BREAKING NEWS

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm’, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në vend

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë
x

Opinion / Editorial

Kovidiotë vs kovikratë, ne dhe kujdesi i ambasadës gjermane!

Kovidiotë vs kovikratë, ne dhe kujdesi i ambasadës gjermane!

Jo vetëm te ne, por dhe në botën përreth nesh, ka ardhur dita e një përballjeje mes "kovidiotëve dhe kovikratëve" që në fakt, janë dy skajet e një litari sikundër thoshte Migjeni. Ato tërheqin fort dhe ne jemi në mes tyre me një krah nga njëri dhe sigurisht te tjetri. Nëqoftëse "kovidiotë" në botën perëndimore dhe sidomos Gjermani ju thonë atyre që nuk besojnë fare të Covid 19-ta, që nuk duan t’ia dinë dhe që refuzojnë çdo masë, çdo restriksion ligjor dhe ndryshim rregullash, kovikratë quaj unë ata, që përdorin pandeminë për autoritetin e tyre ekonomik dhe politik, por dhe sundimin duke përthyer demokracinë. Kovidiotët refuzojnë dhe nuk besojnë në gjithë këtë "gjullurdi" të madhe ekonomike dhe politike, me koronavirusin, nuk besojnë se është një epidemi e rrezikshme dhe për më tepër besojnë se është një sajesë diku lart, e cila ka qëllime të tjera dhe që lidhen me një model tjetër drejtimi të botës dhe ekonomisë së saj. Por në përgjithësi ato rebelohen dhe shfryjnë në mënyrë të qartë kundër pushteteve që tashmë mbajnë dhe ndryshojnë regjime rregullash, ligjesh dhe sidomos mbyllin sa munden lirinë e lëvizjes dhe kontaktit shoqëror. Akuzojnë për dalje nga liria kolektive me qëllim të shkatërrimit fare të lirisë dhe demokracisë. Të tilla lëvizje janë në USA dhe absolutisht vendet e Perëndimit, përfshi dhe Gjermaninë dhe tashmë "kovidiotët" sikundër quhen, kanë dhe shpjegimin e tyre në fjalor, por që nuk i rëndon kaq shumë, duke i quajtur më shumë si njerëz që nuk "thellohen" ose nuk duan të dinë. Por sigurisht përballë tyre janë dhe "kovikratët" ose një bashkim imi i Covid me (krátos pushtet) ose "covikraci-a" dhe si pas meje është "pushteti i kovidit" ose njerëzve që drejtojnë shtete apo pushtete që tentojnë shfrytëzimin e pikërisht pushteteve për të ulur nivelin e demokracisë, lirive të njeriut dhe lirisë si e drejtë universale. "Kovikratët" janë një dorë pushtetesh dhe pushtetarësh, që përdorën pandeminë për përfitimet e tyre, mbyllën njerëzit duke i frikësuar dhe përdorur urdhëra dhe shpërdoruar ligje - si puna jonë (shetit) bie fjala. Kovikratët përdorën dhe përdorin pandeminë, duke mos dhënë zgjidhje, por duke bërë presion me urdhëra dhe me afera të mëdha financiaro-politike. Kovikratët nuk janë pushtetet që kujdesen apo pushtetarët që kujdesen për shoqërinë, por thjesht përfitues nga pandemia e Covid 19-të për sundimin e tyre. Ata po prishin kohezionin social, nuk japin zgjidhje dhe frikësojnë njerëzit në mënyrë perverse çdo minutë të ditës. Zakonisht janë pushtete që jetojnë si në Perëndim, por në vendet kryesisht hibride me demokraci dhe nganjëherë në përzierjen e madhe të kësaj pandemie dhe në vetë Perëndimin si demokraci të sigurtë! Aq shumë është kjo gjë, sa ditët e fundit vetë zonja Merkel e vërtetonte këtë problem, duke thënë se nuk mund të ketë arsye që pandemia të deformojë apo justifikojë minimin e parimeve demokratike. Kur në fakt, në shtete si ky i joni këto parime janë shkelur ashpër me këmbë. Mes tyre ose në mes "kovidiotëve dhe kovikratëve" jemi ne, apo shoqëria e cila do të zbatojë ligje dhe kupton se ato në kohë pandemie dhe sidomos të drejtat e njeriut, po shkelen ashpër. Kovidiotët dhe kovikratët, kanë mekanizma të fuqishëm në dorë dhe përdorim të tyre. Pushteti kovikrat ka shtetin dhe forcat kovidiote rrugën e rrjetet sociale. Të dy palët deformojnë