BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e
x

Opinion / Editorial

Kozmopolitët tanë “toptanas”

Kozmopolitët tanë “toptanas”

Gjatë historisë shumëshekullore, përveç eventeve të rëndësishme që kemi shënuar në mbrojtjen e Lirisë dhe Pavarësisë së vendit, ne shqiptarëve na ka shoqëruar edhe fenomeni i tradhtisë, shfaqur kryesisht tek elitat e vendit, që për arsye konjukturale, e më shumë personale, janë vënë në shërbim të të huajve, duke na dëmtuar rëndë në interesat tona kombëtare.  Në ?llimet e shekullit të njëzet, prapaskenat dhe marrëveshjet antikombëtare të Esat Pashë Toptanit,  përcjellur “denjësisht” prej nipit të tij, Ahmet Zogollit, u bënë sinonime të tradhtisë, të cilat na është dashur t’i lëçisim, sa herë është hedhur vështrimi në të kaluarën, pa të cilën nuk mund të projektohet e ardhmja. Por, për fat të keq, sindroma e “dyshes” së mësipërme,  ka vijuar të na shoqërojë, edhe tani mbas plot njëqind vjetësh, kur kemi hyrë në dekadën e tretë të shekullit të 21. Ndryshimi i tradhtarëve të sotëm, me ata të ?llimshekullit të njëzet, dallon në formë, por jo në përmbajtje. Ndryshi-met formale manifestohen në “veshjet” ?zike, politike, ideologjike, ekonomike, integruese, globaliste dhe kozmopolite; ndërsa në përmbajtje janë identike: Lufta për të marrë e mbajtur pushtetin, duke sakri?kuar edhe interesat kombëtare. Është kjo arsyeja, që në titull të shkrimit shënova “Kozmopolitët  tanë Toptanas”.Duke kapërcyer “veprat” e mirënjohura antikombëtare  të dyshes Toptani – Zogu, le të hidhemi në ditët e sotme, ku kanë qeverisur e qeverisin Berisha, Nano, Pandeliu, Meta dhe Rama, pesë presidentë e kryeministra azganë, secili më i mirë se tjetri. Me dijeninë dhe me marrëveshjet e nënshkruara prej këtyre katër liderëve tanë karizmatikë, janë miratuar, realizuar e reati?kuar disa “vepra” esadiste dhe zogolliane, si:  Në kundërshtim me Statutin e realizuar nga Noli ynë i madh, u vendos në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, prifti grek Janullatos. Brenda territorit shqiptar, dhe pikërisht në Bularat të Gjirokastrës, në Këlcyrë të  Përmetit dhe në Boboshticë të Korçës, që shënojnë vijën e parë të të ashtuquajturit “Vorioepir”, u vendosën varrezat e ushtarëve grekë, “rënë në luftë për Eladhën”. Iu “dhuruan” qeverisë greke plot 355 kilometra katror nga ujërat tona detare në jug të vendit, Kozmopolitët tanë “toptanas”!dhuratë që mbeti pa u ekzekutuar ligjërisht, falë Gjykatës Kushtetuese, por me marrëveshjet e viteve 2018 - 2019, dhe me “lobimet greke” pranë Gjykatës Ndërkombëtare, “dhurata” në fjalë mund të rijepet.  E të tjera kësisoj, që ne qyte-tarët ende nuk i dimë me hollësi. Këto veprime të dukshme e me pasoja antikombëtare, kanë patur e kanë në bazë, jo interesin tonë kombëtar, por nevojën për mbështetje nga jashtë në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit. Këtu nuk po numërojmë marrëveshjet ekonomike, koncesionet dhe PPP-të e panumërta, çka i ka “transferuar” pasuritë tona mbi e nëntokësore në juridiksionin e kom-panive të huaja e shpesh herë ma?oze. Dhe e gjithë kjo tabllo marrëdhëniesh, marrëveshjesh, aleancash, shitjesh e “dhuratash”, mbulohet me kozmopolizmin e liderëve tanë, të cilët recitojnë përmendësh dhe gjithë gëzim faktin që, pasi të hyjmë në BE, ku?jtë shtetëror (kuptohet dhe pasuritë përkatëse brenda tyre), do të shndërrohen në livadhe të pëbashkëta, ku do të “kullosin” pa ndalesë gjithë “qytetarët e Botës”. Por, me “Ballkanin e hapur”, kozmo-polizmi i liderëve tanë, ka kapërcyer edhe euroatlantikasit, autorët e vërtetë të globalizmit dhe kozmopolizmit. Nëse kjo “nisëm” moderne, realizohet sipas idesë Rama-Vuçiç, atëherë Kryeministri ynë karizmatik e ka të sigurtë një vend “nderi” nën krah të Esatit dhe Ahmetit . . .Nuk dua të besoj kurrsesi, që Kryemi-nistri ynë është shitur për “pesë aspra” si Esati i para një shekulli, tek i njëjti hasëm. Ai gjendet në pozita të vështira, dhe për të dalë nga kjo situatë, manovron me kozmopilizmin e tij, të cilin e ka përvetësuar në in?nit. Megjithëse ka nisur mandatin e tretë të qeverisjes, ai akoma nuk ka mundur të realizojë asnjë vepër të dukshme, nga ato që  propagandoi e premtoi me bujë të madhe, kur nisi mandatin e parë të qeverisjes. Dhe, siç duken bathët, nuk do të realizojë as në të ardhmen e afërt. Tashmë Shqipëria, falë qeverisjes saliste, por edhe nanoiste, metiste e Ramiste, e ka sosur dhjamin që pati vënë