BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Krahasimi i zgjedhjeve të 25 prillit me ato të 26 majit, është keqdashje e qartë politike

Krahasimi i zgjedhjeve të 25 prillit me ato të 26 majit,

Për të justifikuar humbjen e thellë që pësuan dhe për t’u dhënë parregullsive të vogla të konstatuara në zgjedhjet e 25 prillit përmasat e një masakre elektorale, disa liderë të PD, apo opinionistë afër saj, po përpiqen t’i krahasojnë këto zgjedhje me ato të 26 majit 1996. Disa të tjerë mundohen ta justifikojnë mosnjohjen e zgjedhjeve duke sjellë si shembull faktin se “edhe Trumpi në Amerikë nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve të 4 nëntorit”. Asnjë krahasim nuk mund të bëhet as me zgjedhjet e 26 majit dhe as me zgjedhjet në Amerikë, sepse situatat, koha dhe vendi është krejtësisht tjetër. Gjatë ditëve të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, krahas presidentit Meta që paralajmëroi “me prerje duarsh” nëse do të prekej vota, pati edhe liderë të opozitës që kërcënuan se “nëse do të prekeshin zgjedhjet e 25 prillit, reagimi i tyre do të ishte aq i ashpër sa që “26 maji do të dukej lule”! Na çuditi krahasimi që bëri një deputet, analist mbështetës i PD, në ekranin e një Tv, kur tha se “ka patur manipulime edhe në ‘96 edhe në 2001, por zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë një masakër e vërtetë”! Se ç’është masakra zgjedhore, më mirë e dinë ata që e kanë provuar në kurriz 26 majin e 1996. Është momenti këtu të sjellim ndonjë pasazh nga ai krim i përgjithshëm elektoral. Nga pëdëistët e egër që bënë masakrën elektorale të 26 majit sot kanë mbetur pak, se Berisha i eliminoi gradualisht ata dhe pëdëistët e rinj të majmur me pushtet të pamerituar, nuk e kanë përjetuar atë realitet, por kujtesa e popullit që ëndërronte për demokracinë e vërtetë, mbetet gjithmonë e freskët dhe flet shumë. Kam qenë komisioner në ato zgjedhje dhe e kam vuajtur në kurriz gjithë masakrën zgjedhore para dhe ditën e votimeve. Për t’i fituar me çdo kusht zgjedhjet e 26 majit, për të krijuar imazhin e rremë para botës demokratike se “Berishën e donte populli”, PD e filloi revanshin menjëherë pas humbjes së madhe që pësoi në zgjedhjet për pushtetin lokal dhe Referendumin për Projekt Kushtetutën në nëntor 1994. Revanshi fashist nisi me shkeljen arrogante të Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal”, ku u shkarkuan në mënyrë antiligjore disa kryetarë bashkish dhe komunash, që ishin bastione të socialistëve, duke “pastruar” kështu fushën e për të krijuar terrenin e duhur për terrorin e 26 majit. Në krye të këtyre bashkive dhe komunave, u komanduan në mënyrë kaçakshe militantë të verbër të PD. Duke e patur inatin me ata që votuan kundër PD, sidomos me fshatarët “injorantë”, paramilitaristët pëdëistë u turrën katundeve dhe u vinin zjarrin mullarëve e vrisnin bagëtitë në kullotë, kurse atyre që vinin për të bërë ndonjë tregti të vogël në qytet, u grisnin gomarët e u derdhnin plakave kovat e mbushura me gjizë. Në këtë klimë të vërtetë dhune dhe terrori, si në qytet dhe fshat, u fut Shqipëria në zgjedhje, ku gjithçka nxinte. Kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit ishin të gjithë të PD, të cilët mënjanuan komisionerët socialistë dhe u rrinin kutive sipër, duke i bërë presion hapur çdo votuesi. Meqë votat atëherë numëroheshin në qendrat e votimit, çdo votues ishte nën presionin e hapur të identifikimit të votës. Kryetari i komisionit i PD i vinte një shenjë fletës së votimit që i jepej zgjedhësit, sidomos tek firma që ai hidhte dhe e kishte paraporositur votuesin, se do ta zbulonte patjetër votën e tij. Polici rrinte tek dera e qendrës së votimit dhe me sinjalin më të vogël që i bënte komisioneri i PD, futej në qendrën e votimit dhe forcërisht largonte komisionerin socialist. Kutitë e votave në shumicën e rasteve u mbushën nën diktatin e dhunës së drejtuesve pëdëistë dhe kur nuk mjaftonte kjo, policia dhe shiksit e Berishës u dilnin në rrugë komisionerëve, u rrëmbenin