BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Opinion / Editorial

Kosovë, respekto nga Shqipëria ata që kanë kontribuar për shtetin e Kosovës dhe jo ata që thonë vetëm fjalë e retorika mashtrimi!

Kosovë, respekto nga Shqipëria ata që kanë kontribuar

Vetëm në një shtet me pushtet e politikë amorale, anti-publike  dhe të  korruptuar ndodh mosrespektimi dhe mosmirënjohja ndaj vlerave, kontributorëve, ndaj patriotizmit dhe dinjitetit kombëtar të individit e të shoqërisë. Kur politika e  Tiranës është e zënë dhe e kapluar nga konfliktet e ngatërresat ndër vete, kur janë në zor nga diskreditimi për zullume e korrupsion, vetëm atëhere politika e politikanët e Tiranës fillojnë e bëjnë sikur  “shqetësohen” dhe bëjnë sikur po interesohen për Kosovën, për ta ndihmuar atë. Kjo ndodh për ta larguar vëmendjen e publikut dhe si përpjekje për ta kaluar problemin, dhe sa për dukje sikur po shqetësohen për probleme madhore, për Kosovën. Dhe në këtë kurth bien e mashtrohen jo pak opinioni si dhe  mediat, politika dhe shoqëria civile në Kosovë, të cilët merren dhe bëjnë tifo e ndahen në simpatizantë të  retorikave dhe të deklaratave sipërfaqësore, spekulante e mashtruese momentale,   duke komentuar  me ato se: shiko se çfarë tha, thotë, thanë e thonë e thashathemnojnë mashtrueshëm poshtë e lartë nëpër gazeta e tavolina televizive Berisha, Rama,Nano, Meta, Majko, Balla, Topi, Mediu, Shehi e Shehu,  Spahiu,Ngjela  me te tjerë,   dhe të tjerë politikanë të Tiranës. Një pyetje u duhet bërë këtyre farë patriotëve nga Shqipëria se: çfarë keni kontribuar apo dhënë diçka nga vetja e juaj e familja juaj  për Kosovën,  dhe pastaj dhe çfarë keni kontribuar  edhe si “burrështetas” të Shqipërisë për Kosovën?! A  e ka njohur ndonjë shtet Pavarësinë e Kosovës  prej lobimit që ka bërë Tirana, dhe a ka shpenzuar ndonjë dollar Shteti i Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën?! Çfarë keni bërë realisht ju për Kosovën kur keni qenë  në krye të Shtetit e të qeverisë?!Nuk është e nevojshme për retorika e simbolika mbledhjesh të dy qeverive shqiptare. Por veproni e bëni për kombin dhe për Kosovën pa zhurma e pa dukje e reklama publike , mediatike e qeveritare, sepse askush nuk iu pengon. A, po, kur jeni në opozitë sidomos, bërtisni e rrihni gjokse patriotizmi për komb e për Kosovë. Kështu  gjithmonë ka ndodhur, ka ndodhur edhe atëhere kur regjimi komunist gënjente e mashtronte sikur do të bënte namin kundër Serbisë e ish-Jugosllavisë për të mbrojtur Kosovën. Kosovarët besonin te Enveri e Mehmeti, pastaj te Berisha e disa të tjerë te Nano dhe sot ka disa që admirojnë Metën e  Ramën.

Edhe Hashim Thaçi dhe politikanët e tjerë të Kosovës  e përdornin Shqipërinë, takimet, dukjet por më shumë pushimet e dëfrimet nëpër plazhe të Shqipërisë, i përdornin demek si punë patriotizmi për t’ua paraqitur në Kosovë për pikë politike se:  shikoni se sa respekt kishte apo ka  Shqipëria për ta. Madje, sidomos në prag fushatash elektorale politikanëve servilë të Kosovës u interesonte shumë dhe ishin në garë me njëri-tjetrin se kush të dilte në fotografi me kryeministra e presidentë nga Shqipëria, si dhe kush prej tyre të merrte sa më shumë dekorata llamarinash e letre mirënjohjeje e fleta lavdërimesh nga institucionet e qendrore e vendore të Shqipërisë. Është fakt se edhe institucionet e Kosovës në shkëmbim reciprok nderesh  u kanë dhënë dekorata personave nga Shqipëria, shumë prej atyre   të cilët nuk kanë asnjë meritë për Kosovën, por vetëm për merita interesi  e politike, u kanë akorduar dekorata në Shqipëri atyre që ishin e janë miq e shokë të ish-kryeqeveritarëve të Tiranës. Institucionet e Kosovës   nuk kanë respektuar pothuajse asnjë, ose ndonjë shumë të rrallë  prej atyre meritorëve që kanë kontribuar për Kosovën; nuk kanë  respektuar dhe as dekoruar nacionalistët e vërtetë të cilët kanë bërë burg në regjimin komunist në Shqipëri  për Kosovën; nuk kanë respektuar ata nacionalistë të cilët e kritikonin dhe që e kanë pësuar në Shqipëri pse e  kundërshtonin qëndrimin indiferent anti-Kosovë  dhe internacionalist e prosllavo-rus të regjimit komunist. Institucionet e Kosovës  nuk  i kanë respektuar as ata të cilët kanë bërë maksimumin realisht, sinqerisht dhe pa kurrfarë interesi për Kosovën;nuk janë respektuar  as ata që kanë dhënë kontribut real edhe në luftën e viteve 1998-1999 për lirinë e Kosovës. Vetëm në një shtet me pushtet e politikë amorale, anti-publike  dhe të  korruptuar ndodh mosrespektimi dhe mosmirënjohja ndaj vlerave, kontributorëve, ndaj patriotizmit dhe dinjitetit kombëtar të individit e të shoqërisë. Duket sikur do ndryshojë diçka Albini e Vjosa por le të presim e të shohim , dhe jo pa qëllim po e nis për botim këtë shkrim dhe do e nis jo vetëm për botim, por do tua dërgoj edhe Kryeministrit e Presidentes dhe zyrave të tyre qeveritare si dhe deputetëve të Kosovës.