BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

KQZ, “hap tender” për pastërti të figurës morale

KQZ, “hap tender” për pastërti të figurës morale

(Nuk është vetëm shaka e humor)

Nisur nga nevojat urgjente që ka ky popull i shumë vuajtur, nga rekomandimet e Bashkimit Evropian, Amerikës, por dhe Organizatave të ndryshme botërore, “për zhvillim dhe dashamirëse të vendit” tonë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpall “tenderin e hapur “mbarë kombëtar me objekt: “Konstruksione të pastërtisë së figurës morale, për parlamentarë dhe kryetarë bashkiakë në Republikën e Shqipërisë”. Në rrethanat e krijuara, por dhe të trashëguara nga e kaluara që mbas viteve 90-të të shekullit të mëparshëm, Shqipëria në rrugën e saj të mundimshme e të dhimbshme, për gati tre dekada rresht, nuk ka mundur dhe ende nuk po mund të ndërtojë dot, një parlament dinjitoz, i cili të jetë dhe shembull për bashkitë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak në shkallë Republike, pra prej qendre e deri në bazë. Pasuritë tona dhe burimet njerëzore, janë të tilla, që Shqipëria në koloritin e karaktereve dhe ndershmërinë njerëzore të popullatës së vet të rrudhur, i ka të gjitha mundësitë, që përveç banditëve, vrasësve, kriminelëve, kusarëve, hipokritëve, zuskave e zuzarëve, mitëmarrësve e mitëdhënësve, hashashpunuesve, analfabetëve, deri te mafiozët e thjeshtë me maska e pa maska, të cilat tashmë shumë prej tyre këto i kanë kthyer në profesione, të gjejnë dhe njerëz të ndershëm e të përkushtuar, të cilët duhet t’i venë shpatullat punës e t’i dalin për zot mirëqeverisjes së këtij vendi, në të gjitha nivelet e piramidës shtetërore por sidomos “tempullit ligjvënës” vetëm për popullin. Praktika e deritanishme na ka treguar dhe ne jemi të ndërgjegjshëm, ta pranojmë këtë fakt të hidhur, nga që shumica e parlamentarëve dhe kryetarëve të bashkive (me përjashtim shumë të rralla), kanë qenë ose të lidhur direkt me krimin e organizuar, ose me fijet e merimangës dhe ventuzat e oktapodëve. Shkurt sikurse e tha një ambasador me “emrin e Lulit” apo Lulu, peshqit e mëdhenj të cilët në Shqipëri kanë filluar t’i kultivojnë me mbeturina ushqimore të hormonegjenizuara. Sigurisht, që diplomati i huaj nuk e njeh detin se ka dhe peshq të mëdhenj që nuk ushqehen me peshq, por ka dhe peshkaqenë shqiptarë që ja kalojnë çdo lloj peshkaqeni. Në historikun parlamentar shqiptar, në të gjithë harkun kohor 30 vjeçar të këtyre viteve të fundit, shumica e deputetëve tanë por dhe kryebashkiakë të çdo lloji ngjyre partiake, të mos jenë akuzuar direkt nga foltoret me emra konkretë, për krime nga më të ndryshme. Disa me zë e me figurë, disa, disa direkt nga salla e parlamentit, të tjerët nga fushëbetejat e 97-ës, bile aq ironike kanë qenë në raste të veçanta situatat, sa që teksa pritej shirit i inaugurimit të vjedhjes së“Rrugës së Kombit”.... nga ana tjetër ngriheshin akuza për grabitje të dyfishtë në rrugë. Shtetarë e ministra të asaj kohe me grabitësit piratë të autostradave që u zinin pritë makinave, ishin në konkurrencë. Dhe dihet se nëse do tu referoheshim të gjitha statistikave botërore, në rivalitetin e vjedhjes midis shtetit dhe individit të veçantë kusar, përherë fitimtar ka dalë shteti dhe shtetarët e tij. Në këto kushte për ta zhdukur një herë e përgjithmonë këtë gangrenë institucionale, KQZ u jep të gjitha partive politike mundësinë, bile dhe atyre që nuk kanë fare parti, të drejtën e barabartë e të drejtpërdrejtë, të konkurrimit në këtë tender, me rëndësi të madhe për fatet e Kombit për të tashmen dhe të ardhmen e tij. Objekti i tenderimit nuk ka për qëllim të ndërtojë figura të pastra morale, jooo aspak! Ato as nuk do ti përgatitim ne, por do ti gjejmë aty në shpirtin dhe zemrat tuaja, shkurt në gjirin e këtij populli vital, i cili dhe në kohët më të errëta të historisë, i kanë dalë për zot Shqipërisë tonë të dashur, me bijtë e saj më të mirë. Të tillë ne kemi plotë e me okë...... dhe kush kërkon - gjen! Nuk përjashtohen, pra do të marrin pjesë