kutitë dhe i ndërronin ato me të tjera të mbushura me fletë votimi fallco. Drejtuesit e PS që donin të vëzhgonin ecurinë e votimeve sipas ligjit, u përndoqën, u rrahën dhe disave iu gjetën pretekste dhe i burgosën. Në çdo fshat e qytet dita e 26 majit ishte ditë e zezë. Kur kemi dërguar procesverbalet tek zyrat e shtabit elektoral të PS, jemi futur fshehurazi nëpër rrugica, se policia dhe SHIK-u berishist kishin bllokuar rrugët kryesore dhe kontrollonin çdo lëvizje e veprim të aktivistëve socialistë. Në këto kushte të një terrori të egër, PS tërhoqi komisionerët e saj, pa u mbyllur orari i votimeve. PS filloi protestat kudo dhe vulën atyre zgjedhjeve makabër ia vuri gjaku i derdhur më 28 maj në sheshin Skënderbej. Deputetët socialistë që kishin arritur të fitonin mes sakrificash të mëdha, u futën në grevë urie. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Parlamenti Europian nuk i njohu zgjedhjet dhe rekomanduan përsëritjen e tyre në mjaft qendra votimi. Po Berisha ecte mbi gjakun e derdhur si komunist triumfator, pa pyetur as për shqiptarët që u vodhën dhe as për botën demokratike. Ai 26 maj është shënuar me rreth të kuq në kalendarin e demokracisë amerikane dhe është një nga faktorët fillestarë të shpalljes “non grata” këto ditë të Sali Berishës nga DASH. Natyrisht për nivelin e ulët të demokracisë që kemi, tek ne ende nuk mund të ketë zgjedhje perfekte dhe do të ketë edhe gabime të pranueshme. Por të krahasosh zgjedhjet e 25 prillit me ato të 26 majit është keqdashje e madhe politike dhe goditje e qëllimshme e demokracisë dhe e shtetit ligjor. Të kundërshtosh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, siç bën opozita jonë me në krye Bashën dhe Kryemadhin, do të thotë të kundërshtosh vetveten sepse: Së pari shpërfill punën e lodhshme të gjithë atyre komisionerëve që u angazhuan dhe punuan seriozisht për një rezultat të ndershëm, qoftë ditën e votimit ashtu edhe gjatë numërimit. Komisionerët qenë ndarë në mënyrë të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës dhe nëse PD konteston punën e komisionerëve të saj, atëherë nuk ka pse e kërkon manipulimin tek të tjerët. Së dyti, me kërkesat e saj ankimore, opozita përpiqet të injorojë punën e KQZ dhe KAS, përbërja e të cilëve përfaqësohet nga tri forcat kryesore politike sipas Kodit Zgjedhor të miratuar unanimisht dhe anëtarët përfaqësues në këto komisione janë njerëzit më të besueshëm e më të ndershëm të secilës parti. Së treti të kontestosh zgjedhjet e 25 prillit e t’i quash ato “masakër elektorale”, e “kasaphanë zgjedhore” do të thotë të mos përfillësh faktorin ndërkombëtar, sidomos SHBA dhe OSBE që i njohën dhe i vlerësuan si mjaft pozitive këto zgjedhje dhe vetë ambasadorët e tyre qenë angazhuar seriozisht gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve. Verifikimi i disa kutive dhe rinumërimi i votave të hedhura në to me transparencë nuk solli asnjë ndryshim rezultati, tregoi edhe një herë se sa boshe është zhurma e PD dhe e opozitës në përgjithësi për “masakër zgjedhore”! Së fundi Basha duke e kërkuar përgjegjësinë e humbjes jashtë vetes, për të justifikuar mosdorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, i bën dëm të madh PD, e dobëson akoma më shumë rolin opozitar të saj dhe i zgjat akoma më tej qëndrimin e saj në opozitë.

Vërtet demokracia jonë është akoma e brishtë, por ndërgjegjja e votuesve ka evoluar mjaft dhe nuk është nevoja as të përdorë sfurqet e kosoret për të mbrojtur votën dhe askush nuk mund t’ia rrëmbejë kutitë e votimit e t’ia hedhë në përrua si dikur. Më kot flasin edhe ata dashakeqës për shitblerje vote. Sondazhet kanë treguar historikisht se PS ka qenë dhe mbetet forca e parë politike në vend, kështu që nuk ka nevojë të blejë vota. Vota blen humbësi jo fituesi. Prandaj ulërimat për “masakër elektorale” e “kasaphanë zgjedhore” që dëgjojmë prej një muaj nga opozita humbëse, nuk janë gjë tjetër veçse përralla të reja me subjekt nga një e kaluar e hidhur që e patën krijuar po vetë pëdëistët.