demokracinë dhe shtetin e ligjin. E koha ka vërtetuar se marrëzia e kovikratëve me frikën e ushtruar dhe regjimin e urdhrave është gati më dëmtuese se sa anarkia e kovidiotëve që nuk duan t’ia dinë për asgjë. Janë në fakt të dy palët bashkë në justifikim të njëri-tjetrit, por kundra njerëzve normalë në mes tyre. Po pra kundra nesh dhe veprojnë si mekanizma me dhëmbë për të na bluar mes tyre si në një "frontojë të madhe dhe të frikshme"! Ne jemi më në "pikë të hallit" se gjithmonë dhe kjo tashmë është e qartë si drita e diellit! E fundit që na bën të mendojmë qartë është dhe një njoftim i ambasadës gjermane që thoshte kështu në disa rreshta: Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri, ju lutemi që të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale vazhdon të paralajmërojë mbi të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë arsye pushimi, pushime në vendlindje, vizita familjare etj.) për në Shqipëri. Kjo vlen deri më 31 gusht 2020. Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkak të situatës epidemiologjike të Covid-19. Pra thuhet qartë se jemi rajon me rrezikshmëri të lartë epidemiologjike dhe kjo na dilka nga institucionet kompetente gjermane. Pastaj ambasada vazhdon: Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutemi të keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit mund t’ju ndihmojnë vetëm në një masë të kufizuar gjatë kthimit për në Gjermani, nëqoftëse gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjera ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë mund të informoheni tek institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratorë, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19. Tani ajo që "nuk garantohet një kujdes shëndetësor me standarde gjermane" është jo e drejtë, por shumë e drejtë, ose jashtëzakonisht e drejtë! E janë treguar të arsyeshëm, sepse unë nuk e di se me cilin standard në Europë krahasohemi. Por e kam fjalën te "mundësitë e kufizuara" për testim që pastaj në fund thuhet se në dijeninë e tyre në Shqipëri nuk ka mundësi testimi, sipas dëshirës dhe laboratorë të tillë. E ky është problemi i madh i "kovikratëve" të Shqipërisë. Në Shqipëri shteti ka mbajtur në mënyrë perfide "monopolin e testimit si me tamponë dhe siero teste". Po pra që në botën e kulturuar bëhen sipas dëshirës dhe diku si në Kanada bëhen falas. Kush e bën ose kush e ka detyruar këtë gjë? Po po, kjo qeveri "kovikrate" e cila çdo gjë (pothuaj) ja ka dhënë me PPP privatit në spitale dhe mjekësi, kurse testet për covid në kohë të tilla të rrezikshme i mban vetë dhe i përdor po vetë nganjëherë dhe politikisht! Duke krijuar dhe dyshimin e madh te njerëzit se si kontrollet (target grupet) dhe përfundimit e testeve, janë të pasigurta dhe të gënjeshtra! Pse nuk lejojnë hapjen e tregut për testet siero dhe tamponët? Ku është arsyeja? Pse nuk veprojnë me paratë e buxhetit dhe hapin dhe privatin me çmime të kontrolluara!? Nuk duan të tregojnë realitetin! Po pse nuk duan? Nuk besojnë te laboratorët privatë që sigurisht mund të jenë më të paisur se sa atë të shtetit po të duan! Nuk kanë gjetur akoma arsyen për të bërë një aferë apo ka ndonjë privat që ju bën presion që të rëndohet dhe pak gjendja dhe pastaj të jepet një tender me shpejtësi në llogari të mafies në farmaceutike. Po pra, sepse kur nuk sqarojnë dhe nuk janë transparentë mendja të shkon ku të jetë më keq. Pse e lejojnë një gjendje të tillë ku testimi popullsisë në mënyrë masive nuk lejohet dhe është bërë monopol ekonomik dhe politik. Kur njerëzit kanë nevojë të dinë! Unë e kam përgjigjen sepse i quaj "kovikratë" dhe këtu mbyllet problemi, por në të vërtetë janë akoma më keq se sa kaq!