të gjithë ata persona, të cilët njihen si “bythëlëvizur” dhe që praktika e deri tanishme, ka vërtetuar se kanë ndërruar dhe aderuar në më shumë se dy parti, jo për interesa të përfitimeve të tyre individuale e meskine por për popullin që i lindi dhe i rriti. Personat konkurrues, duhet të jenë të arsimuar, pa diploma fallco, mundësisht të kenë mbaruar nëntë-vjeçaren, ose “Akademinë e gjyqësorit” në Plepa të Durrësit, po të jenë me universitet e me grada shkencore aq më mirë sepse nuk do shikojmë më shfaqje të huaja brenda sallës së Parlamentit apa atyre të bashkive, sikurse kemi parë deri më sot. E shkuara e tyre, duhet të jetë e pastër moralisht dhe për këtë, duhet të shoqërohet me një dokument, ose më saktë të plotësohet formulari -“PIS”- ( Pastërti individuale e sigurisë). Ky dokument është formulari 1, i cili merret në gjykata dhe në prokurori të pakorruptuara. Pak a shumë, ky dokument është ekuivalent, si i dikurshmi “Komision Bezhani” i cili shërbeu si lavatriçe, për heqjen e njollave të errëta në biografi. Me këtë veprim KQZ ka për qëllim tu heqë një herë e mirë nofkën “deputetët faqezinj” dhe ti përshtatemi kështu parullës “Deputetët që duam faqebardhë”. Në kuadrin e ngritjes së “SPAK”, tash e tutje dhe nëse në krye do jetë një “SPARTAK”, të gjithë pjesëmarrësve konkurrues në këtë tender, u krijohen plotësisht të gjitha mundësitë, që deri në vitin 2020, individëve të interesuar për të gjitha nivelet, qofshin këta pallavramentarë, anëtarë këshillash por dhe kryebashkiakë, të çdo lloj kategorie, pa dallim feje e ideje, të paraqitin dokumentet e kandidimit, nga ku një kopje dërgohet pranë KQZ dhe tjetra, qëndron në arkivat e partive të tyre për efekte historike, pse jo dhe muzeale. Për ata të cilët kanë aderuar më shumë se në dy-tre parti, i interesuari bën tre kopje dokumentesh një në KQZ, një në partinë e parë kur është pranuar dhe e treta te partia e fundit ku aktualisht bën pjesë. Lejohen edhe partitë që nuk kanë asnjë anëtar, bile vëmendja duhet të drejtohet edhe te këto e duhen mbështetur, sepse ngaqë nuk kanë asnjë anëtar, rrjedhimisht janë më të ndershmet. Nuk u lejohet të paraqitin dokumente tenderimi dhe përjashtohen të gjithë ata pjesëmarrës, të cilët kanë dhënë prova korruptive, që janë të skeduar nga shërbimet inteligjente të brendshme, nga “Interpoli” dhe agjencitë e shërbimeve sekrete, apo dhe që janë pezulluar më shumë se tre herë nga puna në administratën shtetërore, gjatë gjithë harkut kohor 1990-2019. Krahas kësaj, pranë KQZ për çdo individ i interesuar, i cili konkurron në të gjitha nivelet, duhet të paraqitet dhe dokumenti i “Pasurisë Individuale Legale i Anës Financiare” ose shkurt “PILAF”, (formulari-2) në të cilin, paraqitet aktiviteti apo biznesi, të ardhurat financiare dhe burimi i tyre. Nuk do të lejohet asnjë ish punonjës i administratës shtetërore, me pasuri mbi 10 milionë dhe ai bashkiak më shumë se 5 milionë (të reja). Të gjithë ata pjesëmarrës në garën e gjatë e të ndershme, për këto organe të qeverisjeve vendore dhe qendrore, nëse do të tentojnë manipulime me metoda korruptive, jo vetëm që do të përjashtohen nga konkurrenca e lirë dhe e ndershme, por për pandershmërinë e tyre, do tu jepen organeve të drejtësisë... për të bërë drejtësi të ndershme. (Në këtë pikë, se çdo bëjë Gjyqësori me.... Gjinër, Gjonër... Zaganjorë me këmborë e pa këmborë etj., është punë e tyre). Për të gjithë këtë operacion të madh me vlera për vendin, KQZ do të vendosi një fond të veçantë i cili është marrë borxh nga Banka Botërore për zhvillim, me qëllim që, mbas vitit 2020 Shqipëria nga “Delja e zezë e Evropës” të kthehet në “Bejkë e bardhë e maleve”. Afati i përfundimit dhe dorëzimi i dokumenteve deri në 13 tetor 2020. Të gjithë pjesëmarrësit në tender, fitojnë apo nuk fitojnë i detyrohen këtij Komisioni një shumë të caktuar e cila derdhet në degën e financës, pa të drejtë rikthimi.

Nga Ylli Meçe

Kryetari Sekretari

------------- ------------

( Vula mungon. Pa dashje e kemi harruar në një kuti votimi)