në 45 vjet të periudhës së socializmit, dhe është kthyer në para-metrat e kohës së Zogut. Madje akoma më keq, sepse sot ka nisur të boshatiset nga banorët e saj etnikë. Nëse ndërrimi i sistemit politik, nuk do të kishte shkatërruar e grabitur në “emër të antikomunizmit” pasuritë dhe ekonominë e socializmit, tri dekadat e të ashtuquajturës demokraci, do t’i kishin rritur disi parametrat social-ekonomikë të vendit, dhe sot do të kishim një eko-nomi të zhvilluar e të krahasueshme me ato të vendeve fqinj, përfshi dhe Ser-binë. Në këto kushte, “Ballkani i hapur”, mund të ishte i pranueshëm, e madje edhe i suksesshëm. Por të kooperosh me Serbinë, ekonomia e së cilës është në një zhvillim shekullor të pandalshëm, ndërsa ekonomia jonë para tri dekadash e nisi “me terapinë e shokut”, është si të nxjerrësh sytë, duke u përpjekur të vendosësh vetulla.Zgjedhja e Ramës për të dalë nga situata me ndihmën e Serbisë dhe të Vuçiçit, është tej imagjinatës, nëse mar-rim parasysh se kush është “ortaku”, me të cilin kërkon të bëhet “shënmëri” në stanin e përbashkët të verimit në mal. Prej më se një shekull, midis vëllezërve tanë të Kosovës dhe serbëve, kanë rrje-dhur lumenj gjaku, të cilët nuk mund të kapërcehen, as me mijëra ura, si ajo që Rama ëndërron të ngrejë mbi derdhjen e Bunës në Velipojë. Për më tepër, autori i këtij lumi me gjak të pastër shqiptari, vijon të nxjerrë gjuhën si kopil, pa iu bërë vonë për masakrën dhe gjenocidin e pashembullt të fundshekullit të njëzet, bash në zemër të Europës së vetëquajtur demokratike. Sigurisht, unë nuk mund ta etiketoj Kryeministrin tim tradhtar, apo anti-shqiptar, sepse duke qenë modernist i klasit të parë, ai nuk e ka vrarë mendjen se çfarë ka ndodhur e po ndodh përgjatë një shekulli e më tepër me Kosovën tonë martire, matanë ku?rit arti?cial shqip-tar-shqiptar. Madje, i rritur “si veshka mes dhjamit”, kryeministrit tonë nuk i shkon në mendje të pyesë, as, se si e ngrys jetën fshatari ynë matanë “Qafë Mollës, e cila është jo shumë larg sarajeve kryeministrore që ka ngritur në Surrel. Por ama, veprimet e pamenduara të Kryeministrit, lënë njolla të zeza dhe vështirësish të hershme në jetën e fatin e një vendi. Një ?rmë e hedhur kuturu nga një ministër shqiptar në vitet 40-të të shekullit të kaluar, edhe sot pas tetëdhjetë e dy vitesh, përdoret nga komshiu i jugut, si një “instrument rezervë”, për të na penguar në rrugën tonë të zhvillimit e të prosperitetit.Por padituria e kryqeveritarit tonë aktual në marrëdhëniet ndërshtetërore e ndërkombëtare, apo shpër?llja me arro-gancë nga ana e tij  e historisë së këtyre marrëdhënieve, për fat të keq, ndihmohet edhe nga intelektualët tanë të fushave të ndryshme. Kur duhet të ndodhë e kundërta. Duke ndjekur panelet televizive të këtyre ditëve për “Ballkanin e hapur”, ne qytetarët pamë mjaft intelektualë dhe specialistë në fushave të ndryshme, të cilët, për tu dukur modernë e të kohës, ia kalonin me kozmopolizëm edhe vetë kryeministrit. Njëri prej tyre, që ka qenë diplomat dhe madje edhe Ministër i Punëve të Jashtme, jam i sigurtë, se po të ndodhë që kryeministri të ndryshojë mendim për “Open Ballkanin”, edhe ai në sekondë, do ta ndërrojë pllakën në kursin 180 gradë. Për këtë “lëkundje si-pas ?ugerit”, ka dhënë prova jo njëherë, me gojë dhe me shkrim. Bisedimet, marrëveshjet dhe aleancat, në mjaft raste t’i detyrojnë koha dhe rrethanat. Rruga drejt Europës, edhe në mos qoftë shumë e pëlqyeshme dhe ideale, për kushtet tona është e pa-shmangshme. Por të kërkosh vetë dhe vullnetarisht rrugë të tjera, qartësisht të gabueshme, e madje të rrezikshme, është më së paku miopi politike e strategjike me pasoja të pariparueshme. Ndërsa kur këto rrugë të rrezikshme i zgjedh me mendjemadhësi dhe pa pranuar këshillat e specialistëve, atëherë, qytetarët kanë të drejtë të të ngjisin etiketën  e “Toptanit”.Është detyrë e specialistëve dhe e Par-tisë Socialiste në pushtet, që ta mënjan-ojnë kryetarin e tyre dhe kryeministrin e të gjithëve nga rruga e tradhtisë, që rrezikon të bjerë pa vetëdije. Nga ana tjetër, Konaku ynë i çartur në fundvitet nëntëdhjetë, duhet të restaurohet dhe t’i forcohen themelet, muret rrethuese dhe çatia. Kjo është detyrë e gjithë shqiptarëve, por roli i Zotit të Konakut është i pazëvendësueshëm. Vetëm pasi të kemi realizuar këtë, atëherë do të jemi gati për “Open Ballkanit”, dhe akoma më shumë, për integrimin e nevojshëm në Bashkimin Europian.