të Bermudës” kundër PD si forcë politike euro-atlantike
